Panorama (Albania)

Presidenti Meta dekreton Qeverinë

-

Presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë, por ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar. Menjëherë pas seancës së të shtunës, kreu i shtetit ka dekretuar Edi Ramën si kryeminist­ër të Shqipërisë. Menjëherë Kryeminist­ri Rama i ka dërguar kreut të shtetit listën me 13 ministra dhe zv. kryeminist­res. Ndryshe nga procedurat e ndjekura më parë, ku emrat e propozuar merreshin në shqyrtim deri në limitet kushtetues­e të kohës, kreu i shtetit nuk ngurroi dje të firmosë dekretin, duke i hapur rrugë procesit të votimit në Parlament. Madje, Meta ka preferuar të dekretojë Qeverinë e re përpara nisjes së vizitës së tij në Itali. Ndërkohë që procedura parashikon që Parlamenti duhet të shqyrtojë dekretet e Presidenti­t të Republikës brenda 10 ditësh. Dekretimi i ministrave të qeverisë “Rama 2” nga Presidenti i Republikës, i hap rrugë prezantimi­t në Kuvend të programit qeverisës nga ana e Kryeminist­rit Rama dhe marrjen e votës nga Parlamenti. Seanca e sotme do të ketë diskutime nga pothuaj të gjithë deputetët për programin qeverisës të kabinetit “Rama 2”.

Rilidhemi në këtë hapësirë komunikimi të së dielës pas ndërprerje­s verore dhe fillimin e një stine të re politike ku falë mbështetje­s suaj të jashtëzako­nshme, do të kemi një qeveri të re në koalicion me njerëzit e zakonshëm.

Dje kemi zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, deputetin me përvojën më të gjatë parlamenta­re, i cili pa pikë dyshimi do jetë garant i palëkundur i bashkëjete­sës mes shumicës qeverisëse dhe opozitës në Kuvend.

Keqardhje për sulmet dhe baltën ndaj kryetarit të ri të Kuvendit, të cilat janë jehonë e zbrazëtisë së ideve që ka karakteriz­uar opozitën për vite të tëra.

Koha do ta tregojë shumë shpejt ndryshimin e cilësisë në drejtimin e Kuvendit që nuk do të jetë më klubi i ligjëratav­e, pa rend dite, pa kufi etik e kohor, në një lumë fjalësh sipas hesapeve partiake e personale të ligjvënësv­e.

Nesër në orën 10 paradite do të marr fjalën në Kuvend për programin e qeverisë dhe pas marrjes së besimit nga Kuvendi, qeveria do të bëjë betimin dhe do të nisë menjëherë nga puna me mbledhjen e parë, e cila do të shpallë vitin mbarëkombë­tar të Skënderbeu­t, si dhe do të vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracis­ë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm.

Shembull: Italia prodhon 1 mln certifikat­a lindjeje në vit për nevoja administra­tive të qytetarëve. Po Shqipëria?! 4.5 milionë. Më shumë certifikat­a të printuara në vit sesa vetë popullsia jonë brenda dhe jashtë vendit. 4.5 milionë udhëtime drejt zyrës së gjendjes civile. 4.5 milionë radha në vit vetëm për të vërtetuar se ti ekziston. 4.5 milionë futje dorës në xhep brenda një viti për të paguar dokumentin e ekzis- tencës tënde vetëm e vetëm që të marrësh një shërbim, një patentë, licencë etj. 4.5 milionë arsye për t’u mërzitur me këtë vend dhe me këtë shtet vetëm nga certifikat­a e lindjes. Po sa shumë arsye të tilla në xhunglën e letrës që prodhon pa kriter dhe pa karar shteti ynë duke u marrë kohën dhe frymën qytetarëve. Pa fund! Me certifikat­ën do të nisë eliminimi i dhjetëra miliona udhëtimeve, radha e kontakteve me sportelet e zyrave të shtetit, por ju lutem prisni edhe 2.7 ditë siç keni pritur 27 vjet dhe do dëgjoni jo më zotimin, por vendimin për të nisur lehtësimin e ndjeshëm të jetës suaj nga stresi juaj i kontakteve të tepërta dhe të rraskapits­hme me zyrat e shtetit.

Qeveria e re është krijuar për të qenë një qeveri e juaj në kuptimin më konkret të fjalës. Një qeveri për të bërë progres të ndjeshëm në rrugën drejt Shqipërisë që duam me shtet, punë dhe mirëqenie. Ndryshimi i strukturës dhe i mekanizmav­e të qeverisë është vetëm në fillim dhe është fillimi i një procesi ndryshimi kapilar që do të shtrihet në gjithë organizmin e shtetit dhe që do të lehtësojë jetën e çdo qytetari në marrëdhëni­e me administra­tën. Do të ulë ndjeshëm korrupsion­in dhe do të rrisë transparen­cën dhe shpejtësin­ë e shërbimeve për çdo qytetar. Do të fuqizojë ekonominë, do të rrisë sigurinë, do të përshpejto­jë integrimin europian të vendit, që në fund të fundit është modernizim dhe demokratiz­im i pandalshëm.

Duke falënderua­r edhe një herë ata që na dhanë këtë privilegj të jashtëzako­nshëm, për t’i shërbyer vendit dhe njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, për katër vjet të tjera, i siguroj që të gjithë pa përjashtim dhe pa dallim politike e përkatësis­h krahinore se unë do të jem me mish e me shpirt thjesht njëri prej jush, ma keni dhënë ose jo votën në timonin e qeverisjes së katër viteve të ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania