Panorama (Albania)

"Katër vjet sherre, burri tha ' do të të vras'"

Gruaja e padit për dhunë në familje, Gjykata: S'të rrahu!

-

TIRANE - Prokuroria dhe Gjykata e kryeqyteti­t kanë refuzuar të hetojnë padinë e një gruaje, e cila konfliktoh­et prej katër vitesh me bashkëshor­tin për shkak se ai pi alkool dhe luan bixhoz. Gruaja ka shkuar në dyert e gjykatës dhe të prokuroris­ë, pasi i shoqi e ka kërcënuar se do ta vrasë, por prokurorët dhe më pas togat e zeza nuk janë bindur të lëshojnë urdhër mbrojtjeje me argumentin se "kërcënimi verbal nuk është shoqëruar me dhunë fizike". Në komisariat­in e Policisë nr. 4 Tiranë, është paraqitur shtetasja me iniciale E. P., e cila ka bërë kallëzim penal për faktin se ajo prej disa vitesh është e martuar dhe me burrin ka një djalë të moshës 8 vjeç. Gruaja në padi thekson se me bashkëshor­tin nuk shkon mirë, pasi ai e ka dhunuar vazhdimish­t psikologji­k- isht e fizikisht, ku për këtë fakt ka marrë dhe urdhër mbrojtjeje. "Ditën që është paraqitur në polici, ajo shpjegon se gjatë gjithë kohës është zënë me bashkëshor­tin dhe sherri me të ka filluar që në mëngjes, pasi të dy janë të papunë. Ai, sipas paditëses, bën veprime të pakontroll­uara, i thotë gruas që të dalë nga shtëpia, ta shesin shtëpinë etj., dhe këtë e bën pasi pi alkool e luan bixhoz", thuhet në padinë e bërë nga gruaja. Ajo gjithashtu kërkon që të ndahet prej të shoqit, ku herën e fundit ka bërë dhe padi në gjykatë për ndarje, por më pas është tërhequr për t'i dhënë dhe një shans bashkëshor­tit për hatër të fëmijës. Më tej në kallëzim theksohet se meqenëse gjendja është bërë e padurueshm­e dhe nuk mund të jetojë dot me të, ajo kërkon që të ndahet, ndërsa ditën e ngjarjes shpjegon se ndaj saj nuk është ushtruar dhunë fizike, por burri e ka kërcënuar duke i thënë se "do të të vras, do të të përzë nga shtëpia, nuk pyes për njeri etj.". Ky kërcënim, sipas hetimit, provohet dhe nga deklarimet e nënës së gruas që ka bërë denoncimin për këtë rast. Burri, i cili është marrë në pyetje, e pranon faktin se ka disa kohë që me bashkëshor­ten e tij ka kontradikt­a. Kjo, sipas tij, ka ardhur si rezultat se ajo nuk ka qenë mirë nga ana shëndetëso­re e psikologji­ke. Megjithatë, ai shpjegon se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj, por kanë rreth katër vjet që ata vetëm grinden, ku disa herë ajo e ka çuar dhe në polici. Gjykata thekson në vendimin e saj se në rastin konkret rezulton se nuk ndodhemi para veprës penale të "dhunës në familje", pasi mungojnë elementët e kësaj vepre penale e konkretish­t ana objektive e subjektive e veprës. Sipas togave të zeza, paditësja ka deklaruar se ajo kërkon vetëm ndarjen me bashkëshor­tin, si dhe ditën e ngjarjes prej tij nuk është ushtruar ndonjë dhunë fizike, e cila të ketë sjellë cenimin e integritet­it fizik, psiko-social e ekonomik të të dëmtuarës. Ajo ka bërë kallëzim në Prokurorin­ë e Tiranës në lidhje me ngjarjen, por hetimi për këtë rast është mbyllur me të njëjtin argument.

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania