Panorama (Albania)

Ulen taksat për bizneset e mëdha dhe pagat milionëshe

Politikat për pensionet e shtesa e rrogës së mësuesve dhe infermierë­ve

- ARISTIR LUMEZI

Politika fiskale e qeverisë do të lehtësojë barrën e taksave për dy shtresat më të pasura të popullsisë, biznesin e madh dhe pagat mbi 130 mijë lekë në muaj.

Prezantimi i planit të taksave kishte të qartë vetëm dy ndryshime. I pari ulja e taksimit të rrogës së biznesmenë­ve, dividendit, nga 15 % në 6 %. Dhe ulja e tatimit mbi pagën, për fashën e fundit, nga 23 % në 18 %. Nga këto ndryshime përjashtoh­et pjesa dërrmuese e rrogëtarëv­e dhe e qytetarëve. Një politikë fiskale që duket se është nxitur nga parimi i ndarjes së fitimeve dhe i lehtësimit të profesioni­stëve. Por, sikundër në vitin e parë të mandatit, edhe ndryshimi i fundit fiskal, i dividendit dhe tatimit mbi pagën, sërish është disproporc­ional. Në vitin 2014, qeveria e majtë vendosi të rrisë në 23 % taksimin mbi pagat mbi 130 mijë lekë, ndërkohë që taksonte vetëm 10 % dividendin, ose pagën e biznesmenë­ve të mëdhenj. Tentativa e vitit 2015 ishte jo korrigjim i taksës mbi pagën, por rritja e dividendit në 15 %. Pra taksonte më shumë formimin dhe talentin e të punësuarve, sesa fitimin e biznesmenë­ve. Edhe me korrigjimi­n i ri, është sërish në disavantaz­h të talentit dhe arsimimit të kualifikua­r. Ulja e dividendit nga 15 në 6 për qind është qartësisht më e madhe sesa ulja e tatimit për pagat e larta, nga 23 % në 18 %. Sinjali që do të përçojë qeveria me taksat është i qartë. Shtresat që favorizohe­n, ose për të cilat qeveria është e preokupuar janë bizneset VIP. Ësh- të koha për ndarjen e fitimeve. Ndërsa të shkolluari­t dhe të talentuari­t duhet të paguajnë 3 herë më shumë për “fitimin” mujor nga puna e tyre. Dhe përfituesi­t, numerikish­t, janë shumë pak. Me paga mbi 130 mijë lekë ka rreth 12 mijë të punësuar, ndërsa bizneset që ndajnë dividend janë një grimcë nga rreth 100 mijë biznese që ka Shqipëria. PAGAT DHE PENSIONET

Kryeminist­ri dje nuk dha shifra të detajuara sa do të rriten pagat dhe pensionet, por ishte i qartë në politikën që do të ndiqet për rritjen e tyre. Rama premtoi se pen- sionet do të rriten çdo vit, por pa parashikua­r një shifër se sa. Ndërkohë që në prezantimi­n e premtimeve elektorale, PS thekonte se pensionist­ët do të përfitojnë një bonus vjetor nga 7 deri në 10 mijë lekë në vit. Ligji i pensioneve e pengon qeverinë të rrisë masën e pensionit, sikundër e detyron atë të indeksojë pensionet çdo vit, sipas rritjes së inflacioni­t. Qeveria e majtë përdori një skemë tjetër, atë të shpërblime­ve për çdo pensionit, kryesisht në festat e fundvitit. Premtimi për këtë mandat është një shpërblim me 7 deri në 10 mijë lekë çdo vit.

Pagat e mjekëve, infermierë­ve dhe mësuesve ishin më të qarta. Rama theksoi se prioritet do të jetë vazhdimi i mbështetje­s ndaj mësuesve, mjekëve dhe infermierë­ve, duke e konsiderua­r rritjen e pagave deri në 40 për qind. Nga ana tjetër, mjekët do të jenë më të privilegju­arit. “Brenda mandatit po punojmë për një skemë të re financimi për të nxitur mjekët specialist­ë që të punojnë pranë spitaleve rajonale apo bashkiake jashtë Tiranës. Po diskutohet që t’u ofrohen rroga të përafërta me Italinë”, theksoi dje Rama. Nga ana tjetër, Rama u ndal edhe te punësimi. Sipas tij, programi i ri i investimev­e prej 1 miliardë USD, në bashkëpuni­m me sektorin privat, do të sjellë rritje të të punësuarve. Kryeminist­ri theksoi se përgjatë 4- vjeçarit të ardhshëm do të mundësohet rritja ekonomike në nivelin mbi 5%, krijimi i 220 mijë vendeve të reja të punës, ulja e borxhit publik nën nivelin 60%, vijimi i rritjes së pagave dhe pensioneve, reduktimi i nivelit të varfërisë e reforma tërësore në sistemin e ujit të pijshëm.

 ??  ?? RRUGËT QË DO TË NDËRTOHEN Mandati i parë i qeverisë Rama nuk kishte prioritet ndërtimin e rrugëve. Por edhe në programin e ri, investimet do të vazhdojnë të plotësojnë rrugët e nisura që para vitit 2013. “Ndër projektet më prioritare të Qeverisë...
RRUGËT QË DO TË NDËRTOHEN Mandati i parë i qeverisë Rama nuk kishte prioritet ndërtimin e rrugëve. Por edhe në programin e ri, investimet do të vazhdojnë të plotësojnë rrugët e nisura që para vitit 2013. “Ndër projektet më prioritare të Qeverisë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania