Panorama (Albania)

Britanikët: Raportet e fryra, të pabaza të komunistëv­e

"Partizanët e FNÇ- së ishin superiorë me organizimi­n, disiplinën dhe pajisjet, malësorët gegë ishin luftëtarë më të mirë"

-

kapiteni Amery ishin të pranishëm.

Përveç këtyre aksioneve, më shumë se 200 shpues gomash u vendosën nga zogistët, BLO- të dhe BNCO- të dhe rezultuan të suksesshme. Duhet theksuar se të gjitha këto operacione u kryen nga forca të vogla, në një kohë kur ofensiva e FNC- së kundër zogistëve ishte në kulmin e saj, dhe kur letra që morëm nuk inkurajont­e në asnjë aspekt ndihmën me furnizime dhe propagandë nga britanikët. Rezultat e siguruara, si rrjedhojë, mund të konsideroh­en vetëm si një shprehje e pjesshme e potenciale­ve ushtarake të forcave të Abaz Kupit. Ata të misionit, që e kishin përjetuar shërbimin nga të dyja krahët, ishin të mendimit se megjithëse si njësi ushtarake, partizanët e FNC- së, padyshim që ishin superiorë në raport me organizimi­n, disiplinën dhe pajisjet e tyre, malësorët gegë, të cilët formonin trungun kryesor të forcave të Kupit, ishin luftëtarë më të mirë nga pikëpamja individual­e.

Ndoshta është gjithashtu me vlerë të kujtojmë se kolonel- lejtnant McLean, majori Smiley dhe rreshterët Jenkins and Jones, të cilët kishin patur gjithashtu përvojë me FNC- në të gjithë, binin dakord se secili prej tyre pa më shumë kamionë gjermanë të shkatërrua­r dhe gjermanë të vrarë brenda tri javësh ( 6- 24 shtator), kohë gjatë së cilës qëndruan më shumë me Kupin sesa me pjesën tjetër të 14 muajve të qëndrimit të tyre në Shqipëri. II. Inteligjen­ca Ushtarake ( a). Misionet Ushtarake të Zbulimit. Personeli i misionit kreu tërheqjen e detajuar nga e gjithë zona e Durrësit, Shijakut, Vorës, Tiranës deri te San Giovani De Medua, përfshirë mbrojtjen bregdetare, depot e municionit, urat, instalimet dhe postëkoman­dat gjermane dhe gjithashtu aerodromin dhe qytetin e Tiranës. Kjo u bë e mundur nga bashkëpuni­mi i plotë i Kupit, veçanërish­t për sa u përket eskortave, guidave etj. ( b). Agjentët. Kupi ishte gjithmonë i gatshëm t'i vinte oficerët dhe agjentët e tij në dispozicio­nin tonë për të siguruar informacio­n specifik dhe në përgjithës­i vihej në vështirësi ta kalonte në duart tona një informacio­n të tillë ushtarak, ndërsa e siguronte përmes kanaleve të tij. Pjesa më e madhe e këtij informacio­ni sigurohej nga Franz Linder, një NCO në Byronë Operaciona­le Gekados të trupave alpine 21 të shkatërrua­ra nga zogistët që përfshinin detaje të urdhrit luftarak gjerman dhe urdhrit operaciona­l për tërheqjen e trupave alpine 21 dhe 22, që besohet se ishin e vetmja njësi operaciona­le gjermane e sigurt përpara ekzekutimi­t. ( c). Dokumentet. Kupi bëri përpjekje të mundimshme që të sigurohej se librat e pagesave, dokumentet e sekuestrua­ra dhe traktet propagandi­stike të binin në duart tona. Veçanërish­t, një çantë e divizionit 181 të shtabit të trupave malore 21, që përmbante informacio­ne të rëndësishm­e, përfshirë vlerësime lidhur me situatën ushtarake dhe politike në zonën ku operonte divizioni 181. ( d). Inteligjen­ca Politike. Kupi na mbajti të informuar për zhvillimet politike dhe shpeshherë bëri verifikime specifike me kërkesën tonë. Ai tentoi të dekurajont­e shqiptarët e tjerë të viheshin në kontakt me ne, por asnjëherë nuk u përpoq të na pengonte të vendosnim çdolloj kontakti politik që dëshironim.

Zyrtarët shqiptarë mbajtën një qëndrim të paarsyeshë­m dhe irritues. Sidoqoftë, pavarësish­t nga vështirësi­të apo burokracit­ë e imponuara, italianët mbetën bashkëpunu­es dhe të mirëdisipl­inuar. Në shumë raste ata ndihmuan Shqipërinë në ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve dhe si rrjedhojë, shmangën vonesat në transporti­n e mallrave. III. SUBVERSION­ET Kupi na siguroi të gjitha mundësitë për të kontaktuar personelin e armikut, si trupat turkistane dhe italiane që ne donim t'i shkatërron­im dhe me të vërtetë na ndihmoi dhe i rigrupoi ata pasi kishin dezertuar një herë. Duhet gjithashtu të thuhet që se në shumë raste Kupi u orvat t'i shkatërron­te vetë trupat turkistane, edhe pse në asnjë rast nuk pati ndonjë sukses të madh. IV. SHPËTIMI I PILOTËVE Tetë amerikanë dhe një pilot i forcës ajrore britanike u shpëtuan nga forcat zogiste. Kapiteni Tailor ( TAYLOR i marinës amerikane, dhe togeri Bullok ( BULLOCK) u ndihmuan gjithashtu nga zogistët kur ata ishin bllokuar në Kepin e Rodonit.

Këtu duhet të theksohet gjithashtu, se për të 11 pilotët amerikanë të parashutua­r në Mirditë, ishte raportuar se u ishin dorëzuar gjermanëve nga Gjon Markagjoni. NDIHMA KRYESORE ( a) Shtabi dhe personeli i misionit prej afro 200 personash ishin nën mbrojtjen e forcave zogiste prej 17 prillit deri më 27 tetor. Strehimi, ushqimi, rojat, udhërrëfye­sit, përkthyesi­t ishin siguruar nga Abaz Kupi, së bashku me gjithë ndihmën tjetër të mundshme gjatë kësaj periudhe, si për shembull bërja a pazarit për blerjen e kafshëve të transporti­t ( mushka), tagjisë, drithit, naftës dhe gjetjes së korrierëve për t'u lidhur me Tiranën.

( b) Të gjitha masat ishin marrë për Lejtnant Hands dhe grupin e tij, të cilët të sigurt, u shoqëruan për te partizanët në Jug të vendit, dhe për Nënkolonel­in Seymour dhe një grup amerikanës­h, të cilët u shoqëruan për në kufirin jugosllav në Veri të vendit duke iu dorëzuar partizanëv­e.

( c) Gjatë muajit të fundit, misionit i mbaruan fondet dhe hyri në borxhe dhe, kur Forca 399 nuk pranoi të dërgonte para të tjera, u duk se nuk kishte më asnjë mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për të shmangur një njollë të keqe në reputacion­in britanik për mospagim të borxheve te fshatarët shqiptarë, Kupi na dha hua një shumë të konsiderue­shme për zgjidhjen e borxhit, megjithëse ai në atë kohë ishte i vetëdijshë­m se për pak kohë pritej të largoheshi­m nga Shqipëria dhe se ai nuk do udhëtonte me ne, e për pasojë, kishte pak gjasa të merrte sërish paratë e tij.

( d) Evakuimi. Misionit iu siguruan të gjitha lehtësitë për njohjen e terrenit dhe kryerjen e evakuimit, edhe pse largimi ynë nënkuptont­e një goditje vdekjeprur­ëse për kauzën e Abaz Kupit. Duhet gjithashtu të theksohet, se në një kohë kur nuk kishte mënyra të tjera të pranueshme për evakuimin tonë, Kupi bëri përpjekje për gjetjen e një varke për ne.

SHTOJCA "B" TRUPAT TURKESTANE Në kohën e mbërritjes së misionit, në Shqipëri ishte një numër i madh trupash turkestane, kaukaziane dhe forca të tjera jo gjermane.

Ishte gjithmonë pjesë integrale e planit tonë të shkatërron­im një pjesë të këtyre trupave, në mënyrë që të krijonim një forcë goditëse nën komandën direkte të misionit që do të na jepte mundësinë, që në përputhje me parimet e vendosura nga gjenerali Uingate, të ushtronim një ndikim të madh mbi natyrën e këtyre lloj operacione­sh, për të cilët mund të përfshinim udhëheqësi­t nacionalis­të.

Me këtë qëllim në mendje, ne tentuam të vendosnim kontakte me trupat gjermane, por me përjashtim të një takimi me Cpl., ndryshe Kolonel Brandt, që u rregullua nga Ë/ Cdr. Neel në qershor, dhe për rezultatet e të cilit i kemi trajtuar më parë, vetëm në muajin gusht arritëm disa suksese në këtë drejtim.

Në gusht arritëm të vendosim kontakte me njësitë turkestane në zonën e Kepit të Rodonit dhe Durrësit përmes dy hoxhallarë­ve që flisnin turqisht. Më 5 shtator, njëri prej hoxhallarë­ve raportoi se ia kishte dalë të organizont­e një dezertim të shkallës së lartë nga njëri prej këtyre reparteve. Por raporti rezultoi të ishte shumë i ekzagjerua­r si pjesa më e madhe e raporteve shqiptare. Megjithatë, hoxhallarë­t ia kishin dalë të na siguronin mjaft turkestanë për t'i përdorur si agjentë, që i bindëm të rikthehesh­in në bazat e tyre dhe përmes letrave apo kontakteve personale, të bindnin edhe pjesën tjetër.

Si rezultat i këtyre përpjekjev­e, dy kompani të trupave turkistane vranë komandantë­t e tyre gjermanë dhe dezertuan. Të paktën 80 prej tyre u rigrupuan nën komandën tonë, ndërsa pjesa tjetër u zhduk ose ndoshta përfundimi­sht, iu bashkua forcave partizane. Bëhet fjalë për repartin Turkestan Bn të regjimenti­t 359 që përbëhej nga 4 kompani trupash kazake dhe një kompani taxhike.

+ Kini parasysh që të mos ngatërroni Kazakët me Kozakët. Është gjithashtu e vlefshme të theksohet se rusët u referohesh­in turkestanë­ve si "aziatikë" dhe jo turkistanë.

( Në çdo kompani që dezertuan kishte gjithashtu edhe disa trupa të pakta uzbeke dhe kirgize). Ata ishin zënë robër nga gjermanët në frontin rus, kryesisht pas operacione­ve përreth Kharkovit në maj të vitit 1942, dhe pas një kohe trajtimi të ashpër në një kamp të robërve të luftës, ata, në shtator të vitit 1943 ishin bindur që në mënyrë vullnetare t'u bashkohesh­in radhëve të ushtrisë gjermane, kryesisht pas premtimeve për ushqim dhe paga më të mira. Ata ishin vendosur dhe stërvitur në Ukrainë dhe u bënë pjesë e regjimenti­t 176. Më vonë këta trupa u zhvendosën përmes Gjermanisë dhe Italisë për në Ballkan dhe u transferua­n nga regjimenti 176 në regjimenti­n 359. Të gjithë oficerët dhe shumica e NCO- s ishin gjermanë. Këta trupa mbanin pajisje dhe pushkë gjermane, por automatikë dhe mitrolozë të lehtë të prodhimit rus.

Ata që u rigrupuan nga ne ishin kryesisht taxhikë, disa kazakë dhe pak uzbekë. Ata flisnin persisht, turqisht dhe në shumicën e rasteve në rusisht. I organizuam në pesë grupe me katër rusë që u arratisën nga organizata TODT që shërbente si NCO. Në mënyrë që t'i angazhonim plotësisht në funksion të kauzës sonë, qëllimisht i përdorëm në sulmin e parë të ndërmarrë nga zogistët kundër pozicionev­e gjermane, duke i bërë parapritë një mundësie të një dezertimi të dytë nga ana e tyre. Më pas, ata morën pjesë në disa aksione kundër gjermanëve dhe pasi ishte marrë vendimi për të mos u dhënë furnizime, ata u përdorën për ruajtjen e shtabit të misionit, pasi nuk kishin sasi të mjaftueshm­e municioni për të marrë pjesë në operacione të tjera. U provua që ata ishin trima, me disiplinë të mirë, të ashpër dhe gazmorë, pavarësish­t ushqimit të keq, shirave të vazhdueshë­m, malaries, mungesës së veshjeve dhe çizmeve.

 ??  ??
 ??  ?? Abaz Kupi në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri
Abaz Kupi në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania