Panorama (Albania)

Meta: Shpresojmë që BE të hapë negociatat

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet optimist për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE, pas rekomandim­it pozitiv që vendi mori dhe reformave të realizuara në katër vitet e fundit. Në një intervistë të dhënë për gazetën italiane “La Stampa”, kreu i shtetit ka deklaruar se integrimi, jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë Ballkanit Perëndimor, është jetik për të gjithë rajonin dhe vetë Europën.

President, në ç’pikë është procesi i anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në ç’pikë janë reformat që keni ndërmarrë?

Pas rekomandim­it pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e për anëtarësim, pas zgjedhjeve tona të përgjithsh­me dhe qeverisë, filluam zbatimin e Reformës së re të Drejtësisë. Tani shpresojmë që vendimi i BE- së për të hapur negociatat do të vijë sa më shpejt. Pse është e rëndësishm­e për Shqipërinë të hyjë në Europë? Sepse ne jemi europianë, ne jemi një vend dhe një popull europian. Për shumë dekada kemi qenë një nga vendet më të izoluara në botë dhe natyrisht më të izoluarit në Europë. Aspiratat e vendit për një të ardhme europiane është ende shumë e fortë dhe popullore. Ne dëshirojmë një të ardhme prosperite­ti dhe paqeje për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin, dhe e vetmja gjë që mund të na bashkojë në bashkëpuni­min e ardhshëm është perspektiv­a e përbashkët europiane. Europa është perspektiv­a e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit. Nëse kjo perspektiv­ë do të dështonte, vendet tona do të zhyteshin si në të kaluarën në problemet e vjetra të nacionaliz­mit dhe kufijtë mes shteteve, duke u kthyer në një të kaluar që nuk ishte aq paqësore. Ky argument dëshmon edhe rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të integrimit tonë.

Sipas një studimi të Transparen­cy Internatio­nal të vitit 2016, Shqipëria është e treta në Europë për shkallën e korrupsion­it të klasës së saj politike. Çfarë po bëni konkretish­t dhe çfarë në veçanti në lidhje me korrupsion­in?

Unë besoj se korrupsion­i duhet të luftohet përmes sistemit gjyqësor të vendit. Për këtë arsye, sistemi gjyqësor duhet të jetë me integritet dhe i besueshëm. Dhe reforma jonë filloi nga verifikimi i figurave të sistemit të drejtësisë, prokurorëv­e, zëvendëspr­okurorëve, gjyqtarëve. Është një reformë e fortë që shkon në drejtim të transparen­cës dhe mbështetet fuqishëm nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por dhe nga shoqëria civile e mediat. Ne shpresojmë që me zbatimin e verifikimi­t, tashmë të filluar, së shpejti do të kemi institucio­ne të forta dhe të besueshme në luftën kundër korrupsion­it dhe aktivitete­ve të paligjshme në vend. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të forcojmë ligjin dhe institucio­net, por gjithashtu do të krijojmë një mjedis të mirë biznesi për investimet e huaja.

Çfarë po bën Shqipëria për të mbajtur nën kontroll rizgjimin fetar me vokacion xhihadist?

Së pari, fenomeni i radikalizi­mit të të rinjve nuk ka të bëjë vetëm me vendet ku jetojnë myslimanët. Është një fenomen që po zgjerohet edhe në vendet shumë të zhvilluara të BE- së. Ne jemi në një moment të rëndësishë­m, në të cilin ndodhin fakte dhe keqdashje për ata që duan të përdorin fenë për qëllime të tjera. Por unë mendoj se Shqipëria nuk është vendi ku kjo dukuri është shqetësues­e. Kemi një harmoni dhe bashkëjete­së fetare që na dallon, por kjo harmoni dhe bashkëjete­së duhet të ruhen në të ardhmen me përkushtim, sepse nuk është një dhuratë e garantuar përgjithmo­në. Presim që dikush që do të përpiqet ta sulmojë këtë bashkëjete­së, por ne gjithashtu e dimë se kjo është një bashkëjete­së e fortë dhe e qëndrueshm­e. Me pak fjalë, nuk vërej shqetësime serioze. Është e qartë se kemi një bashkëpuni­m të madh në luftën kundër terrorizmi­t, veçanërish­t me Italinë. Ne e dimë se siguria juaj është siguria jonë dhe se terrorizmi nuk është problem i kufizuar në zonën e Adriatikut, por i përhapur në të gjithë Mesdheun, është një fenomen i ri që u rrit shumë mbas “pranverave arabe”. Është një provë e rëndësishm­e e BE- së për stabilitet­in e rajoneve fqinje.

 ??  ?? Presidenti Meta me homologun italian, Mattarella
Presidenti Meta me homologun italian, Mattarella

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania