Panorama (Albania)

Miratohet struktura e Qeverisë, kompetenca­t dhe si ndahen drejtoritë për 13 ministritë e reja

Meta: Të përshpejto­het zbatimi i Reformës në Drejtësi

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama dhe 14 ministrat e kabinetit të ri qeveritar janë betuar dje në Presidencë para kreut të shtetit, Ilir Meta. Ceremonia ka nisur në orën 17: 00 dhe ka zgjatur vetëm 15 minuta.

Ceremonia nisi me himnin kombëtar dhe leximin e dekretit të Presidenti­t. Më pas, Kryeminist­ri dhe ministrat janë ftuar në mënyrë nominale të betohen sipas formulës së përcaktuar në Librin Themeltar të Shtetit. “Betohem në nderin tim se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutë­n dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjës­i detyrën shumë të rëndësishm­e të anëtarit të Këshillit të Ministrave”, ishte formula e betimit për secilin ministër dhe pas kësaj, anëtarët e qeverisë kanë vendosur dorën mbi Kushtetutë­n e Shqipërisë, duke thënë “betohem”. Ajo që ra në sy gjatë ceremonisë ishte fakti se vetëm Kryeminist­ri Rama nuk e vendosi dorën mbi Kushtetutë, por tha “betohen” në këmbë, teksa po afrohej të firmoste marrjen e detyrës. Ndërkohë zëvendëskr­yeministrj­a dhe ministrat e tjerë kanë vendosur dorën mbi librin themeltar, më pas kanë firmosur marrjen e detyrës dhe kanë shtrënguar duart me Presidenti­n Ilir Meta. Edhe Kryeminist­ri Rama shtrëngoi duart me Ilir Metën, duke shkëmbyer në pak çaste një urim të shkurtër. Ajo që ra në sy ishte afrimiteti mes Ilir Metës dhe ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, me të cilin pozoi me duar në qafë dhe me më shumë buzëqeshje. Edhe në këtë ceremoni ra në sy fakti se Edi Rama kishte veshur kostumin serioz dhe atletet e zeza me gomë të bardhë. Ndërsa ministrat kostum dhe këpucë klasike. Pas përfundimi­t të ceremonisë, Presidenti Meta, Kryeminist­ri dhe ministrat kanë bërë fotografin­ë zyrtare në shkallët e Presidencë­s. Edi Rama fillimisht ishte pozicionua­r në krahun e majtë të Ilir Metës, por më pas ndryshoi krah, duke dalë në të djathtën e tij.

FJALIMI Në fjalën e tij, Presidenti Meta ka kërkuar nga qeveria që të përballojë me përgjegjës­i sfidat e mëdha. “Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca, por edhe nga opozita, përgjegjës­i më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara. Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejti­min e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të krijohen sa më shpejt institucio­net e reja të Drejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, por edhe të përmirësim­it të klimës së biznesit në vend”, ka thënë Meta. Kreu i shtetit ka përgëzuar nismën e qeverisë për ta pagëzuar vitin 2018 si “Vitin i Skënderbeu­t”. “Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeu­t e dëshiroj t’ju siguroj për mbësh- tetjen e këtij institucio­ni në nismën tuaj. Heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu, është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëv­e, këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpuni­mi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”, ka thënë Meta.

 ??  ?? QEVERIA “RAMA 2” ME PRESIDENTI­N META PAS BETIMIT
QEVERIA “RAMA 2” ME PRESIDENTI­N META PAS BETIMIT
 ??  ?? QEVERIA “RAMA 2” PAS BETIMIT NE PRESIDENCE
QEVERIA “RAMA 2” PAS BETIMIT NE PRESIDENCE
 ??  ?? Meta e Rama dje në Presidencë
Meta e Rama dje në Presidencë
 ??  ?? Rama dje në Presidencë
Rama dje në Presidencë
 ??  ?? Meta e Majko pas betimit të Qeverisë në Presidencë
Meta e Majko pas betimit të Qeverisë në Presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania