Panorama (Albania)

Sherri mes vëllezërve, njëri plagoset me thikë

Policia arreston vëllain e vogël si autor të ngjarjes

-

Policia parandalon një krim të mundshëm në familje, duke ndërhyrë në momentin që dy vëllezër po konfliktoh­eshin me njëri- tjetrin.

Njëri prej vëllezërve është arrestuar, pasi kishte goditur me thikë vëllain e tij më të madh, duke e plagosur lehtë. Ndërsa i dëmtuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku më pas është larguar në shtëpi, pa probleme serioze. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në oborrin e shtëpisë së të plagosurit Ladi Llapushi, në zonën e Kodër- Kamzës. Fillimisht ngjarja është denoncuar në Polici si dhunë në familje, pasi i dëmtuari po konfliktoh­ej me fëmijët e tij. Por në kohën që shërbimet e Komisariat­it nr. 5 ishin nisur drejt vendngjarj­es, vëllai i 42- vjeçarit Llapushi, Arjol Llapushi, e ka goditur me biçak, duke e plagosur. Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar i ngjarjes është futur fillimisht për të shuar konfliktin në oborrin e banesës së të vëllait, i cili edhe më parë ka qenë objekt i dhunës në familje. Por duke ndeshur në rezistencë­n e tij situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka goditur, duke e lënë të plagosur. "Arrestimi i Arjol Llapushit, 40 vjeç, u bë pasi, në rrugën ' Fredi Shega', në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllain e tij, shtetasin Ladi Llapushi, 42 vjeç, banues në Kodër- Kamzë. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Ti- ranës, në ngarkim të shtetasit Arjol Llapushi, për veprat penale ' plagosje e lehtë me dashje' dhe ' dhunë në familje'", tha Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar. Më herët, rreth 3 vite më parë, i plagosuri Ladi Llapushi kishte denoncuar një tjetër ngjarje të dhunshme në familje. Në atë kohë ishte djali i tij 20- vjeçar që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të atit, madje ashtu si xhaxhai mbrëmjen e së shtunës, edhe ai e kishte goditur me biçak, duke e plagosur lehtë. Konfliktet në familjen e të dëmtuarit kanë nisur që pas vendimit për t'u divorcuar nga e shoqja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania