Panorama (Albania)

Akademikët e nderit, letër Ramës: Mos e shkri Akademinë, reformoje!

-

"Reformojen­i, por mos e eliminoni". Kjo është thirrja që nëntë anëtarë nderi të Akademisë së Shkencave, i drejtojnë kryeminist­rit Edi Rama. Ata janë Ali Aliu, Francesco Altimari, Momir Djurovic, Rexhep Ismajli, Pieter Drenth, Titos Jochalas, Matteo Mandala, Andrea Pieroni dhe Rexhep Qosja. Në një letër të hapur drejtuar Ramës ata shprehen se "lëvizja drejt eliminimit të institucio­nit do të çojë në një pikë pa kthim, që mund të dëmtojë të ardhmen e kërkimit shkencor në Shqipëri". Duke rënë dakord se Akademia e Shkencave është në një gjendje "kromatike", ata shprehen se ky institucio­n "ka vuajtur kërcënime politike, duke pësuar censurë të pashembull­t, që, sipas nesh, përfshihet dhe ajo në faktorët që e kanë zvogëluar dhe sjellë në gjendjen komatike që ajo ndodhet sot. Duke i prerë qendrat nevralgjik­e jetike, institutet historikë, të cilët përbënin motorin e vërtetë propulsiv të kërkimit shkencor gjatë periudhës komuniste, Akademia u katandis në një strukturë të thjeshtë honorifike me burime njerëzore të kufizuara e me pak stimuj, shpesh e akuzuar se ishte në "opozitë" dhe disa herë "bashkëudhë­tare" e qeverive të ndryshme". Por, akademikët shprehin edhe një tjetër merak, që sipas tyre do të ishte edhe më i keq se shkrirja e ASH. "Një mundësi shumë më të dëmshme nga sa mund të jetë në vetvete tentativa e shkrirjes, është ajo e ndërtimit të strukturav­e alternativ­e në varësi tërësore nga politika, nga stinët dhe humori i saj", shprehen akademikët, duke ngulur këmbë se shkenca duhet të jetë autonome.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania