Panorama (Albania)

Oficeri i Burgjeve qëlloi 5 herë drejt biznesmeni­t

Të shtënat në sy të djemve të autorit e të plagosurit

- ETLEVA DELIA

Oficeri i Burgjeve, Kleant Musabelliu, ka qëlluar 5 herë në drejtim të biznesmeni­t Pëllumb Gjoka, me qëllim për ta vrarë, por vetëm një plumb e ka goditur atë në këmbë.

Burime të Policisë së Tiranës thanë se për këtë arsye ndaj efektivit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, tashmë të arrestuar, është ngritur akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Ndërsa mësohet se ngjarja e së hënës mbrëma te “Pazari i Ri”, ka ndodhur në sy djemve të autorit e të plagosurit, të cilët ishin edhe qëllimi i takimit mes tyre, për sqarimin e një sherri që kishin pasur më parë. Megjithëse Policia tha pas ngjarjes se 46vjeçari Pëllumb Gjoka ishte plagosur lehtë dhe ishte jashtë rrezikut për jetën, duket se situata ka qenë më e rëndë se kaq. Operacioni për heqjen e plumbit në njërën këmbë, ka zgjatur disa orë në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve, ka qenë shumë delikat, pasi i plagosur kishte humbur shumë gjak. Megjithatë, ndërhyrja kirurgjika­le ka përfunduar me sukses rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Më pas, biznesmeni është transportu­ar për mjekim më të specializu­ar në një prej spitaleve private në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen, dëshmitarë­t e pyetur nga Policia kanë deklaruar se jashtë ambienteve të lokalit ku ndodhi ngjarja, kishin dëgjuar 5 të shtëna arme zjarri. Por nga verifikime­t e kryera nga ekspertët, është konstatuar se 4 plumba kishin goditur tokën, ndërsa biznesmeni është qëlluar nga një plumb në këmbë.

NGJARJA Ngjarja, ku mbeti i plagosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ndodhi të hënën, rreth orës 21: 00, para një lokali te “Pazari i Ri”, në Tiranë. Policia tha se i plagosuri ndodhej jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka goditur në pjesën e këmbës. Autori e ka qëlluar atë me armën e shërbimit dhe menjëherë është vënë në pranga nga Policia. Policia është njoftuar për ngjarjen nga një telefonatë në numrin e emergjenca­ve dhe aty ka mbërritur menjëherë patrulla më e afërt e Komisariat­it nr. 1, që ka mundur të ndalojë autorin e dyshuar. Dëshmitarë­t kanë deklaruar në Polici se fillimisht konflikti ka nisur në ambientet e lokalit, por i plagosuri, duke tentuar të qetë- sojë situatën, i ka kërkuar autorit që të dilnin jashtë. Por pak sekonda pasi kanë dalë jashtë, Kleant Musabelliu, 43 vjeç ka qëlluar drejt tij me armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur. “Nga hetimet e deritanish­me mësohet se djemtë e shtetasve të sipërpërme­ndur janë konfliktua­r me njëri- tjetrin dhe ata ishin takuar në zonën e ‘ Pazarit të Ri’ për të biseduar në lidhje me konfliktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania