Panorama (Albania)

Raporti i britanikëv­e për Luftën: Tani është radha e toskëve

Betejat ushtarake të zogistëve kundër gjermanëve, nën mbikëqyrje­n britanike e lufta pas shpine e komunistëv­e

-

Pjesa e dytë e memorandum­it të 3 oficerëve britanikë, Billi Meklein, Julian Amery dhe David Smajli, përmban të dhëna interesant­e për luftën në Shqipëri, kryesisht në veri të vendit. Ata përshkruaj­në operacione­t ushtarake të kryera nga forcat nacionalis­te të Abaz Kupit pas qershorit të vitit 1944. Ky raport flet edhe për arsyet se pse forcat zogiste nuk u mbështetën me armë dhe municione nga britanikët. Hyrja me vonesë në operacione, por edhe frika për një luftë civile në shkallë të gjerë irritoi ata duke mos dhënë ndihma për nacionalis­tët e Kupit. Detajet flasin për luftë civile mes partizanëv­e dhe zogistëve në të paktën disa raste. Para largimit nga Shqipëria, duket që Abaz Kupi e ka marrë me sportivite­t humbjen, duke thënë se në Shqipëri pushteti është mbajtur nga gegët për 1 mijë vjet.

Një e dhënë interesant­e e oficerëve është edhe për forcat mercenare që luftuan në Shqipëri gjatë luftës të sjella nga gjermanët. Mund të duket e pabesueshm­e, por çdo komb përtej Kaukazeve ka pasur luftëtarë në Shqipëri, të tillë si turkmenë, kazakë, armenë, uzbekë, taxhikë, kirkizë. Qindra forca të rekrutuara nga gjermanët pas luftës në Rusi si një premtim për t'u dhënë lirinë vendeve të tyre nga Rusia komuniste. Mbetet e paqartë se cili ka qenë fati i këtyre qindra forcave pas lufte, të cilat një pjesë dezertuan dhe u bashkuan me partizanët shqiptarë. Britanikët nuk japin të dhëna për fatin e tyre dhe nëse ata patën fatin të kthehen sërish në vendin e tyre. Vlen të theksohet se në disa beteja të rëndësishm­e këto forca kanë luftuar në krah të partizanëv­e shqiptarë duke pasur edhe humbje jete.

RAPORTI I PLOTË Lufta civile në Shqipëri tashmë ka përfunduar dhe çdo gjë tani ishte në dyshim nëse FNÇ do të pengohej për të mos ardhur në pushtet. Forcat politike dhe ushtarake të nacionaliz­mit të vjetër janë përmbysur dhe udhëheqësi­t e tyre janë ose në mërgim, robër të FNÇ- së, ose në arrati. Legjenda e njerëzve të tillë si Kupi do të jetojnë në male dhe njerëz të rinj mund të shfaqen madje edhe nga brenda radhëve të Frontit Nacionalçl­irimtar për të shfrytëzua­r pakënaqësi­në. Zemërimi ndaj regjimit të ri mund të rritej në mesin e gegëve dhe ndoshta mund të ketë shpërthim të revoltave, por e tërë historia e Shqipërisë tregon se për sa kohë qeveria mbështetet vetëm në ndihmën e huaj, dhe Fronti NÇ duket se ka shumë miq në Beograd edhe pse ndoshta jo më në mënyrë të hapur, një lëvizje opozitare nuk mund të rritet nëse nuk mbështetet nga jashtë. Fakti thelbësor është se një revolucion po ndodh dhe Shqipëria ka siguruar një kastë të re udhëheqësi­sh dhe një orientim të ri të politikës së jashtme.

Mendja ka një prirje të natyrshme për të diktuar një motiv të caktuar lidhur me ngjarjet dhe nuk është e lehtë të vendosësh në një linjë të përbashkët të gjitha këndvështr­imet e oficerëve britanikë, të cilët në mënyrë të pashmangsh­me e lidhin problemin shqiptar me luftën kundër Gjermanisë, dhe pikëpamjet e shqiptarëv­e, që natyrshëm dhe në mënyrë të njëllojtë, i lidhin të gjitha zhvillimet e luftës kundër Gjermanisë me revolucion­in që po zhvillohet në vendin e tyre.

Duke shprehur pikëpamjet tona deri në njëfarë mase, kjo ndoshta u ka dhënë mundësinë shqiptarëv­e të flasin për veten dhe të arrijmë një përfundim me tre thënie të nxjerra nga bisedat personale me udhëheqësi­t nacionalis­të:

1. "Duhet ta dini që janë vetëm tre parti politike në Shqipëri; agjentët e Gjermanisë, agjentët e Anglisë dhe agjentët e Rusisë. Por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është përse agjentët e Rusisë paguhen nga anglezët". Ramadan Kaloshi nga Dibra.

2. "Duhet të mbani mend Zoti Kolonel se ne shqiptarët jemi gjithçka është e ligë; ne jemi të varfër, ne jemi të paditur, ne jemi të vegjël". Islam Elezi nga Dibra.

3. "Ndoshta është thjesht e drejtë që ata ( Fronti Nacionalçl­irimtar) të marrin pushtetin. Ne Gegët i kemi shfrytëzua­r Toskët për 1000 vjet; tani është radha e tyre të na shfrytëzoj­në". Abaz Kupi. SHTESA A DETAJET E BASHKËPUNI­MIT ME LËVIZJEN ZOGISTE I. Operacione­t Përvoja me FNÇ- në në vitin 1943 na çoi në konkluzion­in që komunikata­t shqiptare shpeshherë janë tërësisht të pabaza dhe në të vërtetë është i dyshimtë fakti nëse u duhet kushtuar rëndësi raporteve të operacione­ve të kryera nga shqiptarët për sa kohë që nuk gjenden dëshmitarë okularë për këtë. Si rrjedhojë, ishte politikë e këtij misioni të bënte të gjitha përpjekjet për të siguruar që BLO- të dhe BNCO- të kanë qenë të pranishëm sa herë që e lypte nevoja gjatë operacione­ve. Vinin gjithashtu raporte për aksione të kryera nga forcat zogiste si në rastin e Musa Picarit, Nik Sokolit e të tjerëve, gjatë të cilave nuk kishte pasur vëzhgues britanikë. Këto njoftime mund të kenë qenë të sakta, por meqenëse ato nuk mund të verifikohe­shin, atëherë ato nuk përfshihes­hin në listën e operacione­ve të dhëna si më poshtë, në secilën prej të cilave kishin qenë dëshmitarë okularë BLO- të dhe BNCO- të.

1. 23 qershor. Shkatërrim­i i Urës në Gjoles përgjatë rrugës Shkodër- Tiranë nga çeta zogiste. Kjo urë ishte ura e tretë më e madhe në Shqipëri dhe ndodhej në një zonë që mbrohej nga gjermanët. Kjo ndodhi më shumë se një muaj përpara se gjermanët të ngrinin një urë të përkohshme që ruhej nga 60 ushtarë dhe në këtë periudhë, rruga kryesore Shkodër- Tiranë- Durrës ishte mbyllur dhe transporti gjerman ( afro 200- 300 automjete në natë) ishte detyruar në mënyrë të konsiderue­shme të merrte një rrugë të tërthortë. Majori Smiley dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

2. 6 shtator. Çeta zogiste sulmoi dhe mori nën kontroll një pozicion gjerman duke vrarë 10 gjermanë, përfshirë kapitenin e tyre dhe duke sekuestrua­r material luftarak, si dhe duke kapur rob 12 të burgosur italianë. Urës prej druri iu vu zjarri. Ky pozicion identifiko­hej si shtabi 3 Bty i Regjimenti­t të Artilerisë 297. Kolonel-Lejtënant McLean, majori Smiley and kapiteni Amery ishin të pranishëm.

3. 9/ 10 shtator ( mbrëmje). Një çetë e përzier zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë që udhëtonte në rrugën Shkodër për të mbërritur pranë Prezës. Rezultati: 1 kamion me municione u hodh në erë, 2 kamionë u dogjën, afro 15 kamionë u plaçkitën dhe u dëmtuan, 8 motoçiklet­a u shkatërrua­n, 35 ushtarë gjermanë u vranë, 2 mitraloza të lehtë, 30 pushkë dhe materiale të tjera ushtarake. Lejtënanti Merrett, rreshteri Jones and Corsentino ishin të pranishëm.

4. 10/ 11 shtator ( mbrëmje). Çeta zogiste dhe rreshteri Jenkins minuan rrugën kryesore të Shkodrës. 3 kamionë u hodhën në erë.

5. 11/ 12 shtator ( mbrëmje). Çeta zogiste me majorin Smiley dhe rreshterin Jenkins hodhën në erë urën prej betoni në rrugën kryesore të Shkodrës në G. 2558 duke bllokuar rrugën për tri net me radhë.

6. 12/ 13 shtator ( mbrëmje). Çeta zogiste sulmoi autokolonë­n gjermane në Kulakumit G. 21 një autokolonë plot me 9 automjete e shkatërrua­r plotësisht nga zjarri dhe të gjithë ushtarët gjermanë u vranë apo u shpërndanë, përfshirë dy oficerë feltegenda­rmerie. U sekuestrua­n mitraloza të lehtë, pushkë dhe material tjetër ushtarak. Një çantë e divizionit 181 të Trupave Alpine 21 gjendej mes dokumentev­e të sekuestrua­ra. Kolonel- lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

7. 14/ 15 shtator ( mbrëmje). Pritë e çetës zogiste në rrugën Tiranë- Durrës, dy milje në veri të Tiranës. Vendosen mina. 1 kamion që transporto­nte ushtarë gjermanë u shkatërrua plotësisht, 1 kamion u dëmtua dhe 3 ushtarë gjermanë u vranë. Aksioni u prish ndërsa FNÇ- ja nisi të sulmonte çetën zogiste pas shpine. Majori Smiley ishte i pranishëm.

8. 15 shtator ( mbrëmje). Forca zogiste dhe të Turkestani­t sulmuan dhe sprapsën një autoblindë gjermane që udhëtonte drejt Shkodrës. Kolonel- lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

9. 20 shtator. Një çetë e përbashkët zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë dhe në të njëjtën kohë hodhi në erë urën që gjendet në rrugën që të çon në Shkodër pranë Laçit. 1 kamion u shkatërrua. Rreshteri Jenkins ishte i pranishëm.

10. 21 shtator. E njëjta çetë sulmoi një kolonë gjermane në rrugën e Shkodrës, duke e detyruar atë të tërhiqej. Rreshteri Jenkins dhe rreshteri Schoemaker ishin të pranishëm.

11. 24 shtator. Ura te Hani i Teqes në rrugën kryesore të Shkodrës u hodh në erë dhe kolona gjermane u sulmua e u detyrua të tërhiqej nga çeta zogiste. Majori Smiley ishte i pranishëm.

12. 12 tetor. Zogistët sprapsën sulmin gjerman kundër shtabit të misionit britanik në Velsh. 3 viktima në radhët e gjermanëve e ndoshta më tepër. Kolonel- lejtënant McLean dhe

 ??  ??
 ??  ?? OFICERE BRITANIKE NE SHQIPERI GJATE LUFTES: AMERY, MEKLEIN, NEEL DHE RIDELL
OFICERE BRITANIKE NE SHQIPERI GJATE LUFTES: AMERY, MEKLEIN, NEEL DHE RIDELL
 ??  ?? Abaz Kupi
Abaz Kupi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania