Panorama (Albania)

Programi i Qeverisë së re, ulen taksat mbi pagat

Zbardhen pikat e programit të Qeverisë “Rama 2”: Ulje e taksave mbi pagat e dividentin, rritje ekonomike 6%, ndihmë familjeve të reja për shtëpi

-

Kryeminist­ri Rama do të prezantojë sot para deputetëve të Kuvendit të ri programin e qeverisë së tij për katërvjeça­rin e ardhshëm 20172021.

Nëse katër vjet më parë, Kryeminist­ri Rama e vinte theksin te rimëkëmbja e ekonomisë dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetu­ra të lëna nga qeveria “Berisha”, në programin e mandatit të dytë qeverisës, Rama synon rritjen ekonomike në 5.5- 6 për qind.

E vëmendshme Qeveria tregohet dhe në uljen e borxhit publik dhe rritjen e investimev­e publike. “Qeveria shqiptare angazhohet për uljen graduale të borxhit publik në rreth 60% të PBB- së deri në fund të mandatit; Investimet publike të financuara nga buxheti i shtetit do të jenë rreth 5% e PBB-së”, thuhet në kapitullin që flet për ekonominë. Risia e programit qeverisës, siç ishte premtuar, është paketa 1 miliard dollarë investime që do të hyjnë në ekonominë shqiptare. “Me paketën ‘ 1 Miliard’ do të injektojmë më shumë se 100 miliardë lekë në ekonomi, nëpërmjet angazhimit të kapitaleve private në një numër të madh projektesh investuese , duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve prioritarë”, thuhet në program. parashikon Qeveria të vendosë tatimin mbi të ardhurat personale për pagat e larta mbi 130 mijë lekë në muaj, nga 23% që është sot, dhe 6% tatimin e dividentit për bizneset, nga 15% që është aktualisht

KORRIGJIMI Qeveria e re do të bëjë dhe një korrigjim të paketës aktuale fiskale. Programi qeverisës parashikon uljen e tatimit në 18 për qind mbi të ardhurat personale për pagat e larta mbi 130 mijë lekë në muaj, nga 23% që është sot, dhe 6% tatimin e dividentit për bizneset, nga 15% që është aktualisht, duke lehtësuar nga detyrimet tatimore kategorinë me të ardhura më të larta. Programi nuk parashikon rritje të pensioneve, por rritjen e të ardhurave nga kontribute­t me rreth 30 për qind dhe numrin e atyre që paguajnë sigurimet shoqërore në rreth 1 milion në vitin 2021, duke përmirësua­r deri në 6% të PBB- së pritet të arrijë rritja ekonomike në vend deri në fund të mandatit katërvjeça­r. Ndërsa për mandatin qeverisës që sapo përfundoi, ekonomia shqiptare u rrit me 3.7 për qind ndjeshëm raportin përfituesk­ontribues, si dhe duke ulur edhe më tej deficitin e skemës së pensioneve. Gjithashtu, qeveria parashikon që brenda këtij mandati të përmbyllë dhënien e dëmshpërbl­imit për ish- të përndjekur­it politikë dhe familjeve të tyre. Zbutjen e varfërisë, qeveria synon që ta arrijë përmes punësimit dhe jo ndihmës sociale. “Deri në vitin 2021, një në dy familje përfituese të mbështetje­s për riintegrim do të përfshihen në programin ‘ Shqipëria punon’, duke mundësuar që deri në vitin 2025 në këtë program të përfshihen tre në katër familje”, thuhet në programin e Qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania