Panorama (Albania)

Kuvendi 22 orë deri në 7 të mëngjesit, deputetët fjetën në lokal

Ruçi, i vetmi që nuk lëvizi nga karrigia për 14 orë e gjysmë

- FATION BINJAKU

Seanca maratonë e diskutimit të programit të qeverisë “Rama 2” dhe votimi i kabinetit të ri i ka mbajtur të mbërthyer në Parlament, deri në orët e para të mëngjesit, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca nisi në orën 9: 00 të ditës së martë dhe gjatë drekës u mundësuan vetëm dy pushime, rreth njëorëshe. Më pas seanca vijoi non stop deri në mbylljen e saj, në orën 7: 00 të mëngjesit të ditës së mërkurë. Deputetët e maxhorancë­s dhe opozitës, të cilët qëndruan për rreth 22 orë në sallën e Kuvendit, janë përballur shpeshherë me lodhjen dhe me gjumin. Burime pranë Kuvendit bënë të ditur se një pjesë e deputetëve kanë shfrytëzua­r ambientet e kafenesë që ndodhet mbrapa sallës së Parlamenti­t për të bërë “një sy gjumë” të shpejtë. Një pjesë e deputetëve që kanë pasur banesën afër, kanë shfrytëzua­r kohën e diskutimev­e pa fund për t’u çlodhur në ambientet familjare, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa disa janë përgjumur edhe para kamerave. Mësohet se situata është rënduar rreth orës 1: 00- 2: 00, ku një pjesë e deputetëve janë parë teksa po flinin në lokalin e Parlamenti­t.

MINUTAZHI Gjatë seancës maratonë të ditës së djeshme kanë folur rreth 78 deputetë, në fjalime rreth 20 minuta secili. Në total janë harxhuar rreth 1560 minuta, ose rreth 22 orë kohë parlamenta­re. Qëndrim “stoik” ka mbajtur kryetari i Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, i cili tregoi se është një “kockë e fortë”, pasi nuk pushoi për asnjë çast. Duke qenë se ishte seanca e dytë e Kuvendit dhe ende nuk janë zgjedhur zëvendëskr­yetarët e Kuvendit, e gjithë barra ka rënë mbi supet e Ruçit. Kreu i Parlamenti­t ka qëndruar i ulur në karrige dhe pa lëvizur, që nga ora 16: 30 e pasdites së ditës së martë kur rinisi seanca pas pushimit të dytë, deri në orën 7: 00 të ditës së mërkurë. Në fund, pasi u votua qeveria e re dhe programi i saj, Gramoz Ruçi i uroi deputetët me “natën e mirë”, por më pas e korrigjoi po vetë, duke thënë se ishte bërë ditë, pasi ishte ora 7 e mëngjesit. “Seancën tjetër do ta vendosim në Konferencë­n e Kryetarëve. Natën..., ditën e mirë se thashë natën e mirë tashi”. Gjatë legjislatu­rës së kaluar, ish- kreu i Parlamenti­t, Ilir Meta, kishte tre zëvendëskr­yetarë, Valentina Leskajn, Edmond Spahon dhe Shpëtim Idrizin, të cilët ndanin drejtimin e seancave me turne, kur ato zgjasnin deri në orët e vona.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetë të përgjumur gjatë seancës maratonë në Kuvend
Deputetë të përgjumur gjatë seancës maratonë në Kuvend
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania