Panorama (Albania)

“Tetë femra”, Mujo, Bulku e Daku rikthehen bashkë në skenë

Vepra "8 femrat" bën bashkë në të njëjtën skenë Yllka Mujon, Rajmonda Bulkun, Olta Dakun, Zamira Kitën

-

Ato janë si një skuadër amazonash. Përreth tyre nuk ka burra. Edhe një që ishte e vranë. Ato apo të tjerë?

Nuk është hera e parë që regjisorja Driada Dervishi arrin të bëjë bashkë disa nga aktorët më të mirë të skenës së teatrit shqiptar, duke siguruar gjithnjë sukses. Por këtë herë ka mbledhur vetëm aktore. Madje ka vendosur të drejtojë një skuadër prej 12 grash, përfshirë dhe veten. Ka arritur të ngrejë "një skuadër", e cila premton shumë. Janë Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, si dhe Klodjana Keco, Blerta Belliu, Ilda Pepi e Paola Kodra, aktoret që do të ngjiten të gjitha së bashku në skenën e Teatrit të Korçës. Bëhet fjalë për komedinë "8 femrat", veprën më të famshme të dramaturgu­t francez Robert Thomas. Kjo vepër do të hapë Festivalin mbarëshqip­tar të Komedisë "KokoFest 2017". Teatri "Andon Zako Çajupi" në Korçë njofton se gjithçka është gati, veçse, tanimë, të gjitha biletat janë shitur.

VEPRA "Tetë gra dhe një mister", një komedi policore, është shkruar në vitin 1961 dhe është bërë e njohur edhe për faktin se ajo është realizuar edhe si film, ku interpreto­jnë Catherine Deneuve, Fanny Ardant, Emmanuelle Béart etj. Ngjarja vendoset në vitet ' 50, në një vilë të izoluar nga dëbora. Në prag të Krishtlind­jes, i zoti i shtëpisë gjendet i vrarë. E gjithë ngjarja vërtitet rreth misterit të vrasjes dhe gjetjes së vrasësit. Të ketë qenë ai një i huaj, apo një nga tetë gratë që e rrethonin zotërinë. Hija e dyshimit qëndron mbi çdo njërën prej tyre: gruan, dy vajzat, motrën, kunatën beqare, vjehrrën dinake, kamerieren dhe guvernante­n. Të gjitha janë të lidhura në mënyrë të dukshme apo të padukshme me viktimën dhe asnjëra prej tyre nuk është ashtu siç shfaqet. Çdonjëra mban sekretet e veta. Akuza dhe kundërakuz­a do të mbushin hapësirën e shtëpisë, e cila është izoluar nga pjesa tjetër e botës. Bashkë me zbulimin e vrasësit/ es, ato zbulojnë dhe fytyrën e tyre të vërtetë. NJË SKUADËR VETËM ME GRA Më shumë se për të zbuluar "misterin" e vrasjes së një burri të rrethuar nga tetë gra, publiku korçar duket se po pret me padurim të shohë në të njëjtën skenë disa nga aktoret më të mira të teatrit shqiptar. Bëhet fjalë për një brez aktoresh që kanë një karrierë të gjatë e të suksesshme tashmë, si Yllka Mujo e Rajmonda Bulku, që kanë interpretu­ar së bashku në Tushemisht që në kohën e "Zonjës nga qyteti". Po ashtu Zamira Kita, aktorja korçare, që administro­n edhe teatrin e Korçës. Shohim një rikthim të aktores Merita Çoçoli. Sërish e pranishme në një vepër me regji të Dervishit, Olta Daku, aktorja e shkëlqyer e komedisë, që i bën të gjithë të qeshin, pa qeshur asnjëherë vetë. I bashkohen kësaj skuadre edhe Klodjana Keco, që vitet e fundit ka realizuar jo pak role, si në kinematogr­afi, edhe në teatër, si dhe Blerta Belliu, Ilda Pepi e Paola Kodra. E për të qenë tërësisht e sigurt në produktin e vet, Dervishi nuk mund të mos ia besonte kostumogra­finë kostumogra­fes më të suksesshme të momentit, e cila e ka ngritur kostumogra­finë në një nivel më të lartë dhe ka bërë që të flitet për të si një element shumë i rëndësishë­m i veprës. Dervishi nuk ka "lejuar" asnjë burrë në skuadrën e saj. Skenografi­në ia ka besuar Fjoralba Priftit, ndërsa formulimin muzikor Metila Dervishit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania