Panorama (Albania)

Arbër Çepani i jep fund lidhjes disavjeçar­e, kush është miss- i 10 vite më e re që po çmendet pas tij

-

Ia ka dalë të bëjë ndryshimin e madh në stilin e jetës, pasi nga një djalë i orëve të vona në lokalin e tij “Komitet”, tani është prezantues­i i orëve të para si moderator i programit “Mirëmëngje­s Shqipëri!” në RTSH. Fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani, tashmë tetë vite nga fitorja e “reality show- t”, sapo ka festuar 30vjetorin, ndërkohë që i ka dhënë fund lidhjes disavjeçar­e me partneren. Por, një foto në Instagram, ku ai ekspozon modelin e ri zero të flokëve, ka zbuluar një tjetër marrëdhëni­e të tij, atë me miss- in 10 vite më të re, vajza që njihet për ekstravaga­ncat në mënyrën e të menduarit. Fjala është për 20vjeçaren Kleoniki Delijorgji, e përzgjedhu­ra e vitit 2012 si “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe”. Poshtë fotos në fjalë të Arbrit, Niki ka bërë dhe një koment, ndërsa shpreh hapur publikisht pasionin për Çepanin kur thotë: “Gjithmonë do të jem e çmendur për ty, shpirt!”. Ky koment ka ngjallur dyshimet e para nëse mes tyre ka nisur një histori e bukur dashurie, apo nëse e gjithë kjo është thjesht miqësi. Nuk dihet ku janë njohur fituesi i “BB1” dhe fituesja e “Miss Shqipëria”, ndërkohë që komunikimi i tyre është në distancë, pasi Niki jeton jashtë Shqipërisë. Gjithsesi, për të rejat në jetën e tij sentimenta­le pritet të rrëfehet vetë Arbri, edhe pse flitet se ai tashmë i ka dhënë fund një lidhjeje dashurie që zgjati disa vjet. Kështu, nëse Niki mund të jetë e zgjedhura aktuale e Arbrit, kjo do të thotë se ai tashmë ka hequr dorë nga vajzat e mira që e kemi parë të shoqërohet. Kjo për faktin se Niki, para pesë vitesh ishte thjesht një adoleshent­e e ndrojtur dhe e rezervuar, por në një intervistë të fundit televizive në Tiranë, rrëfeu se ajo nuk ka limite dhe tabu në jetën që bën. Ende ruan fizikun e hollë në format e duhura për modele, parametra që i kanë dhënë mundësinë të depërtojë si fotomodele në Europë, duke realizuar jo vetëm sete fotografis­h ku shfaqet joshëse , por edhe në lojëra të nxehta me modelë seksi. Larmia e fotove të saj provokuese në Instagram përfshin një spektër të gjerë idesh artistike, nga fotot topless në rrugë e deri tek ato me të brendshme në një dhomë hoteli. Me ambicien që ka shprehur për të prekur sfilatat e “Victoria’s Secret”, ajo shpesh realizon foto, ku tërheq vëmendjen e fotografëv­e me stilin dhe elasticite­tin e lëvizjeve ndërsa merr poza. Kur fitoi kurorën e miss- it, Niki u shpreh në një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”: “Duke qenë se jam vetëm 16 vjeçe dhe nuk është bërë ende një vit nga kurorëzimi im si ‘ Miss Shqipëria’, nuk kam pasur kohën e mjaftueshm­e për të krijuar një album voluminoz me fotografi, në mënyrë që t’u bëj përshtypje firmave të këtij niveli. Por ky do të jetë angazhimi im këto kohë”. Pas dy kurorave të bukurisë, “Miss Shqipëria” e Miss Globe”, ajo realizoi fotot e para me agjencinë “Bindi Model”, foto të destinuara për një revistë. Pyetjes se a është bukuria kriter për të edhe kur vjen puna te meshkujt, ajo iu përgjigj: “Bukuria e mashkullit është një plus, por nuk më tërheq një djalë që është i bukur, në qoftë se nuk ka gjëra të tjera për të më dhënë nga karakteri i tij”. Le të shohim se si do të evolojë marrëdhëni­a e saj me Arbrin, djalin e kulturuar që fitoi i pari “Big Brother”- in në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania