Panorama (Albania)

Gjashtë të vdekur dhe dy të zhdukur nga moti në Toskana

Në dy orë, shi sa për 2 muaj, shkatërroh­et jugu i Livornos

-

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur nga moti i keq në rajonin Toskana të Italisë, kur shirat e rrëmbyer goditën qytetin Livorno, duke shkaktuar përmbytje në orët e para të së dielës.

Ranë 260 milimetra shi në dy orë, një sasi që normalisht bie në dy muaj. Uji ka goditur nga mesnata deri në orën 2 të mëngjesit qytetin, duke shkatërrua­r pjesën jugore të tij. Bilanci i viktimave mund të rritet. Katër nga viktimat kanë humbur jetën në një bodrum. Ata janë një fëmijë 2 vjeç, prindërit dhe gjyshi i tij. Trupat janë gjetur nga shërbimet e emergjencë­s gjatë operacione­ve të shpëtimit. Nga kjo familje ka shpëtuar vetëm vajza katërvjeça­re. Dy kufoma të tjera janë gjetur në dy rrugë të ndryshme. Emergjenca nuk ka përfunduar, ka thënë ad- ministrata në faqen e uebit. "Livorno nuk ka parë kurrë një mot kaq të keq", është shprehur kreu i Bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin, në një video të postuar në "Twitter", duke shtuar se parashikim­et e motit nuk kishin paralajmër­uar për një përmbytje kaq të egër në Italinë Qendrore. Në plazhin e famshëm "Tre Ponti", muri mbështetës i një ure ka rënë. Balta ka shkatërrua­r të gjithë plazhin duke marrë përpara makinat e parkuara, furgonë, skuter, etj. Janë edhe shumë shtëpi të dëmtuara. Në disa pika, uji ka arritur lartësinë dy metra duke përmbysur të gjitha katet e para të pallateve. Disa lagje periferike janë evakuuar. Kryeminist­ri Paolo Gentiloni ka shprehur solidarite­t me banorët e zonës së prekur nga përmbytjet me një mesazh në "Twitter": "E gjithë Italia ju përqafon # Livorno, ju jemi afër familjeve të viktimave, mbështetje e plotë për bashkinë, rajonin dhe shërbimet e emergjencë­s". Edhe një taskforcë psikologës­h është gati për të ndërhyrë e për të mbështetur personat e përfshirë në tragjedi.

Shirat e rrëmbyer kanë goditur gjithashtu Romën, ku kryetarja e bashkisë, Virginia Raggi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

 ??  ?? Nga përmbytjet në Toskanë
Nga përmbytjet në Toskanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania