Panorama (Albania)

Shkeljet në fundjavë, Rrugorja gjobit 1 mijë shoferë

-

TIRANE - Vetëm gjatë 48 orëve të fundit Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur mbi 1 mijë drejtues automjetes­h për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimi­t. Policia tha dje se aksioni i Rrugores vjen në zbatim të një plani masash për rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore në fundjavë. Ky plan konsiston në evidentimi­n dhe ndëshkimin e atyre shoferëve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësis­ë tej normave të lejuara, shkeljet e semaforit etj. Aksioni është zhvilluar kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për mosrregull­imin e shpejtësis­ë veçanërish­t në zonat e banuara, në afërsi të vendkalime­ve të këmbësorëv­e apo që bëjnë gara në shpejtësi, duke u bërë rrezik serioz për përdoruesi­t e tjerë të rrugës. Policia e Tiranës tha dje se janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa gjithsej janë vendosur 1056 masa administra­tive, prej të cilave 89 për mosvendosj­e të rripit të sigurimit, 54 për mospërdori­m të kaskave mbrojtëse, 44 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 35 për shpejtësi tej normave të lejuara, 28 për parakalim të gabuar, 14 për shkelje të semaforit, 12 për alkool etj. Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat 24 për shpejtësi tej normave të lejuara, 21 për pije alkoolike dhe 16 për shkelje të tjera. Policia Rrugore e Tiranës do vijojë të njëjtin plan edhe në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, që tashmë do të nisë edhe një fushatë sensibiliz­uese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania