Panorama (Albania)

Hodhi gruan nga dritarja, burri rrezikon 35 vjet burg

-

TIRANE - Ferdinand Ruko, i akuzuar për vrasjen makabre të bashkëshor­tes së tij, Luljana Ruko, duke e hedhur nga dritarja e katit të katërt, rrezikon të dënohet me 35 vjet heqje lirie. Megjithëse Prokuroria e krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm, 53- vjeçari i ka shpëtuar këtij vendimi, pasi në korrik iu pranua nga Gjykata gjykimi i shkurtuar. Për këtë arsye ai do të qëndrojë pas hekurave për 35 vitet në vazhdim. Krimi i rëndë në familje ndodhi më 3 dhjetor të vitit të kaluar në lagjen "Kryengritj­a e Fierit, në Fier. Ferdinand Ruko, pas një debati që kishte pasur me bashkëshor­ten, e ka dhunuar dhe më pas e ka shtyrë atë nga dritarja e katit të katërt të pallatit. Pasi ndodhi krimi i rëndë, u mësua se 42- vjeçarja, një muaj përpara se të gjente vdekjen, kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga bashkëshor­ti, i cili e kishte dhunuar në mënyrë sistematik­e. Madje, më 4 nëntor, një muaj para vrasjes, nënë e 2 fëmijëve, kishte marrë nga Gjykata e Fierit urdhër mbrojtje, kujdestari­në e 2 fëmijëve dhe bashkëshor­ti i saj duhet të ruante distancë 2 metër largësi. Por tragjikish­t, vendimi nuk iu përcoll në kohë strukturav­e ekzekutues­e, duke sjellë si pasojë ngjarjen tragjike. E ekspozuar përballë dhunës së bashkëshor­tit të saj, 42vjeçarja nuk mundi të mbrohej nga askush, derisa më 3 dhjetor të vitit 2016, ndodhi krimi i rëndë në Fier. Viktima i ishte drejtuar fillimisht Policisë së Fierit, ku kishte denoncuar se dhunohej nga bashkëshor­ti, Ferdinand Ruko, ndërsa më pas edhe Gjykatës ku kishte kërkuar divorcin. Edhe të afërmit e autorit kanë pranuar se ai ishte i dhunshëm dhe për këtë shkak, marrëdhëni­a mes çiftit ishte në krizë dhe në prag ndarje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania