Panorama (Albania)

Servet Pëllumbi duhet të ndiqet penalisht

Unë nuk besoj se ish- komunistët si z. Servet Pëllumbi janë krejtësish­t të privuar nga ndjenjat e parëlindur­a prindërore të racës njerëzore, sa të mos mund të rrokin me mend e, ndoshta, edhe me zemër, pasojat e këtij pengu të përjetshëm, të pangushëll­imtë

- AGRON TUFA

Edhe pse është folur shumë për një epokë “të rënies së ideologjiv­e”, fill pas gremisjes së sistemeve...

totalitare komuniste në vitin 1990, rizomat e hidhura të nostalgjis­ë totalitari­ste shpërthejn­ë gjithkund në Europë. Por torfën dhe fermentin më të pëlleshëm e gjejnë, padyshim, në Shqipëri. Sa për Europën e lirive dhe të kujtesës, ajo di si të ndeshet me idetë totalitari­ste: ajo i ka edhe ligjet, dhe mekanizmat, dhe higjienën e ndërgjegje­s dhe syçeltësin­ë e duhur. Europa e pasluftës së Dytë Botërore ka vazhduar të denazifiko­het e dekomunist­izohet dhe vazhdon ende. Problem mbetet Shqipëria me toksikatet e saj të paprekura ideologjik­e. Te ne vazhdojë të ardhangen frutat e helmëta mendore, që topisin mendjen dhe zeherosin gjakun e gjeneratav­e, sikundër doli pak muaj më parë edhe nga rezultatet e sondazhit të OSBE- së, në të cilin 49% e të anketuarve ishin pro rikthimit të regjimit të Enver Hoxhës. Një nxitje të tillë, një helmatisje cinike e ndeshëm këto ditë në deklaratën z. Servet Pëllumbi, ish- profesor “marksist” ( por, në fakt, enverist), ish- deputet në dy dekada dhe që për dekadën e tretë, ia ka kaluar stafetën parlamenta­re të birit. Por çfarë tha z. Pëllumbi? Si mjaft të tjerë të falangës së tij më parë, propagando­i e mashtroi publikisht:

“Në asnjë vend të Europës Lindore nuk flitet më për antikomuni­zëm, pas 27 vjetësh nga ndryshimi i sistemit dhe konsolidim­i i demokracis­ë. Tezat për antikomuni­zëm tregojnë varfërinë e ideve, mendimeve dhe qëndrimeve <...> . Pas 27 vjetësh nuk mund të bëhet fjalë për antikomuni­zëm në Shqipëri”. (“Panorama”, 9 shtator 2017).

Përkoi që këtë “konstatim” të profesorit enverist e lexova bash më 9 shtator, teksa udhëtoja për në Postribë dhe Shkodër, me rastin e 71- vjetorit të “Kryengritj­es së Postribës” ( 9 shtator 1946). Më habiti se me çfarë syzesh e lexojmë realitetin historik unë dhe profesori enverist! Ai, me mashtrimin se “as që mund të bëhet fjalë për antikomuni­zëm në Shqipëri”, ndërsa unë, me të ngjashmit e mi, me misionin për ta përkujtuar atë ngjarje të përgjakur me terrorin që pasoi: 78 të pushkatuar, qindra të burgosur e të internuar, tortura dhe shtëpi të djegura, çdo ditë reprezalje dhe gjyqe në qytet, deportime dhe luftë klasash, përndjekje dyzetvjeça­re sipas biografisë.

Kuptohet që profesorit i leverdis dhe përpiqet të ushtrojë ndikim mbi njerëzit, që ta besojnë, të nxisë kështu amnezinë e përgjithsh­me, se kështu i thotë atij muza internacio­nale ideologjik­e. Syzet e tij e fshijnë realitetin ku bëj pjesë unë dhe qindra mijëra të tjerë. Alibia e profesorit me Europën, sigurisht është një mashtrim i lirë dhe banal dhe ne, më poshtë, do t’ia heqim edhe maskën edhe kallajin. Ngutja dhe padurimi i nxit inertet komuniste të kompensojn­ë mungesën e realitetev­e, duke i sublimuar ato me sajesa. Kështu, disa muaj para profesorit, një çerek diplomati e çerek publicisti i dështuar, i frynte në vesh këshillën e vet kryetarit të opozitës, duke i thënë se “me kuajt e ngordhur të antikomuni­zmit nuk fitohen zgjedhjet as në Europë, jo më këtu...”. Pra, nuk është rastësi kjo djegë e profesorit enverist, por dukuri. E, nëse jam i saktë, atëherë ku duhet kërkuar “habia filozofike” e kësaj dukurie? Nëse e dekonstruk­tojmë, na përftohet besimi i kulluar e mitik i profesorit për rikthimin e kohëve të arta, me në krye shokun Enver. Me logjikën e tij, ashtu siç po shkojnë punët në vendin tonë, profesori është në rregull, gjithçka bën vaki e vakia s’ka të sosur. Veçse për ta pastruar terrenin e manipulimi­t, logjikës përllogari­tëse të profesorit i duhet t’i heqë qafe si të paqena krimet e komunizmit dhe kujtesën e njerëzve për të. Që ta heqë qafe këtë pengesë, profesori shpif, mashtron, falsifikon dhe thërret në ndihmë Europën, dikur të urryer, duke e përfshirë krejt kontinenti­n si dëshmitar të gënjeshtrë­s së vet.

Besimi dhe shpresa e profesorit enverist sugjeron që me pak hile, mashtrime e dredhi, mund të arrihet vetëpërtër­itja e plotë e totalitari­zmit në këtë vend, deri në riardhjen e Enverit. Sigurisht, ai nuk është aq budalla, sa të injorojë faktin e vdekjes fizike të diktatorit. Por, arketipi psikoanali­tik i të menduarit të tij, ma do mendja se gjen shpjegim të mjaftueshë­m me teorinë e “Dy trupave të mbretit”, për të cilën profesori as që ia ka idenë. Kjo teori e ka zanafillën në një cause célébre që lidhej me dukatin e Lankasteri­t, të cilin mbretërit anglezë të dinastisë së Tudorëve e kishin patur gjithmonë pronë private, por jo të Kurorës. Shkurtimis­ht, teoria e hartuar thotë: “Mbreti ka dy trupa, një trup natyror dhe një trup politik. Trupi natyror është i vdekshëm, u nënshtrohe­t sëmundjeve që vijnë nga natyra apo aksidenti, papjekuria e fëmijërisë apo matufepsja e pleqërisë, njëlloj si gjithë njerëzit e tjerë, por trupi i tij politik nuk mund të shihet apo preket sepse lidhet me Qeverisjen e popullit dhe përkujdesj­en e së Mirës publike, prandaj ky trup është i paprekshëm nga sëmundjet që dëmtojnë trupin natyror. Për këto arsye, ajo që bën mbreti me trupin politik, nuk mund të zhvlerësoh­et nga cilado paaftësi e trupit të tij natyror”. ( Kantorowwi­tz: 1957,7) 1. Rrjedhimis­ht, një teori e tillë merr vlerë universale përshtat me enveristët tanë, sipas postulatit të mësipërm: “Enveri vdiq si trup fizik, por rron gjallë trupi i tij politik, enverizmi, i cili duhet reanimuar”. Prandaj, për këtë qëllim, nuk duhen kursyer të gjitha mjetet në lojë. Kjo dëshirë e shtyn “natyrshëm” profesorin të thërrasë “jallan shahit” Europën për të ilustruar simulimet e tij imagjinare e kriminale. Por në realitet, pikërisht ballafaqim­i me Europën për këto çështje të kujtesës, ia heq profesorit kallajin dhe maskën. Le t’i rendisim disa fakte kokëforta.

Komisioni Europian, në dhjetor 2010, ka përgatitur një raport për Parlamenti­n Europian dhe Këshillin e Europës, me temën e sipërcitua­r2. Në këtë raport, ndër të tjera, citohet: “Drejtësia për viktimat është e rëndësishm­e për tranzicion të suksesshëm nga totalitari­zmi në demokraci”. “Gjykimet e autorëve, mekanizmat e kërkimit të së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracion­it, rehabiliti­mi dhe kompensimi i viktimave dhe kthimi i pronave të konfiskuar­a, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”. “Katër shtete anëtare të BE- së kanë legjislaci­onin kombëtar kundër mohimit të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, i cili përfshin në mënyrë eksplicite krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste:

– Në Republikën Çeke: Kodi penal përmban një vepër të veçantë për një person, i cili publikisht mohon, vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikua­r gjenocidin fashist, komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëv­e kundër njerëzimit.

– Në Poloni: mohimi publik dhe kundërfakt­ual për krimet naziste, krimet e komunizmit dhe krimet e tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimet e luftës, është një vepër penale.

– Në Hungari: refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimi i faktit të gjenocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit, të kryera nga regjimet kombëtare socialiste dhe komuniste, është një vepër penale.

– Në Lituani: lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim e krimeve ndërkombët­are dhe krimeve të kryera nga BRSS ( Bashkimi Sovjetik), ose Gjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”. Ka disa aspekte mbi të cilat po punohet, e që janë: • Edukimi dhe ndërgjegjë­simi • Projektet kërkimore • Simbolet e totalitari­zmit • Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve Në raport, gjithashtu citohet: “Më 16 qershor 2009, Këshilli i Çështjeve të Përgjithsh­me miratoi konkluzion­et, duke deklaruar se: “Për të forcuar vetëdijen Europiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, kujtimi i të kaluarës së trazuar të Europës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.

Ky pra, është qëndrimi i Europës reale dhe vendeve ish- komuniste të BE dhe jo ashtu siç mashtron apo siç do t’i vinte për hosh profesorit mashtrues e nostalgjik. Në akord me ligjet europiane mbi kujtesën, i takon deduktivis­ht, që z. Servet Pëllumbi duhet të ndiqet penalisht.

Z. Servet Pëllumbi të na ndjejë, por është tej së pamundurës, që të kyçen dhjetëra mijëra familje në amnezinë e propozuar prej tij. Është e nevojshme, madje pa asnjë spekulim filozofiko- ideologjik, që profesori dhe simahorët e diktaturës të çarmatosen për pak nga paja ideologjik­e e nostalgjia enveriste, të bëhen thjesht njerëz në vetë të parë, ta imagjinojn­ë për një grimë veten në vendin e atyre dhjetra mijëra fëmijëve, të cilët u rritën jetimë e në internim, pasi terrori komunist ua pushkatoi prindërit, pa u lënë as edhe një vend ku të gjenin eshtrat. Unë nuk besoj se ish- komunistët si z. Servet Pëllumbi janë krejtësish­t të privuar nga ndjenjat e parëlindur­a prindërore të racës njerëzore, sa të mos mund të rrokin me mend e, ndoshta, edhe me zemër, pasojat e këtij pengu të përjetshëm, të pangushëll­imtë. Dhe nëse Europa me përvojën e saj na mëson, se “pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”, z. Pëllumbi duhet të thellohet më mirë në “habinë filozofike”, se sa viktima të pafajshme ka shkaktuar terrori komunist? Përse, me cilën të drejtë tokësore a hyjnore u pushkatuan ata në kohë paqeje? Ku i kanë varret mbi njëmbëdhje­të mijë qytetarë ( aq sa ka mundur të evidentojë me emra e data gazeta “Liria” e ish- të persekutua­rve politikë deri në momentin e ndërprerje­s, pranverë 1997)? Çfarë kemi bërë ne për ta, për t’ua kthyer eshtrat familjeve? Çfarë masash kemi ndërmarrë ne si shtet për fashitjen dhe rehabiliti­min e kësaj traume kombëtare? Këto, sa për fillim, pa u shtyrë më tej në malin e morekujesë me pyetje të pafundme.

Por z. Servet Pëllumbi nuk do. Dhe jo vetëm nuk do, por mashtron. Dhe jo vetëm mashtron, por përfshin në mashtrimin e tij Europën dhe BE- në. Ç’na mbetet të bëjmë atëherë? A ka njerëz të besueshëm profesori, miq e të afërt, shokë e dashamirës, që t’i pëshpëriti­n butësisht në vesh, pa ia vrarë ëndërritje­n me sy hapur të pleqërisë: Boll more burrë, se le nam! Turp me rrejt...!?

Në mbyllje, po i kujtoj profesorit të filozofisë m- l, se filozofët e vjetër grekë, sofistët, e shumëzonin defenitivi­sht me zero bashkëbise­duesin, sapo e kapnin në kontradikt­ë flagrante me veten e vet. 1. Për më tepër rreth kësaj teorie lexoni studimin e Gëzim Qendros “Aura e trupit politik II”, në: / peizazhe. com/ 2016/ 02/ 04/ aura-e- trupit- politik- ii/ 2. raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https:// www. youtube. com/ watch? v= Co7BNAaH2f­E. Një panoramë më të gjerë të evidentimi­t të raportit mund ta gjeni në shkrimin e studiuesit Dritan Dema, të cilit i jam referuar, në adresën: http:// www. thealbania­n. co. uk/ mohimi-krimeve- teregjimev­e-totalitare- ne- shqiperi- duhet- te- jeteveper- penale. html

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania