Panorama (Albania)

GJOSHA: PËRGJIGJE, PËRSE PO IKIN SHQIPTARËT

-

Deputetja e LSI- së, Klajda Gjosha, akuzoi Qeverinë se nuk ka bërë një analizë për disa fenomene që po ndodhin në Shqipëri e që kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të saj. “Do kisha dashur të dëgjoja se Qeveria e re do ta niste punën duke kryer një analizë të mirëfilltë të disa çështjeve kryesore me të cilat përballet vendi. Dhe pyetja më kryesore është: Përse po largohen sot shqiptarët nga ky vend? Përse numri i azilkërkue­sve ka arritur majat?! Përse qindra mjekë, studentë ekselentë kërkojnë çdo ditë e më shumë të gjejnë të ardhmen e tyre në një vend tjetër dhe jo në Shqipëri! Jam e bindur që përgjigja nuk është e thjeshtë, por themelin e ka tek ekonomia e dobët, te varfëria, te mungesa e shpresës, te pamundësia për të kërkuar llogari për sa kohë në këtë vend vota e gjithsecil­it shitet dhe blihet si në një ankand të hapur!”, tha Gjosha gjatë fjalës së saj. bëhet! Dhe kjo fillon me bur të shqiptarëv­e”, tha Kryehedhje­n në kosh të fletushkës– madhi gjatë fjalës së saj. Sipas program, që na u paraqit këtu, saj, LSI do ta largojë Kryemisi një tallje arrogante, ndaj nistrin Rama nga pushteti. varfërisë dhe shpresës së hum- “Ne do t’i sjellim energji pozi- tive, motiv, besim dhe zë të lartë, shumicës së heshtur të shqiptarëv­e, për të larguar sa më shpejt nga ai kolltuk i blerë, Kryeminist­rin më të mirë të oligarkëve dhe Kryeminist­rin më të keq të shumicës së popullit!”, tha Kryemadhi. Ajo nuk la jashtë kritikës së saj dhe Presidenti­n e Republikës për dekretimin e shpejtë të qeverisë “Rama 2”. “Unë dua të shtroj një pyetje të thjeshtë: Kush mban përgjegjës­i për këtë situatë katastrofi­ke të rendit, të ekonomisë, të shoqërisë, si dhe për këtë imazh të dërrmuar dhe të shëmtuar ku gjendet Shqipëria sot?

Jam e bindur, secili prej nesh, edhe Presidenti i Republikës që firmosi dekretet pa u tharë boja e firmës së Anastasit në procesverb­al e zgjedhjes së kryetarit, por qeveria shumë më shumë!

Është kjo arrogancë dhe paradë dështimesh spektakola­re që po na serviret sot si “kapitulli i dytë” i një libri, që në fakt, nuk dallon fare nga kapitulli i parë!”, tha Kryemadhi. Sipas saj, roli i LSI- së në opozitë do të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë. “Ne jemi këtu për t’i treguar se kjo qeveri ka për qëllim, vetëm pasurimin e 3- 4 klientëve të saj dhe duke e bërë këtë në kurriz të atyre shqiptarëv­e që paguajnë taksa. Edi Rama pretendon se me këtë fletushkë, mbushur me gënjeshtra, do t’u vijë në ndihmë të rinjve”, tha kryetarja e LSI- së. Ajo akuzoi

Kryeminist­rin se ka lejuar kultivimin e drogës, ndërsa janë oligarkët, sipas saj, që diktojnë ekonominë e vendit. “Si mund të konsideroh­et “punë e mbaruar” dhe sukses lufta kundër kanabisit dhe drogës, kur dhjetëra tonë po kapen çdo muaj në vendet fqinje?

Si mund të krekoset kjo qeveri se kemi rikthyer rendin publik, ku bandat kriminale blejnë “varfërinë” e shqiptarëv­e përmes votës dhe ku “kriminelët me kollare” dhe oligarkët kanë kapur prej fyti sistemin tonë ekonomik dhe financiar? Çfarë duhet të ndodhë më shumë, kur vendet Europiane po alarmohen për kërcënimin e frikshëm që vjen nga lumenjtë e drogës dhe aktiviteti i krimit të organizuar me burim Shqipërinë?”, tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania