Panorama (Albania)

Jahti me 3.9 tonë drogë në Itali, nis hetimi pasuror

Policia italiane kërkon financuesi­t e superngark­esës

-

Një hetim pasuror ka nisur nga autoritete­t italiane në lidhje me tre personat nga Shqipëria, të cilët u kapën në bordin e jahtit me 3.9 tonë drogë natën e 6 shtatorit në brigjet e Foxhias.

Seksioni i policisë financiare në pikën e kontaktit të Guardia di Finanza në Durrës, mësohet se po shkëmben informacio­ne me autoritete­t shqiptare, në lidhje me tre shtetasit e arrestuar për transporti­min e ngarkesës me kanabis. Pronari i një peshkarexh­eje në Durrësi Flamur Mema, 54 vjeç, dhe dy shqiptarë të tjerë nga Dibra, të identifiku­ar si Erinaldo Muzhika, 26 vjeç dhe Elidon Valdi, 28 vjeç u arrestuan në bordin e jahtit luksoz. Ka dyshime se ata ishin vetëm transportu­esit e lëndës narkotike, pasi financimi i një ngarkese të tillë është jashtë kapaciteti­t të tyre. Flamur Mema mendohet se është punësuar për drejtimin e jahtit duke qenë se njihte mjetet detare, ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar kanë qenë pjesë e grupit të transporti­mit të drogës. Lajmi ësh- të bërë me dije nga mediat italiane, pasi nga Policia Shqiptare thuhet se mjeti është nisur nga brigjet malazeze dhe për rrjedhojë, nuk ka informacio­ne apo hetim për çështjen. "Me këtë rast, edhe në bashkëpuni­m me ekipet operaciona­le dhe hetimore nga autoritete­t policore shqiptare, nëpërmjet grupit të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës, po bash- këpunohet në hetimin e personave të tjerë që kanë qenë pjesë e rrjetit të trafikut të lëndës narkotike", shkruanin mediat italiane.

SI U ZBULUA

Sipas tyre, ka qenë pajisja e vëzhgimit të aeroplanëv­e që ishin duke patrulluar ujërat e bregut të poshtëm të Adriatikut, që ka kapur pamjet e një anije të dyshuar ( jahti) që shkonte në drejtim të bregut të Pulias natën e 6 shtatorit. Më pas, forcat ajrore dhe detare të Guardia di Finanza, që ishin përfshirë në operacioni­n "TRITON 2017" i Agjencisë FRONTEX, kanë nisur ndjekjen e mjetit lundrues. Jahti ishte ngarkuar me 3.9 tonë kanabis që ishin futur në pjesën e brendshme të kabinës, ndërsa tre shqiptarët, për rreth 30 minuta, kanë tentuar t'i shpëtojnë ndjekjes. Më pas ata janë rrethuar nga forcat italiane dhe kanë pranuar të ndalojnë mjetin e të dorëzohen. Pas arrestimit, tre shqiptarët i janë dorëzuar Policisë Gjyqësore italiane për t'u marrë në pyetje. Ndërkohë, mësohet se ka nisur hetimi për personat e tjerë të implikuar në këtë rrjet të fuqishëm të trafikimit të lëndëve narkotike. Jahti mësohet se është marrë me qira në Mal të Zi, ndërsa droga dyshohet se është dërguar në thellësi të detit me mjete të tjera më të vogla nga brigjet shqiptare. Më pas, jahti me flamur amerikan në kabinë është nisur drejt Italisë me qëllim transporti­min e drogës. Sipas sistemit TIMS, tre shqiptarët e arrestuar në bordin e mjetit, kanë kaluar kufirin nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, mbrëmjen e 4 shtatorit 2017.

 ??  ?? Jahti gjatë ndjekjes nga Policia italiane
Jahti gjatë ndjekjes nga Policia italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania