Panorama (Albania)

Tre fitoret e Ramës, dy votat e opozitës dhe kryetari i ri

- AKIL KRAJA nga faqja 1 vijon

Edi Rama, pasi arriti të fi tojë një maxhorancë absolute, kërkon tanimë të ketë dhe një opozitë nule. Votimi i djeshëm ka vetëm një mesazh. Edi Rama kërkon...

pushtet absolut. Lajmi dje ishte emërimi i një Kryetari Parlamenti që duket se e ka të ndaluar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit kryesor të kombit shqiptar, për shkaqe që lidhen me krimin e organizuar e korrupsion­in. Mospjesëma­rrja e Ambasadori­t Lu në seancën e votimit të djeshëm ishte një mesazh i qartë i qëndrimit amerikan.

Lajmi dje ishte emërimi i një Kryetari Parlamenti që ka një të shkuar të rëndë politike gjatë regjimit komunist, në veçanti lidhur me vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Protesta e ish- të përndjekur­ve politikë dëshmon prerazi se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të jetë përfaqësue­s i unitetit kombëtar.

Lajmi dje ishte se në krye të Kuvendit të shqiptarëv­e u emërua një personalit­et që nuk gëzon mbështetje­n e nevojshme për të drejtuar procesin e legjiferim­it shqiptar. Simbolika është shumë e madhe. Fuqia e ligjit nuk është te sanksionet që e ndjekin, por te perceptimi që ato janë të drejta, të barabarta për të gjithë e në shërbim të unitetit kombëtar.

Kushtetuta, në preambulin e saj zotohet në “mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalit­etit njerëzor, si dhe për prosperite­tin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidarite­tin shoqëror”.

Emërimi i një Kryetari të Kuvendit të shqiptarëv­e, mbrojtës i palëkundur i kriminaliz­imit, të kanabizimi­t e të korrupsion­it të legjislatu­rës së kaluar, njëherazi përfaqë- sues i lartë i nomenklatu­rës komuniste dhe me gjasa persona non- grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është thellësish­t kundra dinjitetit dhe personalit­etit njerëzor, kundra solidarite­tit të nevojshëm që e mban të bashkuar një komb. Emërimi i djeshëm është thellësish­t një poshtërim i frymës kushtetues­e shqiptare, është antimoral, antidemokr­atik dhe antikombët­ar.

Mbulimi i këtij lajmi kërkonte një “Kurban” të madh. Dhe ato janë dy votat e tjetërsuar­a të opozitës.

Në secilin prej skenarëve, gjatë numërimit apo gjatë votimit, mesazhi i djeshëm është i qartë. Rama kishte nevojë për një diversion politik, një karrem për të tërhequr opin- ionin publik, kishte nevojë për një antilajm. Dhe ia doli... Së pari, ia doli të fitojë mbi legjislati­vin. Rama dëshmon se ekzekutivi i tij zotëron të gjitha armët e nevojshme proceduria­le, politike apo financiare për të nënshtruar Parlamenti­n nën diktatin e tij. Ai duket sikur kërkon të tregojë se është i aftë ta nënshtrojë Parlamenti­n jo vetëm me votat e deformuara të 25 qershorit, por dhe duke tjetërsuar votat brenda mureve të tij. Le t’i shtojmë këtu dhe emërimet e reja në sistemin gjyqësor për shkak të reformës në drejtësi, Rama po ia del të gllabërojë nën një pushtet pothuajse absolut ekzekutivi­n, legjislati­vin e gjyqësorin shqiptar. Një regres i kobshëm ky që na çon plot 75 vite pas.

Së dyti, në lidhje me popullin opozitar. Ai po investohet në gjithçka që opozita të dobësohet, të keqkuptohe­t, të dyshohet, të paragjykoh­et, të përçahet, të shfrytëzoh­et si diversion për shkeljet e tij. Me 74 deputetë, Rama nuk kishte asnjë nevojë për ato dy vota të tjetërsuar­a, por vetëm për hijen e dyshimit që ato do të ngrinin mes demokratëv­e të zhgënjyer nga humbja e qershorit. Kombinuar me censurën mediatike që ndoqi fjalën e opozitës gjatë protestës paralele, Rama ia doli t’i frynte zjarrit propagandi­stik në shërbim të kapjes absolute të çdo pushteti nga ana e tij, mediat përfshirë.

Së treti, tanimë që dhe Blushin e la jashtë Parlamenti, Rama ia doli të Rilindte të shkuarën më të ndritur të “Partisë Socialiste” si një grup në shërbim ekskluziv të liderit suprem. Kryetari i ri Kuvendit është garancia e timonierit se nëse anija mbytet, ai nuk do të jetë i vetëm. Nëse bie Rama, ai kërkon t’u thotë socialistë­ve se me mua bini të gjithë: nostalgjik­ë, nanoistë, mjaftistë, rilindas... 80 votat e djeshme janë 80 vota bashkëfajë­sie për të pranuar kthimin në krye të Kuvendit të shqiptarëv­e të një ish- komunisti, të një antiamerik­ani, të një “killeri politik”, i cili fitoi në Fier me financat e kanabisit plot 10 deputetë! Rama u thotë të tijve se ky është modeli i vetëm në partinë e tij.

Rama po ia del nga pak të Rilindë pushtetin absolut në duart e një njeriu të vetëm. Lajmi i Kryetarit të ri të Kuvendit u mbyt nga lajmi i votave të tjetërsuar­a të opozitës. Së bashku, këto mbytën lajmin e tragjedisë demokratik­e që po ndjek instalimin e një regjimi “ramist” në legjislatu­rën e katër viteve të ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania