Panorama (Albania)

Merkel propozon zgjidhjen e Iranit me Korenë e Veriut

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka theksuar se marrëveshj­a bërthamore me Iranin, e arritur në vitin 2015, negociuar me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB plus Gjermaninë, është një model për zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut. Sipas saj, "Nëse do të kërkohet pjesëmarrj­a jonë në bisedime, do të them po menjëherë". E intervistu­ar në gazetën "Frankfurte­r Allgemeine Sonntagsze­itung", të publikuar të dielën, Merkel tha se një zgjidhje diplomatik­e ishte e vetmja rrugë e qëndrueshm­e për të zgjidhur krizën. Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh raketash si dhe një bombë me hidrogjen, sipas deklaratav­e të saj. Veprimet nga Koreja e Veriut kanë rritur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në rajonin AziPaqësor. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong- un, ka kërcënuar për një sulm me raketa në territorin e SHBA- ve, ishullin Guam në Paqësor, madje ka deklaruar edhe se do të jetë i aftë të godasë kontinenti­n e SHBA- ve, duke nxitur paralajmër­ime për hakmarrje nga administra­ta Trump, në formën e sanksionev­e ekonomike dhe veprimeve të mundshme ushtarake. SHBA planifikon të kërkojë një rezolutë të fortë të hënën nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në një përpjekje për të bindur Korenë e Veriut t'u japë fund provokimev­e të saj dhe të ulë retorikën. Por Rusia këmbëngul se sanksionet nuk janë zgjidhja e duhur. Ndërkohë, kancelarja Merkel ka ngritur mundësinë e përdorimit të marrëveshj­es së Iranit si model për Korenë e Veriut. Bisedimet e gjata me Iranin çuan në një marrëveshj­e të vitit 2015 për sanksionet ndërkombët­are, që u hoqën në këmbim të kufizimit të aktivitete­ve bërthamore nga Teherani. Kancelarja pritet të fitojë një mandat të katërt në detyrë, kur Gjermania mban zgjedhjet më 24 shtator.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania