Panorama (Albania)

Miratohet struktura e re e Qeverisë, kompetenca­t dhe drejtoritë për çdo ministri

Ahmetaj merr edhe strehimin dhe administri­min e pronës shtetërore, Gjiknuri nga planifikim­i urban te shërbimi postar

- ARISTIR LUMEZI

Në mbledhjen e parë të saj, Qeveria "Rama 2" miratoi kompetenca­t e reja të ministrive të saj. Pas shkurtimit të numrit të ministrive, nga 19 në 13, dhe rikompozim­it të disa ministrive, në ditën e parë të punës së tyre, ministrat u njohën me kompetenca­t e tyre të reja.

Ministria më e madhe e krijuar, ajo e Infrastruk­turës dhe Energjisë, përveç industrisë dhe minierat, ka në kompetencë të saj edhe zhvillimin urban dhe telekomuni­kacionin. Vendimi i qeverisë i përcakton kësaj ministrie të drejtuar nga Damian Gjiknuri një listë të gjatë përgjegjës­ish dhe kompetenca­sh për të përmbushur që lidhen me

sektorin e planifikim­it dhe zhvillimit urban, në sektorin e infrastruk­turës dhe transporti­t, në sektorin e telekomuni­kacionit e shërbimit postar, në sektorin e energjisë, shfrytëzim­it të burimeve energjetik­e e minerare dhe në sektorin e industrisë.

Një tjetër ministri me shumë përgjegjës­i është edhe ajo e Financave dhe Ekonomisë, e cila brenda saj përfshin dhe punësimin. Arben Ahmetaj që drejton këtë ministri do të përgjigjet për administri­min e buxhetit të shtetit, menaxhimin e borxhit publik, por dhe fushën e strehimit, punësimit, fushën e arsimit dhe formimit profesiona­l, si dhe administri­min e fondit të sigurimeve shoqërore. Një rol të ri merr dhe ministri i Jashtëm sa i takon procesit të anëtarësim­it në BE. Ai do të bashkërend­ojë dhe fondet që vijnë nga Bashkimi Europian, që deri dje i menaxhonte Ministria e Integrimit Europian. “Misioni i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme është hartimi dhe zbatimi i politikave të jashtme, drejtimi teknik dhe bashkërend­imi i procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, zhvillimi dhe fuqizimi i diplomacis­ë ekonomike, si dhe bashkërend­imi i ndihmave financiare nga Bashkimi Europian”, thuhet në vendimin e qeverisë për përgjegjës­itë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Për të përmirësua­r marrëdhëni­en e biznesit me administra­tën publike dhe zyrat e shtetit, kryeminist­ri emëroi Sonila Qaton si ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es. Kompetenca­t dhe përgjegjës­itë e saj janë shumë strikte dhe autoritare. “Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es: Investigon dhe trajton ankesat administra­tive të sipërmarrj­eve private, përfshirë ato të investitor­ëve strategjik­ë dhe/ ose të huaj, kundrejt institucio­neve publike, të cilat përf- shijnë institucio­net publike të pushtetit qendror, vendor, shoqërive publike, si dhe të zyrtarëve të tyre; Ndërmjetës­on komunikimi­n e sipërmarrj­es me institucio­net publike për zbatimin e kontratave, si dhe zhvillon mekanizma të zgjidhjes para- prake të mosmarrëve­shjeve midis tyre”, thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Përgjegjës­i të reja sa i takon marrëdhëni­es me diasporën merr dhe Pandeli Majko në postin e ministrit të Shtetit për Diasporën. Majkos i kërkohet të koordinojë pro- cesin për të garantuar regjistrim­in dhe të drejtën e pjesëmarrj­es së diasporës në votime, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, si dhe organizimi­n e drejtimin e krijimit të Agjencisë Shtetërore të Diasporës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania