Panorama (Albania)

Votimi i Qeverisë, maxhoranca e re me 78 vota

Përveç 74 socialistë­ve, pro edhe 3 deputetët e PDIU dhe Doshi

-

Pas një seance maratonë, Parlamenti ka votuar mëngjesin e së mërkurës programin 4- vjeçar dhe përbërjen e Qeverisë “Rama 2”. Votimi ka nisur rreth orës 06: 50 minuta të ditës së mërkurë, një seancë që nisi në orën 09: 00 të ditës së martë. Kabineti qeveritar “Rama 2” mori në total 78 vota pro nga maxhoranca dhe 51 vota kundër nga opozita. Partia Socialiste përveç 74 mandateve të saj, ka arritur të sigurojë dhe 3 votat e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, si dhe votën e deputetit të Partisë Social- Demokrate, Tom Doshi. Ndërkohë që kundër programit 2017- 2021 të propozuar nga Kryeminist­ri Edi Rama dhe kabineti i tij i ministrave votuan 51 ligjvënës të pakicës. Konkretish­t 35 vota kundër nga Partia Demokratik­e dhe 16 vota nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në sallë ra në sy mungesa e votës së ish- liderit historik të Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë ditës, por nuk qëndroi deri në fund të seancës për të dhënë votën kundër Qeverisë “Rama 2”. Po ashtu deri në fund nuk kanë rezistuar deputetët e rinj të Partisë Demokratik­e, si Xhemal Gjunkshi, Lorenc Luka, Tritan Shehu, Ardor Frrokaj, Klevis Balliu dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Ata i kishin lënë kartat në sistemin e votimit, por kur u desh prezenca për t’i vënë në punë votat kundër, ata nuk ishin prezentë në sallë. Ndërkohë, sipas procesverb­alit të votimit, në sallën e Parlamenti­t kanë munguar katër deputetë. Tre prej tyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke filluar nga Lefter Koka, Agron Çela e Vangjel Tavo, si dhe demokrati Eduard Halimi. Deputetët e LSI- së nuk ishin të pranishëm që në fillim të seancës, madje nuk mbajtën asnjë fjalim.

 ??  ?? Faksimile e procesverb­alit të votimit
Faksimile e procesverb­alit të votimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania