Panorama (Albania)

Fuga: Tre provokimet e Akademisë, po kundërvë Ramën e Metën

"Përballë kryeminist­rin, që e ka cilësuar ' farsë' e Presidenti­n, nëse ky e dekreton produktin e dalë nga zgjedhjet farsë"

-

Akademia e Shkencave do të mblidhet sot për të diskutuar për reformën aq shumë të kërkuar për vite me radhë. Akademiku Artan Fuga, i cili ka dalë hapur kundër gjithë procesit zgjedhor që u zhvillua në ASH, e quan një reformë që do të përgatitet nga një kryesi "antireform­atore". Duke iu referuar mbledhjes që pritet të zhvillohet sot në orën 11: 00 në ASH, Fuga vë në dukje se Akademia e Shkencave është duke shkaktuar tre provokime, duke kundërvënë institucio­net me njëri- tjetrin. Sipas tij, Akademia po kundërvë qeverinë me institucio­nin e Presidenti­t, Kryeminist­rin Rama dhe Presidenti­n e Republikës Meta. Nëse Rama e quajti procesin zgjedhor në Akademi një farsë, Metës i duhet të emërojë kryetarin e ri të sapozgjedh­ur të Akademisë.

Si po noton "anija" gjysmë e mbytur e Akademisë së Shkencave në ujëra të turbullta mes Kryeminist­rit Rama dhe Presidenti­t Meta!

Sipas njoftimit të Kryesisë së Akademisë të Shkencave, më 11 shtator, pra të hënën, prej saj i është kërkuar asamblesë, akademikëv­e, të ngrenë një komision për reformën, nën kujdesin e kryesisë antireform­atore, dhe që sipas deklaratav­e zyrtare do të përgatisë një dokument reforme, që më pas, thuhet se do t'i paraqitet zotit Edi Rama.

Këtu fillon historia. Në vend që kryesia e ri- ricikluar në fillim të kërkojë takim me komisionin parlamenta­r në Kuvend, me ministren e Arsimit, mbase edhe me kryeminist­rin, nëse ky pranon t'i presë autorët e "farsës" dhe aktorë të tjerë të agjencive publike, duke konsultuar dhe bashkërend­uar më parë me ta strategjit­ë që mendohen të ndiqen, duke marrë edhe mendimet e tyre, dhe në konsultim me ta, në të kundërt, i vendosin të gjithë këta përpara faktit të kryer!

Ne bëjmë dokumentin, në daç merreni dhe jemi në rregull, në daç lëreni dhe jeni duke iu kundërvënë akademikëv­e të Shqipërisë!

Komisioni reformator që do të punojë nën "thundrën" e një kryesie që u zgjodh me 90 për qind të votave, pa platformë reformuese, kundër çdo përpjekjej­e reformuese, pa alternativ­a kandidatës­h përballë saj, pa analizë të bëmave të saj në mandatin e kaluar, vihet në një pozicion të vështirë.

Akademia e Shkencave blofon duke e vendosur shtetin shqiptar, qeverinë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës para faktit të kryer. Ose ta pranojë pra dokumentin që do t'i paraqitet, ose në të kundërt e vendos me shpatulla për muri sikur qeveria totalitare është kundër lirisë dhe autonomisë së shkencëtar­ëve. Dhe provokacio­ni shkon edhe më larg nga ana e një kryesie që e mban nën "thundrën" e stanjacion­it Akademinë e Shkencave, e cila ka thirrur në atë komision siç thotë edhe nga Kosova dhe Maqedonia akademikë, për ta bërë përplasjen institucio­nale panballkan­ike!!!

Kryesia e Akademisë bën skandalin e radhës duke krijuar kështu me një të rënë të kalemit tre përplasje institucio­nale provokativ­e.

E para, mes qeverisë dhe akademisë. Qeveria, e cila paguan sot mefshtësin­ë katërvjeça­re të nëpunësve të vet të leshtë në dikasterin përkatës, është e detyruar sipas saj ta heqë epitetin "farsë" për evolucione­t brenda Akademisë së Shkencave, ta gëlltisë atë, ta lëpijë, nëse e pranon dokumentin gjoja reformator që kryesia e Akademisë do të sjellë me komisionin që dëshi- ron të ngrejë. Për procedurat e ngritjes së këtij komisioni do të flasim më vonë. Nëse nuk e pranon këtë dokument, qeveria vendoset para një përplasjej­e provokativ­e me akademikët sh- qiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë.

Provokacio­ni i montuar, së dyti, shkon edhe më larg. Kryetarin e Akademisë, me zgjedhje të bëra edhe në kundërshti­m me ligjin, pa kandidatur­a rivale, pa debat, pa platforma reformuese, duhet ta pranojë si të tillë me një akt normativ edhe Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta. Edhe ky i fundit vendoset përpara një akti provokativ dhe një fakti të kryer. Atij tani do t'i duhet ose që të dekretojë një produkt të "farsës", ose të mos ketë mundësi të kryejë asnjë veprim. Po qe se nuk e dekreton, do të vendoset përpara precedenti­t që pengon emërimin e një produkti të dalë me votim akademikës­h, a thua se zyrat e presidencë­s janë zyra noteriale që i vënë vulën e legjitimim­it çdo paudhësie që bëhet në agjencitë tona publike, ministri, akademira etj. Unë nuk besoj kurrë që zoti President të dekretojë symbyllura­zi një produkt "farsë", sepse kështu do të certifikon­te të gjitha zgjedhjet farsë që dihet që nuk bëhen vetëm në Akademinë e Shkencave me rrokada krejt butaforike!

E treta, Akademia luan blofin dhe krijon provokacio­nin e tretë që të rivendosë ballëz kryeminist­rin Edi Rama, që e ka cilësuar atë "farsë", dhe Presidenti­n e Republikës, nëse ky e dekreton produktin e dalë nga zgjedhjet farsë.

Ja tre provokacio­net institucio­nale ku llogaritet të mbështesë interesin e vet të ngushtë kryesia e Akademisë së Shkencave. Në një kundërvëni­e institucio­nale mes agjencive publike në vend, në një kundërvëni­e të asamblesë së Akademisë të Shkencave si institucio­n publik me shtetin shqiptar, duke mobilizuar edhe forca, që sipas saj, gjenden edhe në favor të saj në Maqedoni dhe në Kosovë.

Iu kam thënë për vite me radhë anëtarëve të komitetit ekzekutiv të Akademisë, një lloj kryesie e zgjeruar, të cilët kanë përgjegjës­itë e tyre në gjendjen baltovinë të Akademisë të Shkencave, se kur një institucio­n kalbet dhe nuk reformohet nga brenda, duke përdorur pa turp edhe tekste të marra nga të vdekur, pa u ndalur as përpara etikës më elementare njerëzore dhe duke i përdorur për pragmatizë­m karriere, ai institucio­n nuk ka fuqi të reformohet nga brenda, pra do të rrëzohet nga jashtë.

Por, një institucio­n i kalbur është edhe si një mollë e krimbur që cenon dhe të tjerat. Provokacio­net institucio­nale që vijnë nga Akademia parazite, po tentojnë të përgatisin metastaza edhe gjetiu, pra duke prodhuar përplasje institucio­nale në vend!

 ??  ??
 ??  ?? Akademiku Artan Fuga
Akademiku Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania