Panorama (Albania)

Ermal Mamaqi nuk ia del me biznesin e ri të “mblesërive”

-

Ermal Mamaqi është pa diskutim një personazh televiziv shumë i dashur për publikun. Kjo sepse zhanri i humorit është shumë i pëlqyer dhe masiv për mënyrën se si e tërheq audiencën dhe, e dyta, për veçantinë që ka krijuar Ermali si personazh. Ai ka zgjedhur të bëjë shpesh naivin, i cili nuk i “kupton” disa gjëra dhe i mëson ato nëpërmjet bashkëbise­dimit me të ftuarit. Reagimet dhe batutat e tij në këtë kontekst, pa dyshim që shkaktojnë shumë humor. Kjo gjetje e ka bërë Ermalin personazhi­n e gjithëpëlq­yer, nga fëmijët e deri te të moshuarit, duke zbuluar formulën magjike që, sa më i drejtëpërd­rejtë dhe i pakompliku­ar të jesh, aq më shumë popullarit­et do fitosh. Por ky është personazhi i Ermal Mamaqit, jo Ermali vetë. Ermal Mamaqi i vërtetë është një njeri me dhunti të lindura si sipërmarrë­s, serioz dhe tepër inteligjen­t. Një nga intervista­t më të bukura që ai ka dhënë në televizion dhe ku ndër të rrallat herë nuk bënte humor, ka qenë ajo me Arian Çanin. Ermali tregoi se që i vogël ka dalë të shesë në rrugë në mënyrë që të ndihmojë familjen e tij, të ndihmojë të ëmën që të mos bënte punë të rëndomta në kohën e ndërrimit të sistemeve. Ky ishte leksioni i parë i jetës; pra duhet të përpiqesh, që t’ia dalësh! Sot, ai së bashku me bashkëshor­ten Amarda Toska kanë ndërtuar një biznes super të sukesshëm, “Ami Event”. Pak muaj më parë festuan 10- vjetorin e krijimit, gjë që na bën të kthehemi prapa në kohë dhe të kujtojmë se ishin fare të rinj kur e nisën atë punë dhe intuita për zgjedhjen e aktiviteti­t, vullneti dhe këmbëngulj­a për t’ia dalë, i dha frytet e veta. Thonë që Ermali edhe programin e tij “Xing me Ermalin” e ka bërë shumë fitimprurë­s, duke marrë përqindjet e reklamave të emisionit të tij. Ky është modeli i përkryer i njeriut që di të jetë karizmatik në ekran, të të bëjë të qeshësh, ndërkohë që vetë ai është superserio­z teksa mendon; “Cili do të jetë hapi i radhës për të fituar më shumë”? Natyrisht që ia vlen të provosh shumë, sidomos kur ke gjetur çelësin e suksesit, kur ke ecur disa herë drejt atij destinacio­ni. Dhe Ermali ka bërë një provë të re. Rreth 10 muaj më parë, ai ka hapur një biznes të ri, i cili quhej “Adfinitas”. Biznesi kishte si objekt ndërmjetës­imet online të lidhjeve në çift, një fushë që ka shumë lidhje me atë që bën aktualisht, sepse të kesh një agjenci eventesh ku më së shumti merresh me martesa, normalisht të intereson që të martohen sa më shumë njerëz. Por që të martohen, duhet më parë të njihen, qoftë edhe on- line! Si ide duket interesant­e, por mbase për impenjimin që ka pasur, apo për ndonjë arsye tjetër, në QKR ky biznes rezulton me status të pezulluar prej një muaji. Mbase njerëzve u mjaftojnë rrjetet sociale për t’u njohur ose thjesht mungon dëshira për t’u martuar aq shumë sa ç’do t’i interesont­e një agjencie martesore. Edhe pse nuk ka ecur, gjithsesi ka qenë një ide e bukur dhe pa dyshim një natyrë ambicioze në biznes, siç është Ermali, me siguri që do ta zgjerojë akoma më shumë biznesin e tij në të ardhmen. Ne ia urojmë, sepse njerëzit që punojnë fort, duhet të shpërblehe­n me sukses!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania