Panorama (Albania)

Kuvendi nis me disiplinën “fikës” të Ruçit, vetëm Basha merr kohë sa Rama

Orare preçize të nisjes së seancave dhe ndërprerje e fjalës për deputetët e maxhorancë­s e opozitës që kalojnë minutazhin

- FATION BINJAKU

Periudha kur deputetët e opozitës flisnin pa fund në foltoren e Kuvendit duket se ka përfunduar. Dje Gramoz Ruçi u fiku mikrofonin të gjithë deputetëve pa përjashtim, të majtë e të djathtë, në rastin kur e tejkalonin minutazhin e programuar.

Si rrallë më parë, Parlamenti i nisi dje punimet në orën 9: 00, “fikës” siç Gramoz Ruçi i porositi deputetët e Partisë Socialiste ditën e hënë. Të vetmin “koncesion”, kreu i ri i Parlamenti­t e ka bërë për liderin e opozitës, Lulzim Basha, të cilit i vendosi në dispozicio­n 40 minuta, aq sa koha e Kryeminist­rit. Në legjislatu­rën e kaluar, punimet e Parlamenti­t njoftohesh­in gjithnjë ditën e enjte, në orën 10: 00, por ato gjithmonë fillonin me një orë apo 2 orë me vonesë. Por duket se Gramoz Ruçi do t’i “korrigjojë” gabimet e legjislatu­rës, e cila u drejtua për katër vite nga Ilir Meta.

PUSHIMI Kreu i ri i Parlamenti­t ka lajmëruar deputetët, të cilët ishin regjistrua­r për të diskutuar programin e qeverisë që, në rast se nuk do të ishin të pranishëm në momentin që do t’u vinte radha për të folur, atëherë do t’u hiqej emri nga lista e diskutantë­ve. Kjo i detyroi demokratët të bëjnë një kërkesë të posaçme për ish- kryeminist­rin Sali Berisha, emri i të cilit ishte regjistrua­r në fund të listës, por sipas një shënimi ai do të fliste rreth pasdites. “Sali Berisha do të flasë rreth orës 13: 3015: 00, spostohet në radhë me një numër”, thuhet në shënimin që demokratët bënë në listën e diskutimev­e. Ndërkohë që në legjislatu­rën e kaluar, Berisha fliste në çdo moment, mjafton të kërkonte fjalën. Asokohe, Ilir Meta nuk u rezistonte dot kërkesave të Berishës, madje duke e etiketuar ish- kryeminist­rin si “pika e tij e dobët”. Berisha foli dje 20 minuta dhe pak sekonda, më pas fjala iu ndërpre në mes nga Ruçi. Edhe pse Flamur Noka ofroi që koha e tij t’i jepej Berishës, Gramoz Ruçi nuk pranoi kompromise. Ai kërcënoi Berishën me sanksione dhe përjashtim nga punimet e Kuvendit nëse do të vazhdonte të mbante të bllokuar foltoren. Të njëjtin qëndrim Ruçi mbajti edhe për deputetët e Grupit të LSI- së, edhe këtyre të fun- dit iu hoq fjala kur tejkaluan minutazhin.

REPLIKAT Ajo që ra në sy ishte fakti se deputetët e opozitës e sulmuan Edi Ramën duke e përmendur me emër në çdo fjalim, por Kryeminist­ri nuk kërkoi në asnjë rast t’u përgjigjej akuzave. Masat “shtrëngues­e” janë aplikuar dje edhe ndaj ministrave të propozuar nga Edi Rama, po ashtu dhe ndaj Grupit Parlamenta­r të PS- së. Seanca e djeshme mund të cilësohet si e vetmja ku nuk u bë asnjë replikë mes deputetëve, apo mes minis- trave të qeverisë dhe përfaqësue­sve të opozitës. Edhe pse u përmendën me emra dhe mbiemra, askush nuk kërkoi që të replikojë. Madje, as Sali Berisha. Punimet e Parlamenti­t u ndërprenë dje për 40 minuta me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratik­e. Grupi i PD- së kërkoi leje nga Gramoz Ruçi për të shtyrë me 40 minuta punimet për shkak të homazheve që do të zhvillonin pranë memorialit të “Dëshmorit të kombit”, ishdeputet­it Azem Hajdari. Gramoz Ruçi i njoftoi deputetët se seanca do të riniste “fikës” në orën 11: 30. Afat që u respektua me përpikëri. Në një kohë që deputetët e PDsë po bënin homazhe, socialistë­t e shfrytëzua­n kohën për të pirë kafe në lokalet pranë Parlamenti­t. Por në orën 11: 25 socialistë­t janë ngritur nga kafja në grup dhe janë paraqitur në sallë, ku i priste Gramoz Ruçi, i cili rinisi punimet në orën 11: 30.

 ??  ??
 ??  ?? Basha dje gjatë fjalës në Kuvend
Basha dje gjatë fjalës në Kuvend
 ??  ?? Faksimile e shënimit të posaçëm për fjalën e Berishës
Faksimile e shënimit të posaçëm për fjalën e Berishës
 ??  ?? Rama e Xhafa dje në Kuvend
Rama e Xhafa dje në Kuvend
 ??  ?? Berisha e Spaho dje në Kuvend
Berisha e Spaho dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania