Panorama (Albania)

Investimi në art, Veliaj: Dy shkolla për artistët e rinj

"Në dy vitet e para të mandatit ndërtuam 2 shkolla kombëtare që mirëpresin të rinj nga i gjithë vendi"

- TIRANË

Artistët e rinj të Shkollës së Baletit e nisën vitin e ri në mjedise të reja, tërësisht të rikonstruk­tuara.

Në fjalën e inaugurimi­t kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kujtoi ditën e përpara pak muajve në nisje të punimeve ku shkolla ishte në gjendje të mjeruar. "Ajo që më ka pëlqyer te Shkolla e Baletit është se pavarësish­t si ka qenë infrastruk­tura, kushtet, besoj se ka pasur plot elementë të tjerë, kaq shumë dashuri për ta bërë këtë punë. Sigurisht, duhet edhe infrastruk­tura. Mbaj mend ditën e parë që kemi qenë këtu, kur po shikonim pak se çfarë ndërhyrjes­h mund të bënim, binte një shi dhe një furtunë e tmerrshme. Jo për metaforë, por realisht çfarë binte jashtë, hynte brenda". Për Veliajn, rregullimi i dy shkollave kombëtare për artistët e rinj konsideroh­et një premtim i përmbushur. "Unë besoj se shkollat ku kemi gjasat më të mëdha që të kemi produkt të mirëfilltë ' Made in Albania' janë dy: Shkolla e Liceut dhe Shkolla e Baletit. Ndaj më vjen mirë që në dy vitet e para të mandatit ndërtuam dy shkolla kombëtare që mirëpresin të rinj nga e gjithë Shqipëria", nënvizoi kryebashki­aku. Edhe në këtë inaugurim, Veliaj përfitoi nga rasti të riapelojë shitësit ambulantë t'u drejtohen tregjeve të posaçme, jo ambienteve përreth. "50 metra nga këtu është tregu ku mund të shiten rroba, mund të shitet sallatë, por për sa kohë që bashkia e ka një hapësirë ku kjo mund të bëhet me dinjitet, jo në rrugë, jo në shkollë, jo te vendi ku vijnë ata ku nesër do t'u themi ' O sa mirë me qenë shqiptar'". E pranishme në inaugurimi­n e mjediseve të reja, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, falënderoi kryebashki­akun Veliaj për mbajtjen e një premtimi të bërë kohë më parë. "Kemi qenë po të tre tek Amfiteatri i Akademisë së Arteve kur premtuam që mezi prisnim që këto projekte të bëheshin realitet. Unë nuk di që të kesh thënë ndonjë gjë dhe të mos e kesh bërë akoma. Megjithëse ke edhe dy vjet kohë, deri tani i ke bërë të gjitha. Liceu Artistik dhe Shkolla e Baletit ishin dashuritë e mia, që në fakt jam shumë e lumtur që i shoh këtu të prekshme". Dita e dytë e vitit të ri shkollor te Shkolla e Baletit u shoqërua me një koncert festiv, ku në fund të tij u ndanë edhe medalje mirënjohje­je për emrat që kanë lënë gjurmë aty.

 ??  ?? Veliaj e Kumbaro përurojnë Shkollën e Baletit
Veliaj e Kumbaro përurojnë Shkollën e Baletit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania