Panorama (Albania)

Maldini: Ançeloti gaboi që zgjodhi Bajernin e Mynihut

-

Legjenda e italianëve të Milanit, Paolo Maldini, ka folur gjatë ditës së djeshme për ish- trajnerin e tij, Karlo Ançeloti, dhe mbi mundësitë që ai ka për të triumfuar në Champions League këtë sezon me kampionët gjermanë të Bajernit. Në periudhën kur Ançeloti drejtonte italianët e Milanit, së bashku me Paolo Maldinin, ai ka arritur t'i shpallë ata kampionë të Europës dhe Italisë. Vështirë se mund ta njohë dikush tjetër Ançelotin më mirë se ishmbrojtë­si Paolo Maldini, i cili ka folur lidhur me potenciali­n e teknikut italian, në drejtimin e kampionëve gjermanë duke thënë se: "Ançeloti është një person me tepër vlera. Megjithatë nuk jam i sigurt nëse ai mund të arrijë të japë maksi- mumin me skuadrat gjermane. Ai ka një karakter ku kërkon të bëjë shaka dhe di se kur duhet të bëhet serioz". Maldini ka luajtur nën drejtimin e Karlo Ançelotit në skuadrën e Milanit nga viti 2001 deri në 2009- n, duke shtuar për teknikun italian se: "Ai di ta balancojë situ- atën në skuadër për t'i mbajtur lojtarët të kënaqur, por di gjithashtu edhe si të bëhet tepër i rreptë në drejtimin e saj". Pas disfatës së pësuar ndaj Hofenhaimi­t, për Bajernin nisin edhe sfidat për Ligën e Kampionëve. Për këtë, Maldini ka thënë se: "Bajerni detyrimish­t do të kërkojë të triumfojë në Champions, por për teknikun italian nuk do të jetë aq e lehtë. Ende duken qartë problemet që ai po përjeton me mentalitet­in e lojtarëve gjermanë dhe me futbollin e tyre. Për këtë mendoj se Karlo do mundohet shumë, por nuk ka për të arritur në finalen e këtij kompeticio­ni". Për Maldinin, një prej trajnerëve më të mirë për momentin është Jurgen Klop, për të cilin ai ka thënë: "Më ka pëlqyer gjithnjë puna që ka shfaqur si në Dortmund, ashtu edhe në skuadrën e Liverpulit. Gjithnjë ka treguar se ka cilësitë e duhura për të bërë ndryshimin në çdo skuadër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania