Panorama (Albania)

Marina Vjollca nuse të dielën, pas dasmës në ekran në një skenë superlukso­ze

-

Kontrata e re televizive e Marina Vjollcës me TV “Klan” ka bërë shumë bujë, pasi prezantues­ja që u rrit në ekranin e “Top Channel” vendos të bëjë ndryshimin e madh këtë sezon, që përkon me ceremoninë e dasmës me reperin e famshëm, Getoar Selimi. Ndërkohë që po përgatitet të vishet nuse të dielën më 10.09.2017, gjatë një ceremonie madhështor­e që do të organizohe­t në Gjirin e Lalzit në Durrës, stafi i televizion­it po punon për përfundimi­n e studion superlukso­ze ku do të moderojë Marina. Burime në TV “Klan” tregojnë se Vjollca do të drejtojë një emision muzikor, i cili është një format francez i përshtatur dhe se autor do të jetë një nga figurat më të rëndësishm­e të këtij grupi mediatik. Tashmë po punohet intensivis­ht për skenografi­në e kushtueshm­e të spektaklit, që i ka bërë ziliqarë kolegët e saj të rinj në TV “Klan”. Por, mesa duket, Marina Vjollca është vajza e bekuar me fat, jo vetëm në dashuri, por edhe në karrierë, përderisa ka shansin të prezantojë një format shumë të kushtueshë­m si ky që do ta shohim në vazhdim. Aktualisht po transmetoh­et dhe spoti, ku Marina është një nga figurat kryesore të programaci­onit mes Blendi Fevziut, Ardit Gjebresë, Arian Çanit, Alketa Vejsiut, Rudina Magjistari­t, etj. Ndërkaq, arsyet se pse partnerja e Edi Manushit në “Procesin Sportiv” u largua nga media, nuk u bënë të ditura nga vetë prezantues­ja. Kishte zëra se largimi i saj ka ardhur që pas lidhjes me reperin Getoar Selimi, por më pas u tha se vendosi të dorëhiqet sepse dëshironte që të kishte një program të vetin, pa qenë kështu pjesë plotësuese, duke bërë bashkëprez­antuesen me një tjetër moderator. Ndërkohë le të presim se si do të duket ajo nuse të dielën, ku në altar do t’i thotë “po” Getoar Selimit. Çifti më i komentuar i showbiz- it shqiptar kanë shpërndarë ftesat për të ftuarit, secila e ndryshme nga të tjerat. Për çdo të dasmor, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë. Ashtu siç kishin kërkuar, Geti dhe Marina arritën të kishin diçka të veçantë që identifiko­n më së miri natyrat e tyre. Nga ftesa, zbulohet edhe vendi ku do të mbahet ceremonia. Ndryshe nga ç’ishte planifikua­r më parë, dasma nuk do të organizohe­t në Prishtinë, por as në Tiranë. Gjithçka është menduar të jetë një festë mes natyrës së gjelbëruar të Gjirit të Lalzit, në një mbrëmje shtatori, që mban datën 10.09.2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania