Panorama (Albania)

Haradinaj kërkon bisedime me opozitën

"Të flasim mes nesh, para se të flasim me Serbinë"

-

Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij kanë formuar më në fund Qeverinë e re të Kosovës, që doli nga zgjedhjet e jashtëzako­nshme të 21 qershorit dhe ka bërë thirrje për deputetët e partive shqiptare edhe në opozitë, që të bisedojnë mes tyre, përpara se të nisin bisedimet me Serbinë. Por që të dielën, nisën sfidat e para të forta nga opozita. Qeveria u votua të shtunën në mbrëmje me 61 vota pro, ndërsa deputetët e Vetëvendos­jes dhe LDK- së janë larguar nga salla. Nga deputetët e Nismës për Kosovën në koalicioni­n qeverisës, njëri ka votuar kundër Haradinajt. Kabineti ka 21 ministri dhe në të janë përf- shirë edhe AKR e Behgjet Pacollit, Lista Serbe dhe minoritete­t e tjera, përveç koalicioni­t fitues PAN. Që të shtunën, deputetët e opozitës kanë kërkuar një seancë të jashtëzako­nshme për mesditën e së dielës, ku donin që Kryeminist­ri i ri të dilte para tyre në sallën e Kuvendit dhe të jepte shpjegime mbi programin e tij, mbi pyetjet që ata kishin ngritur për të. Por seanca dështoi, pasi në sallë nuk u paraqitën deputetët e koalicioni­t të shumicës. Prej tyre ishte i pranishëm vetëm Kryeparala­mentari Kadri Veseli dhe një deputet tjetër, Milaim Zeka, i cili u dëbua më pas nga seanca, pasi foli me një gjuhë të papranuesh­me, ndërsa iu drejtohej deputetëve të pranishëm të opozitës. Shefi i Grupit Par- lamentar të LDK- së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që seanca të shtyhet për ditën e martë, ndërsa kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk dihet nëse do të vendoset për vazhdimin e saj ditën e martë apo ndonjë ditë tjetër. Ndërkohë, Haradinaj ka folur me një gjuhë më paqësore me opozitën, kryesisht kur ka përmendur të ardhmen e bisedi- meve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. "Është me rëndësi që e para ne dialogojmë me të gjithë fqinjët, pra, Kosova është e hapur dhe e përgjegjsh­me për rolin e vet në rajon... Kuptohet, dialogu nuk ka alternativ­ë edhe me Serbinë, edhe pse kemi pasur histori tragjike, nuk mund ta zhbëjmë faktin që jemi fqinj dhe do të mbetemi. Për këtë arsye, dialogun duhet ta kthejmë te njerëzit dhe dialog edhe në mes popujve dhe jo vetëm dialog në mes të elitës politike", u shpreh Haradinaj.

 ??  ?? Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania