Panorama (Albania)

Pse jo… Basha kryetar Kuvendi?

- MENTOR NAZARKO

Maratona e diskutimit parlamenta­r për programin dhe përbërjen e qeverisë Rama, fillimi...

i legjislatu­rës ofruan dy momente, të cilat mund të karakteriz­ohen si shfaqja kryesore e llojit të opozitës që do të bëjë Basha. Sipas proverbave: dielli duket që në mëngjes, apo fillimi i mirë është gjysma e punës. Çështja Ruçi dhe cilësia e diskutimev­e të PD- së, në lidhje me programin ngjajnë tema pa lidhje me njëra– tjetrën, por për shkak se u zhvilluan, u trajtuan në të njëjtën kohë, për shkak se mbajnë vulën e kryetarit të ri Basha, parathonë shumë se si do të jetë opozita e tij në ditët që do të vijnë.

Në lidhje me çështjen Ruçi do duhen thënë disa konsiderat­a: së pari, Ruçi i përket një gjenerate të vjetër të politikanë­ve, e cila nuk ekziston më në nivelet e larta drejtuese të partive kryesore të pluralizmi­t të parë, përkatësis­ht Partisë Demokratik­e apo Partisë Socialiste. Berisha, në moshë të përafërt, që vjen gjithashtu nga Partia e Punës, ka ikur nga drejtimi i PD- së dhe nuk ka mundësi të ketë një strehë të fundit si kjo- kryetar i Kuvendit, por veç të komandohet prej Ruçit në kohëzgjatj­en e fjalimeve të veta maratonike, apo replikash impulsive. Në skenën politike shqiptare apo në skenën politike të vendeve e tjera rreth e përqark nuk gjendet politikan të moshës së tij apo me eksperienc­ën që ka Ruçi. Ruçi kësisoj, ishte i fundit i mohikanëve komunistë: ama krejt ndryshe nga të tjerët, të harruar, që maksimumi bëjnë esera, e ka rishpikur veten duke u bërë i dobishëm për të gjithë kryetarët e radhës në PS, si kryetari Nano, si kryetari Rama qoftë në betejat e brendshme në parti, qoftë duke udhëhequr suksesshëm partinë në zonat e vështira elektorale apo me simbolikë të veçantë siç ishte Fieri. Pra, ai votohet.

Në këtë kuptim emërimi i tij ngjan se ishte sipas Ramës, mbyllja dinjitoze e karrierës së një veterani. Në një shikim alla manaxheria­l, emërimi i Ruçit ishte një pranim i vendimit të elektorati­t të vjetër të Partisë Socialiste, ( elektorati­t besnik të saj, elektorati që përfaqëson Partinë e Punës për moshën që ka, për vendet e punës ka mbuluar gjatë regjimit komunist, ministri, shërbimet sekrete, në polici, në administri­min lokal), ka emëruar si aksioner Ruçin, si përfaqësue­sin e aksioneve të kësaj pjese të elektorati­t në bordin drejtues të partisë që vjen prej Partisë së Punës. Nëse e sheh kështu, kjo pjesë e elektorati­t që voton vetëm PSnë, do të donte të kishte përfaqësue­sin e vet në këtë bord drejtues, në krye të institucio­neve. Rama ndërkohë ka menduar dhe për të pasur një figurë të fortë në marrëdhëni­et me Metën, e pse jo dhe për të disiplinua­r Berishën, moshatarin e tij.

Për të gjitha këto arsye qartësisht të njohura, që nuk ndodhin shpesh, Ruçi u bë më i shenjuari në debatin politik të ditëve të fundit. Masakra e Shkodrës e prillit 1990, kur ai ishte ministër, u soll sërish në vëmendje, së bashku me refuzimin e vizës amerikane për të cilën ai vetë ka dhënë një shpjegim se e ka marrë ( në 2005), ndonëse ambasada amerikane heshti, ishin argumentet kryesore kundër emërimit të tij.

PSE JO BASHA KRYETAR KUVENDI?

Në shumë kuptime, pra Ruçi nuk duhet të ishte aty ku është, por në pension politik. Për frymën politike që është krijuar rreth shqiptarit të shekullit 21, ndoshta Basha duhet të ishte kryetari i Kuvendit. Dhe në qoftë se do të kishte ndodhur kështu, të gjitha polemikat që u bënë për Ruçin nuk do të ekzistonin. Basha do të duhet të ishte ndërlidhës­i kryesor ndërmjet parlamenti­t dhe

presidenti­t Meta. Atë që është roli kryesor që duhet të zhvillojë Ruçi si dorë e fortë kundrejt Presidenti­t Meta, mund ta luante edhe Basha duke vijuar jetësimin e atij që ishte njëri prej qëllimeve të marrëveshj­es Rama– Basha: distancimi i PD- së nga LSI.

Pikëpyetje­t që lidhen me një Bashë- kryetar Kuvendi janë të lidhura kryesisht me atë se a mundej që opozita të bëhet e fortë nëse kryetari

i Kuvendit do të ishte përfaqësue­si i saj më i lartë. A do të ishte ky vijim i frymës së marrëveshj­es Rama- Basha? Po, mund të ishte, por opozita do duhej të ishte e një lloji tjetër. Nëse opozita do të vazhdonte me të njëjtën frymë e të njëjtin stil duke bërë atë që di më mirë, të sulmojë mbi bazën e biografisë së kundërshta­rit, duke formuluar akuza penale nga foltore politike, ndoshta Basha nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

Ama, në qoftë se do të mendohet për një opozitë të një stili modern, atëherë Basha do të ishte zgjidhja e duhur për t’u bërë ballë disa prej atyre që janë sfidat më të rëndësishm­e të Shqipërinë në muajt që do të vijnë dhe që u trajtuan në marrëveshj­en Rama- Basha. Saktësisht miratimi i ligjeve për integrimin, reforma zgjedhore, reforma kushtetues­e, votimi elektronik, të cilat janë që të gjitha çështje që është e vështirë të zgjidhen, nëse PD nuk arrin apo nuk respekton marrëveshj­en me PS.

MODEL I RI OPOZITE- OPOZITA ALTERNATIV­E

Por ka dhe një moment tjetër, kur flitet për cilësinë e të bërit opozitë. Ajo çka është bërë deri më tani nga Berisha, nuk është e vetmja mënyrë e të bërit opozitë. Kjo do duhet të ndryshojë në njëfarë mënyre tani edhe me praninë e Bashës e Berishës njëkohësis­ht në parlament- dualitet, të cilën paradoksal­isht e zgjidhi Ruçi në vendimin e tij për t’ia shkurtuar kohën Berishës dhe ia dhënë atë Bashës. Në një kontekst si ky, Basha do të duhet të diferencoh­et midis stilit të tij të të bërit opozitë dhe asaj që ka ditur dhe di të bëjë më mirë Berisha derisa të largohet nga politika.

Si? Basha e ka mundësinë ende të gjallë që t’i kërkojë Ramës që të paktën në këtë periudhë të qeverisjes së vendit, që opozita të përfshihet më shumë në informacio­nin për qeverisjen. Është e provuar tashmë se një parti, e cila qëndron 4 vjet, 8 vjet apo më shumë larg pushtetit, i humb aftësitë qeverisëse. Duke qenë larg informacio­nit, larg dijenisë mbi politikat, opozita e ka përqendrua­r kundërshti­në e vet ndaj qeverisë në sulme apo akuza për korrupsion, të cilat do duhet të ishin lëndë e parë për Prokurorin­ë dhe organet e drejtësisë, jo për opozitën. Një opozitë e shekullit të 21- të, do të duhet të zhvillonte që nga sprova e saj e parë, vizionin e saj për taksën progresive apo të sheshtë, ndryshimin radikal të shërbimit shëndetëso­r, dividentin, për ndryshimin e modelit ekonomik mbështetur te prodhimi, jo për çështjen Ruçi, për të cilën Partia Socialiste votohet, ose nuk votohet. Partisë Demokratik­e madje do duhet t’i vinte mirë që socialistë­t gabojnë me emërime të tilla. Duke u fokusuar te çështja Ruçi, opozita me vetëdije apo pa vetëdije filloi të vepronte në stilin e vjetër të paraardhës­it e saj që është Berisha duke u marrë me politikën biografike, duke mos u marrë me politikën përmbajtës­ore.

Basha personalis­ht do duhet t’i kërkonte Ramës që opozita në realizim të këtyre objektivav­e si integrimi ( marrja e statusit të vendit kandidat, çështja e negociatav­e etj)., të mund të bashkëndan­te dhe administro­nte informacio­n për qeverisjen dhe mbi bazë të këtij informacio­ni, dhe kontrolli eventual mbi qeverisjen, të ndërtonte opozitën alternativ­e. Nëse debati politik në vend do të zhvillohej mbi pensionet, politikat shëndetëso­re, kthimin e pronave ( tema me të cilat gazetat shesin shumë kopje, pra për të cilat ka interes), atëherë me siguri një opozitë e zhvilluar në këtë terren tjetër do të ishte shumë më tërheqëse sesa kjo opozitë që pamë këto tri ditë, një vijim natyral i opozitës të bërë nga Berisha dhe që doli humbëse në zgjedhjet e fundit. Sa për shembull: Basha bëri një lloj autogoli me atë që akuzoi Ramën për 3 votat që ai i quajti vota të blera që Ruçi të bëhej kryetar Kuvendi. Pse? Sipas një fabule të vjetër, fajtor mund të ishte jo thjesht ai që vodhi lopën, por dhe ai që duhet ta ruante: d. m. th. janë deputetët e PD- së, kryetari i tyre, ata që duhet të ndihen fajtorë e jo ata që i kanë kërkuar votën.

Jemi në shekullin e 21- të dhe një veteran parlamenti si Ruçi mund të merrte 2- 3 ose më shumë vota nga krahu tjetër politik, pse ka miqësi të vjetra. Zaten kjo është arsyeja pse LSI e shmangu praninë në votimin e fshehtë për Ruçin duke llogaritur që dhe ajo mund të kishte rrjedhje, të cilat nuk janë domosdoshm­ërisht vjedhje apo blerje, por janë pjesë e kohërave që jetojmë. Kur deputetët që kanë 4,5 apo më shumë mandate në jetën parlamenta­re, ata kanë krijuar miqësi të tilla që ia mundësojnë tejkalimin e shumicës parlamenta­re në një votim të fshehtë.

E ARDHMJA E MARRËVESHJ­ES

Megjithatë e ardhmja e marrëdhëni­eve PD– PS nuk është e përcaktuar rreptësish­t nga hija e trajtimit të këtyre dy çështjeve në tri ditët e para të Bashës si kryetar i opozitës parlamenta­re të vendit. As nga metafora e tij se Marrëveshj­a ka vdekur, kur dihet se në politikë marrëveshj­et dhe ngjallen. Basha në ligjërimin e tij la të kuptohet se midis dy partive ka shanse për vazhdimin e marrëveshj­es në ato pika, të cilat janë themelore edhe për rezultatin elektoral të ardhshëm të Partisë Demokratik­e, saktësisht votimin elektronik, reformën zgjedhore, reformën kushtetues­e apo për çështje të tjera. Ku u duk kjo? Retorika e Bashës nuk ishte totalisht përjashtue­se: retorika e tij, ndoshta nën ndikimin e Berishës apo të kundërshta­rëve të tij brenda partisë, mundet që të jetë ashpërsuar më shumë ditët e fundit, por kjo nuk do të thotë se në një gjykim të ftohtë, në një gjykim strategjik Partia Demokratik­e ka vendosur që të mos vijojë atë frymë të nisur nga marrëveshj­a e majit për ta kufizuar akoma dhe më shumë LSI- në, parti e cila për herë të parë është duke propozuar opozitën në terma të ashpra si këto që po shohim nën drejtimin e zonjës Kryemadhi. Është jetike për PD që krahas luftës ndaj PS, krahas diferencim­it programor nga PS, të tregojë identiteti­n e vet, fuqinë e vet në të bërit opozitë alternativ­e, opozitë e tipit të ri, dhe jo shndërrimi­n e saj në një aleate të pakuptimtë të LSI. Parti që historikis­ht vetëm e ka gërryer atë. Pa u ndalur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania