Panorama (Albania)

Uragani "Irma" përplaset në Florida, katër të vdekur

- Angela Merkel

Uragani "Irma" u përplas në Florida mëngjesin e së dielës, duke çuar erëra të forta, shi dhe rrezikun e tornadove. Uragani "Irma" është parashikua­r të shkojë në kategorinë 45 të stuhive, më të fortat që janë regjistrua­r ndonjëherë. Në Florida u besua se më e keqja kishte kaluar pas së shtunës, pasi stuhia u zvogëlua në kategorinë 3, por në orët e para të së dielës, ajo u riaktivizu­a dhe kaloi në kategorinë 4, niveli i dytë më i keq. Tani, pjesa qendrore e Majamit është përmbytur. Ky është vetëm fillimi, pasi "Irma" pritet të lëvizë në veriperënd­im, duke kërcënuar Napolin dhe qytetet e tjera në bregun perëndimor të Floridës. Guvernator­i Rick Scott bëri thirrje në "Fox News" të dielën: "Lutuni, lutuni për të gjithë në Florida". Një burrë humbi jetën pasi erërat e fuqisë tropikale të stuhisë e detyruan atë të humbte kontrollin e kamionit në Monroe County. Dy të tjerë vdiqën në një aksident me makinë në Hardee County. Dhe një i moshuar vdiq nga shkaqe natyrore, ndërsa strehohej në një shkollë në qytetin Maraton. Këto janë viktimat e para të uraganit "Irma" në Florida pasi ka shkaktuar të paktën 25 viktima në Karaibe, ku përfshiu ishuj të tërë. Të dielën pasdite, kryeminist­ri holandez, Mark Rutte njoftoi se numri i vdekjeve të konfirmuar­a në ishullin holandez të Karaibeve, St Maarten, ishte rritur në katër vetë. Ndërkohë, më shumë se një milion njerëz kanë mbetur pa energji, ndërkohë që stuhia parashikoh­et të rritet rrugës për në Everglades, ku tokat më të ulëta dëmtohen nga përmbytjet. Ekspertët kanë paralajmër­uar për katastrofë dhe rrezik për jetët e njerëzve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania