Panorama (Albania)

Dhunohen varret e fshatit, eshtrat hidhen në përrua

Banori Sazan Gaxhu: Ç'më duhet rruga që po bëhet mbi kockat e familjarëv­e të mi? Këtu ka varreza myslimane e ortodokse

- KORÇE/

Një rast i rëndë i dëmtimit të varrezave është regjistrua­r në fshatin Popçisht të njësisë administra­tive Moglicë.

Si pasojë e punimeve për rrugën, janë dëmtuar masivisht varrezat, ndërsa banorët denoncojnë dhunimin e eshtrave të familjarëv­e të tyre. Të paktën 37 varreza janë shkatërrua­r, duke bërë të dalin në sipërfaqe eshtra dhe skelete njerëzore. 34 familje në këtë fshat, përveç dëmit psikologji­k të shkaktuar nga shkatërrim­i i varreve të familjeve të tyre, janë shokuar edhe më tepër, pasi sipas tyre, qentë e fshatit vërtiten në rrugë apo edhe në kopshtet e tyre me eshtrat nëpër gojë. Si të mos mjaftonte kjo, ata kanë qenë edhe dëshmitarë të momenteve kur firma, e cila po zbaton projektin e ndërtimit të rrugës Korçë- Gramsh, ka gërmuar varrezat dhe së bashku me inertet ka hedhur në përrua edhe eshtrat. Edhe Prokuroria e Korçës ka pushuar hetimet për rastin, me argumentin se banorët që kanë denoncuar pretendojn­ë për varre ortodokse, ndërkohë që fshati ka besim mysliman. Sazan Gaxhu tregon se eshtrat e 3 familjarëv­e të tij, prindërve dhe vëllait, për- funduan në përroin e fshatit, pasi firma i mori së bashku me inertet, edhe pse ai ua kishte treguar vendin e saktë se ku ndodheshin ato.

Çfarë ka ndodhur me varrezat e fshatit tuaj?

Janë 37 varre të paktën që janë shkatërrua­r. Te kisha e fshatit janë 27 varre ortodokse dhe 10 varre të reja këtu brenda në fshat. Firma që po bën punimet për rrugën Korçë- Gramsh gërmoi dhe i shkatërroi. Një pjesë na i hodhi në përrua dhe pjesën tjetër i ka hapur duke gërmuar dhe i ka dëmtuar. U thamë atyre të firmës që të mos punonin në këto dy vende se kishte varre, u përpoqëm t'i parandalon­im, ku nuk u ankuam, por si përfundim ata i morën së bashku me dherat e punimeve dhe i flakën në përrua.

Ju keni varre familjarës­h të dëmtuara?

Po, dy varret e prindërve dhe të vëllait i kisha këtu në fshat, por s'm'i lanë rehat. Këtyre të firmës ua treguam vendin e saktë ku i kishim së bashku me vëllain tjetër, por s'na e vunë veshin dhe bënë çfarë kishin ndër mend.

A jeni përpjekur të bisedoni me ta?

Po, si jo, jo vetëm me ta, por s'kemi lënë zyrë pa trokitur. Madje u thamë që nëse nuk do të ndryshohej projekti, t'i zhvarrosni­n e t'i çonin diku tjetër, por me respekt. Këta as respekt për të vdekurit nuk treguan. Ç'më duhet rruga që po bëhet mbi kockat e familjarëv­e të mi? Si mund të shkelet mbi të vdekurit me ndërgjegje? Varret e tjera janë varre ortodokse, se janë te kisha e fshatit. Pavarësish­t se tani këtu dy fise kemi ngelur ( myslimanë), dikur ky fshat ka pasur banorë nga të dyja besimet. Këtu ka pasur ortodoksë, kisha e dëshmon këtë gjë. Atje janë 27 varre, por për ata nuk ka kush të reagojë se nuk kanë familjarë këtu ( janë larguar në emigracion), e megjithatë ne si banorë u përpoqëm që edhe ata të trajtohesh­in me respekt. Tani, si të mos mjaftonte kjo, ngaqë janë të zbuluara ato kocka që kanë mbetur, po na i marrin qentë e po na i sjellin nëpër oborret e shtëpive.

E keni denoncuar rastin?

Po, kemi denoncuar në polici dhe në prokurori. Si përfundim, na erdhi përgjigjja që firma ka të drejtë dhe këto tonat janë pretendime pa bazë. Prokurori thotë se në këtë fshat aktualisht ka vetëm myslimanë dhe hedh poshtë varret ortodokse. Ne kallëzimin e bëmë që para se të nisnin t'i gërmonin dhe s'na besoi kush. Tani që doli fjala jonë, le të mbajnë përgjegjës­i. Tani dua eshtrat që m'i hodhën në përrua të m'i kthejnë ose të më dëmshpërbl­ejnë për këtë që më shkaktuan.

 ??  ?? Banori Sazan Gaxhu duke denoncuar ngjarjen
Banori Sazan Gaxhu duke denoncuar ngjarjen
 ??  ?? Varret e dëmtuara në fshat
Varret e dëmtuara në fshat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania