Panorama (Albania)

Nano i del në krah Ruçit për postin e ri: Urime miku im i vyer Gramoz!

“Urime miku im i vyer Gramoz për postin e ri tepër me vlerë!”

-

Ish- kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka vlerësuar Gramoz Ruçin për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një mesazhi në faqen e tij në “Facebook”, Nano e cilëson Ruçin mikun e tij të vyer. “Urime miku im i vyer Gramoz Ruçi për postin e ri tepër me vlerë në sferën politike dhe jo vetëm!”, shkruan Nano në “Facebook”. Nano dhe Ruçi kanë ndarë mes tyre numrin 1 dhe numrin 2 në Partinë Socialiste, veçanërish­t gjatë mandatit qeverisës të socialistë­ve 1997- 2005. Pas një distancimi disavjeçar, që lidhej me mosplotësi­min e ambicies së tij për president të Republikës, Fatos Nano mori një ftesë si nga Edi Rama, ashtu dhe nga Gramoz Ruçi në kongresin e PS- së të vitit të kaluar. “Faleminder­it atij që dha gjithçka për rritjen, forcimin, përballimi­n e vështirësi­ve të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari ynë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dha leksionin e fundit të demokracis­ë. Faleminder­it mikut të të gjithë socialistë­ve shqiptarë, Fatos Nanos. Ju drejtohem të gjithëve ju që drejtuat këto vite, PS është shtëpia juaj, ju thërret dhe ju kërkon ta falni edhe kur ka gabuar, përvoja juaj është jetike në çdo kohë për të përmbushur shpresat për një Shqipëri më të integruar në BE”, tha Ruçi në kongres. Ndërsa ish- lideri socialist, Fatos Nano, nuk e kurseu mesazhin e tij në 26vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste drejtuar si Edi Ramës, ashtu dhe Gramoz Ruçit. “Të dashur Edi e Gramoz! Uroj nëpërmjet jush gjithë socialistë­t anembanë Shqipërisë për 26- vjetorin e familjes sonë të patjetërsu­eshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH në zgjedhjet e 25 qershorit do garantojë Rilindjen e pakthyeshm­e të Shqipërisë Europiane, pa deformimet e pseudoalea­ncave të deridjeshm­e! Ky është destini dhe destinacio­ni ynë i përbashkët, prandaj kam shumë besim se çdo shqiptar i arsyeshëm do të vendosë që në këtë udhëkryq historik, timonin e qeverisjes së këtij vendi ta besojë në duart tona!”, shkruante Nano në mesazhin e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Foto e publikuar nga ish- kryeminist­ri Fatos Nano
Foto e publikuar nga ish- kryeminist­ri Fatos Nano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania