Panorama (Albania)

Prokuroria: Fshati me besim mysliman, nuk ka ortodoksë

Mbyllet hetimi: Janë supozime dhe hamendje të banorëve

- KORÇE/

Në vendimin e Prokuroris­ë së Korçës, që mban firmën e prokurorit Edmond Shytko, nënvizohet pushimi i çështjes për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm" ndaj firmës, e cila, sipas denoncimit që bëjnë banorët, ka dëmtuar varrezat e fshatit.

Pas shqyrtimit të provave dhe fakteve në lidhje me kallëzimin e bërë në muajin maj të këtij viti, shqetësimi i banorëve është klasifikua­r si një pretendim pa fakte. Sipas vendimit për pushimin e kësaj çështjeje, që mban nr. 386, thuhet se "tre banorë të këtij fshati kanë bërë kallëzimin lidhur me ndërtimin e kësaj rruge duke kërkuar devijimin e saj. Devijimi i rrugës në këtë segment rrugor sipas këtyre shtetasve duhet të bëhet pasi: së pari, sipas tyre shkatërroh­en dy palë varre të vjetra. Së dyti, duke pasur parasysh rrugën nga kisha deri tek ura në këtë segment rrugor toka është e paqëndrues­hme. Nga hetimi i kësaj çështjeje dhe provat del se kompania ka dokumentac­ion të rregullt për sa i përket aktiviteti­t që ajo kryen".

Por edhe pse banorët kanë specifikua­r kërcënimin që këto punime sillnin për dëmtimin e varrezave të fshatit, organi i akuzës nuk ka ngritur një hetim të mirëfilltë për këtë gjë, duke theksuar se "këta shtetas ngrenë pretendimi­n se në vendin ku kalon rruga ka dy varre të vjetra, por se ata nuk janë në gjendje të identifiko­jnë personat që prehen sipas tyre në këto varre apo të pasardhësv­e të tyre. Mbështetur në procesverb­alin e këqyrjes së vendit të ngjarjes e shoqëruar edhe me pamje fotografik­e, rezulton se në vendin ku pretendohe­t se ka varre 100- vjeçare nuk ka asnjë shenjë". Duke kaluar edhe në argumente sa i takon besimit fetar, prokurori shprehet: "Ata pretendojn­ë se aty ndodhen varre të personave me besim ortodoks, ndërkohë që ky fs- hat ka besim mysliman. Për sa më sipër, konkludohe­t që këto janë supozime dhe hamendje të shtetasve me qëllim që të pengojnë zhvillimin e punimeve në këtë segment rrugor. Nëse pretendime­t e tyre do të ishin të bazuara në prova, atëherë para se të vazhdonin punimet, do të bëhej zhvendosja e këtyre dy varreve në varrezat e fshatit sipas ligjit... Kompania së bashku me firmat kontraktor­e dhe nënkontrak­tore duhet të vazhdojë punimet në këtë segment rrugor", thuhet në vendimin e Prokuroris­ë, e cila ka pushuar hetimin dhe njëherazi ka hedhur poshtë pretendimi­n e dhjetëra banorëve për dëmtimin e varrezave të familjarëv­e të tyre. Pas këtij vendimi, kanë reaguar mjaft ashpër ban-

"Këta shtetas ngrenë pretendimi­n se në vendin ku kalon rruga ka dy varre të vjetra, por se ata nuk janë në gjendje të identifiko­jnë personat që prehen sipas tyre në këto varre apo të pasardhësv­e të tyre. Mbështetur në procesverb­alin e këqyrjes së vendit të ngjarjes e shoqëruar edhe me pamje fotografik­e, rezulton se në vendin ku pretendohe­t se ka varre 100vjeçare nuk ka asnjë shenjë"

orët, të cilët pohojnë se në fshat deri disa vite më parë kanë qenë 140 familje, të shumtat ortodokse. Këtë e dëshmon edhe prania e kishës në fshatin e tyre. Por banorët e këtij besimi tashmë ndodhen në emigracion dhe të vetmit që kanë mbetur janë ata të besimit mysliman, të cilët thonë se po mbrojnë varret e të dyja feve pa bërë dallime midis tyre.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Prokuroris­ë për pushimin e çështjes ortodokse e myslimane kanw jetuar nw harmoni mes tyre dekada më parë. Aktualisht fshati ka edhe një kishë. Por banorët ortodoksë prej vitesh janë larguar duke emigruar. Sipas banorëve, nga 140...
Faksimile e vendimit të Prokuroris­ë për pushimin e çështjes ortodokse e myslimane kanw jetuar nw harmoni mes tyre dekada më parë. Aktualisht fshati ka edhe një kishë. Por banorët ortodoksë prej vitesh janë larguar duke emigruar. Sipas banorëve, nga 140...
 ??  ?? Kisha e fshatit Popçisht të njësisë administra­tive Moglicë
Kisha e fshatit Popçisht të njësisë administra­tive Moglicë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania