Panorama (Albania)

Tirana, Kupa e Shqipërisë është fiksim

-

Pasi siguruan Superkupën, tashmë bardhebluv­e të Ze Marias u kanë mbetur edhe dy "misione": ngjitja e menjëhersh­me në elitë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. Para se të nisin me të "panjohurën" ( Kategorinë e Parë), do t'u duhet që të luajnë me Besën për llogari të turit të parë në Kupë. Kushti i vendosur nga drejtuesit është i qartë: ky trofe duhet të mbetet në kryeqytet. Dhe rrugëtimi nis pikërisht sot në Kavajë, atje ku do të ndeshen me një kundërshta­r që e njohin mirë. Ulje- ngritjet e verdhezinj­ve kanë bërë që ndeshjet mes tyre në vitet e fundit të jenë të pakta, por gjithsesi Tirana shifrat i ka kundër. Mjafton të shohësh përballjet direkte dhe e kupton që, për të fundit herë në stadiumin "Besa", kanë fituar më 15 shkurt 2009. Në atë vit, bardheblut­ë kanë fituar titullin kampion, ndërsa golat e shënuar prej Xhafajt, Agollit dhe Memellit zhvlerësua­n barazimin e Mihanit.

- Nëse Lika, Karabeci, Daja, Kërçiku apo ndonjë tjetër, kurrë nuk kanë luajtur në Kategorinë e Parë, e

Eksperienc­a

njëjta gjë nuk vlen për të gjithë bardheblut­ë. Edhe pse pesha e ekipit do të bjerë mbi emrat e përmendur më lart, Tiranës do t'i japë një dorë edhe eksperienc­a e 6 lojtarëve, që gjatë karrierës së tyre kanë milituar në inferiore. Bishaj, Turtulli, Çelhaka, Greca, Levendi dhe Qilimi e njohin këtë ligë, ndaj dashur pa dashur do të kthehen në një forcë e shtuar për skuadrën. Megjithëse Tirana ka ndërtuar një superekip dhe këtë e dëshmoi kundër Kukësit në Superkupë, tashmë do të vendoset përballë një sprove realisht të madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania