Panorama (Albania)

Lacio shkatërron Milanin, Interi me hap kampioni

Ikardi dhe Perisiç tërheqin zikaltrit me pikë të plota

- PËRGATITI:

Duke parë rezultatin p ë r f u n d i m t a r , ndoshta për Milanin do të kishte qenë më mirë që ndeshja të mos luhej.

Fillimi me një orë vonesë për shkak të reshjeve që rrezikonin sfidën thjesht shtyu disfatën kuqezi. Ndeshja nisi me vërshëllim­ën e Rokit dhe të tifozëve lacialë që i uronin mirëseardh­jen ish- kapitenit Lukas Bilja. Dukej sikur ndeshja do të ishte në favor të kuqezinjve dhe për të shpëtuar kryeqyteta­sit u desh mrekullia e parë e portierit kuqezi, Thomas Strakosha, e cila shërbeu vetëm për të shtyrë festën bardhekalt­ër. Milani vazhdon të krijojë lojë me pasimet e sakta të Bonuçit dhe Biljas, por pa mundur të shënjestro­jnë portën laciale. Minuta e 37- të shënon dhe fillimin e festës laciale me Luis Alberton që ndalet me faull në zonë nga Kesi. 11- metërshi i akorduar nga Roki transformo­het në gol nga Imobile. Milani e vuan disavantaz­hin në nivel psikologji­k dhe katër minuta më vonë Imobile gjen golin e dytë personal. Kros nga e djathta dhe sulmuesi i lënë vetëm në zonë godet me forcë fluturimth­i duke tundur rrjetën. Kuqezinjtë mundohen të reagojnë me Suson, por tentativa e tij nuk shqetëson Strakoshën dhe skuadrat i drejtohen pushimit të pjesës së parë. Pjesa e dytë nis ashtu siç përfundoi e para. As 120 sekonda lojë dhe Parolo bën fantazisti­n duke pasuar për Imobilen, i cili fare pranë portës e ka të lehtë të mundë për herë të tretë Donarumën. Kuqezinjtë nuhasin disfatën e rëndë dhe kapen në befasi edhe në rrjetën e katërt të Lacios që mban firmën e Luis Albertos. Hedhja në fushë e Çalhanoglu e Kaliniç jep disa shenja jete me "Djallin" që gjen golin e nderit me Montolivon, i cili përfiton nga zhvillimet e një goditjeje dënimi. Milanin e presin ditë të vështira deri të enjten përballë Austrisë së Vjenës ( barazoi në kampionat 2- 2), kur gabimet e djeshme nuk duhet të përsëriten.

INTER - Ndoshta nuk ka qenë goleada që pritej, por thuajse 60 mijë tifozët prezentë në stadium janë larguar megjithatë të kënaqur. Dhe, pas vuajtjes së sezoneve të fundit, rrjedha që po merr ky vit jep siguri. Luçiano Spaleti e ka drejtuar skuadrën drejt një fitoreje 2- 0, që dërgon zikaltrit në krye të klasifikim­it me pikë të plota. Ndeshje e mbushur me fraksione interesant­e: teknologji­a bëhet protagonis­te në episodin vendimtar, Ikardi dërgon topin pa problem në rrjetë e më pas do të vijë një "silur" i Perisiç nga 16 metrat. Pasojnë plot raste të tjera, nga të dyja palët, ndërsa traversa e goditur nga Shkrinjar ende po tun- det... Për golat mendojnë Ikardi ( është i pesti në tri ndeshje) dhe Perisiç, të zakonshmit. Përplasja mes Vikarit dhe Zhoao Marios është episodi që zhbllokon takimin në minutën e 22- të: Ikardi mundëson, ose më mirë sugjeron inkursioni­n e portugezit me një nga spondet e zakon- shme. Vikari e rrëzon, sapo kishte kaluar vijën e zonës së rreptësisë. Arbitri akordon fillimisht faull nga 16 metrat, ndërsa pas thuajse 5 minutash ( çështje që do diskutohet) vjen vendimi i VAR- it. Ikardit i duhet më pak kohë për të dërguar topin në rrjetë, duke dërguar portierin në krahun e kundërt. Interi menaxhon lojën dhe i afrohet golit të dytë në më shumë raste se Spali, që megjithatë përpiqet të barazojë. Goli që mbyll ndeshjen rrjedh nga një goditje fluturimth­i e Perisiçit pas një krosimi të D'Ambrozios: kroati feston kështu rinovimin e kontratës me një "bombë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania