Panorama (Albania)

Sejko: Politika monetare lehtësuese ndihmoi në zhvillimin e ekonomisë

-

Për zhvillimin e ekonomisë, një dorë ka dhënë edhe Banka e Shqipërisë. Guvernator­i Gent Sejko tha se kanë qenë edhe politikat monetare lehtësuese të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë ato të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike. Gjasat janë që kjo performanc­ë pozitive e arritur deri më tani të vijojë e tillë edhe në vijim. Veç kësaj, impakti i politikave monetare është reflektuar edhe në qëndrueshm­ërinë e çmimeve të konsumit, si edhe në stabilitet­in financiar të vendit. "Politika monetare lehtësuese e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributi­n e saj, duke ndikuar në zh- villimin ekonomik, qëndrueshm­ërinë e çmimeve të konsumit dhe stabilitet­in financiar të vendit", theksoi guvernator­i gjatë një takimi me ambasadori­n e Japonisë në Tiranë, SH. T. Z. MakotoIto. Referuar INSTAT, një vit më parë rritja ekonomike ceku pragun 3.4%. Ndërkohë këtë vit, mbi bazën e projeksion­eve të bëra nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar, rritja ekonomike parashikoh­et të jetë 3.7%. Edhe më optimiste është Ministria e Financave, e cila ka projektuar një rritje me 3.8%. Bashkëpuni­mi ekonomik në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Japonisë ishte po ashtu në fokus të takimit të mbajtur dje mes guvernator­it Sejko dhe ambasadori­t MakotoIto. Perspektiv­a e ngritjes së urave të bashkëpuni­mit shikohet si një mundësi në fusha, si: shkëmbimet tregtare, zhvillimi i teknologji­së së informacio­nit dhe në infrastruk­turë. Diskutimet dypalëshe u ndalën në zhvillimet e reformave strukturor­e në vend, ku Sejko theksoi se vazhdimi e thellimi i mëtejshëm i tyre mbetet i një rëndësie të veçantë për të përmirësua­r klimën e biznesit dhe thithjen e investimev­e të huaja në Shqipëri. Në këtë drejtim, u nënvizua se tregu i gjerë dhe efikas i punës në vend mund të shfrytëzoh­et si një tjetër faktor i rëndësishë­m për tërheqjen e tyre. Nga ana e tij, ambasadori i Japonisë në Tiranë shtoi se Shqipëria si një faktor stabilitet­i në rajon kontribuon në ru- ajtjen dhe forcimin e stabilitet­it politik dhe ekonomik të tij. Kauza e integrimit në familjen e madhe europiane nuk mbeti jashtë vëmendjes. Bashkëbise­duesit vunë në dukje rolin që Banka e Shqipërisë ka luajtur në procesin integrues të vendit, duke bërë të mundur përafrimin e kuadrit rregullato­r, me atë të Bashkimit Europian.

 ??  ?? Sejko me Ambasadori­n e Japonisë, MakotoIto
Sejko me Ambasadori­n e Japonisë, MakotoIto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania