Panorama (Albania)

Zbulohet 1 ton drogë në banesë, vetëm 30 metra larg Portit të Vlorës

-

VLORE - Sekuestroh­et një tjetër sasi e madhe droge në Vlorë, e cila ishte bërë gati për t'u transportu­ar drejt Italisë. Sasia prej 1030 kg është sekuestrua­r në një banesë private të pabanuar në lagjen "1 Maji" të qytetit bregdetar, madje në një distancë vetëm 30 metra larg portit detar. Policia e Vlorës bëri të ditur se janë shpallur në kërkim tre persona. Aksioni i Policisë është kryer dje, rreth orës 01: 00, në të cilin janë përfshirë efektivë për hetimin e narkotikëv­e në drejtorinë e Vlorës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe reparti special "Delta Forcë" e Guardia di Finanza në Vlorë. Pas hetimeve disaditore, forcat e policisë kanë hyrë në banesë, ku kanë konstatuar sasinë e lëndës narkotike, e cila ishte e vendosur në 49 pako të mbështjell­a me natriban dhe gati për t'u transportu­ar drejt Italisë. Sasia e lëndës narkotike ishte 1030 kg, ndërkohë që janë sekuestru- ar edhe gjashtë armë, tri prej të cilave kallashnik­ovë dhe tri armë pistoleta. Gjithashtu është sekuestrua­r edhe një sasi municioni luftarak. Gjatë aksionit për sekuestrim­in e lëndës, nga Policia janë vërejtur në afërsi të banesës në det tre persona mbi një mjet lundrues tip gomone, të cilët, sipas policisë, ishin gati për të transportu­ar sasinë e lëndës narkotike drejt Italisë. Pasi kanë vënë re prezencën e uniformave blu, të tre personat janë larguar me shpejtësi të madhe me mjetin lundrues, ndërsa në ndjekje të tyre janë vënë Policia Kufit- are dhe "Delta Forcë", por pa mundur t'i arrestojnë. Burime nga Policia konfirmojn­ë se ata janë identifiku­ar, por për efekt hetimi jepen vetëm inicialet e tyre. Ata janë shtetasit G. S., A. I. dhe J. S., shpallur tashmë në kërkim, pasi janë të përfshirë në këtë vepër krimina- le. Ndërkohë që konfirmohe­t se aksioni i Policisë vijon ende për gjetjen e tyre, duke ushtruar kontroll në det, por edhe në zonat e Karaburuni­t apo në zona të tjera bregdetare, ku mendohet sipas policisë që mund të jenë fshehur apo të kenë braktisur mjetin lun- drues me të cilin u larguan gjatë ndjekjes në orët e natës. Ndërkohë burime nga Policia kanë konfirmuar se po vijojnë hetimet edhe për identifiki­min e pronarit që mendohet se i përkiste banesa në lagjen "1 Maji", e cila ishte private dhe e pabanuar prej disa kohësh.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Vlorë PERSONA janë shpallur në kërkim si të dyshuar për implikimin e tentativës së trafikut ndërkombët­ar të drogës. Ata po afroheshin në zonë për të marrë drogën me gomone, por janë larguar menjëherë sapo pikasën policinë....
Droga e sekuestrua­r në Vlorë PERSONA janë shpallur në kërkim si të dyshuar për implikimin e tentativës së trafikut ndërkombët­ar të drogës. Ata po afroheshin në zonë për të marrë drogën me gomone, por janë larguar menjëherë sapo pikasën policinë....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania