Panorama (Albania)

Meditime në vdekjen e profesorit

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Këto ditë u nda nga jeta profesor Farudin Hoxha, projektues i disa prej veprave madhore...

hidroenerg­jetike. Emri i tij do të vazhdojë të bëjë dritë bashkë me Fierzën, Banjën, Bistricën etj. Boshllëku që lë pas ikja e personalit­eteve të këtij kalibri, gjeneron përsiatje për ekspertët dhe marrëdhëni­et që shoqëria jonë ka me ta. 1. Qofsha gabim, por kam përshtypje­n se, sa më shumë kalon koha, aq më të rrallë bëhen personalit­etet e këtyre përmasave.

Megjithatë, ky konstatim mund të jetë edhe iluzion. Në fund të jetës, ekspertët e shquar bien shumë më tepër në sy sesa ekspertët e rinj që janë në fillim apo në mes të karrierës. Këta të fundit mund të jenë po aq të zotë sa të vjetrit, por nuk tërheqin po aq vëmendjen e publikut. Koha relativish­t e shkurtër në punë do të thotë veprimtari dhe rezultate më të pakta. Krahas kësaj, për ekspertët e vjetër punon dhe opinioni i krijuar në vite.

Por ka të ngjarë se s’është thjesht problem perceptimi. Ka edhe faktorë objektivë që i bën jo fort të dukshëm ekspertët e rinj. Ndër ta vendin e kreut e zë emigrimi i trurit. Gjatë këtij tranzicion­i të gjatë dhe të vështirë, mijëra specialist­ë, të të gjitha niveleve, kanë lënë vendin, në kërkim të një jete më të mirë.

Sot për sot, shteti ynë nuk ka lista të sakta të emigrantëv­e. Thënë ndryshe, nuk dimë sa shqiptarë kanë ikur, ku kanë shkuar e çfarë bëjnë. Kjo është e dhimbshme, por bëhet sëmbuese në shpirt kur një informacio­n i tillë mungon edhe për specialist­ët e ekspertët.

Familja dhe shoqëria kanë investuar për krijimin e tyre, por shteti i ka hequr nga defteri. Është afërsisht si të mos dish ku i ke vënë gjërat e çmuara, bizhuterit­ë, stolitë etj.

Nuk bëhet fjalë për informacio­n që do të shuante një kuriozitet, por për baza të dhënash që do të na lejonin të ishim në kontakte të vazhdueshm­e me ekspertët e emigruar për të kërkuar rrugë afrimi e bashkëpuni­mi me ta dhe me institucio­net ku janë punësuar. 2. Përshtypja se ekspertët e së shkuarës mbeten të paarritshë­m, ka të ngjarë që buron edhe nga një shkak tjetër. Si ata që kemi këtu dhe ata që janë në emigracion, nuk dimë t’i përfshijmë në ligjërimin publik.

Në vend të tyre bëjmë të zëshëm politikanë gjysmëanal­fabetë dhe gjithologë që molloisin për gjithçka me kompetencë xherahu.

Vështirë të thuash nëse ky handikap buron vetëm nga dobësi të mediave tona, nga prirja e tyre për më të lehtën e më të zhurmshmen.

Mbase favorizohe­t edhe nga prirja e gjithë shoqërisë për të vrapuar pas shkëlqimit të rremë dhe gjërave boshe që, si rregull, kumbojnë më shumë.

Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, çdo shoqëri ka masa të mëdha njerëzish të prirura pas gjërave të lehta. Por ka dhe elita, dhe di t’i bëjë ato të zëshme.

Ekspertët dhe shkencëtar­ët, prej natyre nuk para i kanë qejf fjalët, jetojnë në botën e tyre dhe jo gjithnjë kanë aftësinë të flasin në publik. U takon gazetarëve dhe mediave që ta lehtësojnë e zbutin këtë handikap, për të mos mbetur tek 10- 15 emra që, laj- thaj, mbeten po ata, por që flasin e japin mend për gjithçka.

Në shoqëritë e zhvilluara, kur ka probleme të ndryshme, mediat synojnë të sjellin sidomos zërin e ekspertëve që janë marrë me këto probleme dhe kanë shkruar për to. E bëjnë këtë larg akademizma­ve, nëpërmjet intervista­sh, bisedash telefonike, ekstraktes­h divulgativ­e nga njëra apo tjetra vepër autoritare, etj.

Te ne hapet, p. sh., një diskutim mediatik për përmbytjet apo për Skënderbeu­n, flasin të larë e të palarë. Vetëm opinioni i ekspertëve hidrikë apo i historianë­ve që kanë bërë kërkime në këtë temë nuk kërkohet. 3. Ajo që thuhet në rrjetet sociale për ekspertët e shquar të së kaluarës ka prirjen të kalojë në ekstreme: idealizim apo mohim apriori.

Profesor Farudin Hoxha, më shkruan dikush në Facebook, ishte inxhinier i mirë për kohën e vet, por edhe ministër ndërtimi që veproi nën tutelën e politikës shkatërrue­se dhe u bë vegël e saj.

Qëndrimi ndaj trashëgimi­së së regjimit totalitar është problem kompleks dhe, sot për sot, i mbingarkua­r me pasione e subjektivi­zëm. Gjithsesi, mund të diskutojmë ndonjë gjë konkrete për kontribute­t e ekspertëve të asaj kohe.

Për opinionin e shëndoshë publik, njerëzit nuk mbijetojnë në ofiqe e tituj, por në ato që bëjnë e lënë pas, në vepra.

Veprat e mëdha hidroenerg­jetike që u projektuan nga ekspertë të përmasave të prof. Hoxhës dhe u ndërtuan nga qindra- mijëra inxhinierë, teknikë e punëtorë, hyjnë në trashëgimi­në tonë më të çmuar.

Pa to, rruga e Shqipërisë për në modernitet do të ishte thuajse e pamundur. Pishtari dhe bishtuku, më shumë se dritën, të kujtojnë errësirën, ashtu siç të kujtojnë Mesjetën dhe jetën e amullt.

Po qe se sot nuk do të kishim energjinë elektrike që prodhojnë hidrocentr­alet e ndërtuara dje, po qe se gjithçka do ta importonim apo do ta prodhonim nga hidrokarbu­ret, problemet tona me varfërinë dhe prapambetj­en do të ishin shumë më të dhimbshme e më trazuese.

Në këtë kuptim, armatat e njerëzve që ndërtuan vepra të tilla vazhdojnë të kontribuoj­në edhe sot e kësaj dite. Djersa e tyre na e bën jetesën më të lehtë.

Por tragjikome­dia është se nuk u shpërblyen as atëherë, as sot. Atëherë ishin viktimë e barazitizm­it totalitar. Sot mbeten viktimë e një privatizim­i shkel e shko që, krahas të tjerash, u fali dyqanet shitësve, por la pa gjë ndërtuesit e veprave të mëdha.

Ky privatizim, i ideuar prej shejtan budallenjs­h, e ka bërë vendin lesheli dhe duket se do të vazhdojë të pjellë grindje mes njerëzve, si dhe pasiguri për investime e zhvillim. Dava ekspertësh.

 ??  ??
 ??  ?? Farudin Hoxha
Farudin Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania