Panorama (Albania)

Arsimi i lartë pezull dhe programi i Qeverisë

- VALENTINA DUKA

Pasi lexova me kujdes pro gramin e kabinetit të ri...

qeveritar, vërej me keqardhje të thellë se ky dokument nuk është gjë tjetër veçse një fletëpalos­je propagandi­stike e mbushur me premtime të përgjithsh­me dhe që nuk jep asnjë garanci reale e konkrete, nuk krijon kurrfarë besimi për kapërcimin e gjendjes së rëndë ekonomiko- sociale që është krijuar në Shqipërinë e katër viteve të shkuara të qeverisjes së kryeminist­rit Rama.

Në programin e servirur nga qeveria nuk duket asnjë reflektim serioz dhe bindës në lidhje me ndryshimin e gjendjes dëshpërues­e në lëmin e arsimit dhe të kërkimit shkencor. Edhe pse janë rreshtuar deklarime joshëse dhe të bujshme për një sistem arsimor efiçent, për shkollim cilësor dhe të barabartë për të gjithë, për rritje të buxhetit për arsimin dhe kërkimin shkencor, në asnjë nga fushat prioritare të paraqitura në program, nuk gjen të paktën, në një rast të vetëm, një shumë financiare konkrete që mendohet të shpenzohet nga qeveria për të mbështetur një objektiv të caktuar. Si mund të jetë e besueshme lista e premtimeve qeveritare për përmirësim të standardev­e të arsimit shqiptar kur nuk garanton financiari­sht një gjë të tillë? Madje për habinë tonë, në program nuk është përmendur fare se sa për qind do të jetë pjesa e Prodhimit të Përgjithsh­ëm Bruto që do të ndahet këtë katërvjeça­r si buxhet për financimin e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Të gjithë e dimë se arsimi shqiptar ballafaqoh­et sot me probleme të mprehta e serioze, një pjesë e mirë e të cilave janë krijuar e rënduar katër vitet e shkuara falë paaftësisë e diletantiz­mit në administri­min e këtij sektori jetik për vendin.

Ligji i arsimit të lartë i miratuar në vitin 2015, ndryshe nga ç’u propagandu­a nga qeveria e kaluar, jo vetëm që nuk ka treguar shenja të një rregullimi ligjor të shëndoshë, të qëndrueshë­m e bashkëkoho­r të veprimtari­së së institucio­neve të arsimit të lartë publik e jopublik, por në të kundërt, ka prodhuar anomali e pengesa serioze në funksionim­in e këtyre institucio­neve, sidomos në universite­tet publike, ku vihen re qartësisht përplasje e kontradikt­a midis poleve të ndryshme të drejtimit të krijuara sipas ligjit të lartpërmen­dur. Si për ironi të fatit, afro dy vjet pas miratimit të ligjit në fjalë, ne ende nuk kemi të plotë paketën e akteve nënligjore që të sigurojnë zbatimin e plotë dhe efektiv të ligjit, duke krijuar kështu një gjendje pezull krejt të papërshtat­shme për një zhvillim normal të arsimit të lartë në Shqipëri.

Në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme janë vendosur formulime të përgjithsh­me për arsim cilësor dhe të orientuar nga tregu i punës, për përmbyllje­n e gjithë kuadrit institucio­nal e rregullato­r, për institucio­nalizimin e Anketës Kombëtare Studentore si instrument për vlerësimin e uni- versitetev­e, por asgjëkundi nuk flitet për investime që duhet të bëjë qeveria për ndërtimin e kampuseve të Universite­tit të Tiranës dhe universite­teve të tjera publike siç i ka gjithë bota, për ndërtimin edhe në Shqipëri të biblioteka­ve universita­re moderne ku studentë e pedagogë njësoj si kolegët e tyre të huaj, të gjejnë mjediset e duhura për studim. Si është e mundur që qeveria e re të mos ketë asnjë angazhim programor në lidhje me përmirësim­in e kushteve të studentëve, të krijimit të mjediseve të posaçme për sport dhe argëtim, për rritjen e bursave studentore etj. Po ashtu asgjë nuk thuhet ç’do të bëhet për përmirësim­in e statusit të personelit akademik të universite­teve, për rritjen e pagave të paktën në nivelet që sot e kanë kolegët e Kosovës!

Sot lipset të kishim reflektime më të qarta e më konkrete në program edhe për kërkimin shkencor në Shqipëri. Qeverisja e deritanish­me e z. Rama ka një dështim spektakola­r në fushën e reformimit të institucio­neve kërkimore në Shqipëri. Të gjithë jemi dëshmitarë për gjendjen e amullt dhe pa asnjë perspektiv­ë reformimi në të cilën u lanë Qendra e Studimeve Albanologj­ike ( sot: Akademia e Studimeve Albanologj­ike) dhe Akademia e Shkencave.

A ka vallë qeveria e re një strategji të qartë për reformimin dhe fuqizimin e këtyre qendrave kërkimore në përputhje me standardet bashkëkoho­re dhe me interesat tona kombëtare? A mund të thuhet se qeveria e re ka vlerësimin e duhur dhe vetëdijen e nevojshme për një albanologj­i shqiptare të konsolidua­r, për një rol qendror të Tiranës në kërkimet shkencore të fushave të albanologj­isë, kur në programin e saj nuk thuhet asnjë fjalë për këto çështje? Unë jam dakord që të fuqizohet më tej roli i universite­teve tona si pole të kërkimit shkencor, të shtohen financimet për projektet kërkimore universita­re, sepse kjo do të thotë që universite­ti ynë të ketë profilin e tij të vërtetë si institucio­n i tillë. Por në kushtet tona, ne na duhet të ruajmë, të forcojmë e të modernizoj­më institutet dhe qendrat e specializu­ara të albanologj­isë, të shkencave që lidhen me identiteti­n tonë kombëtar, t’i kemi ato institucio­ne model, me infrastruk­turë moderne e mundësi të gjera kërkimi.

Së fundi, duke iu referuar fjalimit të Kryeminist­rit Rama, në të cilin më shumë vend zunë historia dhe figura e Skënderbeu­t sesa vetë shpjegimi i programit të qeverisë, do t’i sugjeroja zotit Rama që të mos e keqpërdorë për qëllime politike e propagandi­stike emrin e heroit, sepse ky i fundit, i bezdisur, mund të ngrihej nga varri dhe ta qortonte me fjalët: “Nuk është nevoja të më përmendni vend e pa vend! Për mua mjafton që ju të punoni për Shqipërinë ashtu sikundër unë luftova për lirinë e saj”.

Do t’i sugjeroja zotit Rama që të mos e keqpërdorë për qëllime politike e propagandi­stike emrin e heroit, sepse ky i fundit, i bezdisur, mund të ngrihej nga varri dhe ta qortonte me fjalët: “Nuk është nevoja të më përmendni vend e pa vend! Për mua mjafton që ju të punoni për Shqipërinë ashtu sikundër unë luftova për lirinë e saj”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania