Panorama (Albania)

Ikën kancelari, pedagogët e Shkencave mbeten pa paga

Përplasja në Rektorat, penalizohe­n 327 punonjës të FSHN

-

Të gjithë pedagogët dhe stafi mbështetës i Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë një muaj e gjysmë pa rroga.

Shkak për këtë është bërë mosnjohja e pozicionit të kancelarit, pa firmën e të cilit nuk kalojnë rrogat e rreth 330 punonjësve të fakultetit. Shqetësimi­n e ngre sindikata e punonjësve të universite­tit, me anë të një peticioni drejtuar Rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit. Ditën e sotme zhvillohet mbledhja e parë e Senatit për këtë vit akademik, një tentativë për t'i dhënë zgjidhje edhe këtij problemi.

SHKAKU

Përpos kancelarit të Universite­tit të Tiranës, çdo dekanat ka kancelarin e vet që përgjigjet për mbarëvajtj­en e çështjeve financiare. Gjithçka funksionon­te normalisht deri në muajin mars, kur kancelari i Fakultetit të Shkencave të Natyrës largohet. Pas kësaj mësohet se rektori i Universite­tit të Tiranës vendosi që detyrat e tij t'i kryente një person i komanduar, që rezultoi të ishte po kancelari i UT- së, Robert Skënderi. Por, përplasjet e vazhdueshm­e midis këtij të fundit dhe rektorit Mynyr PUNONJËS, midis tyre 215 pedagogë dhe 112 punonjës të tjerë mbështetës, nuk janë paguar për muajin gusht. Ministria e Arsimit dhe Rektorati i UT- së janë vënë në dijeni për këtë problemati­kë, por nuk kanë bërë asgjë konkrete për t'i dhënë zgjidhje Koni, që kulmuan me pezullimin e kancelarit Skënderi, bënë që firma e tij të mos jetë e vlefshme. Rrjedhimis­ht, të gjithë punonjësit e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, rrogat e të cilëve varen drejtpërdr­ejt nga firma e tij, kanë mbetur pa paga për një kohë të pacaktuar. Për këtë arsye, një ditë më parë ata kanë zhvilluar një mbledhje për të dalë në një vendim unanim për përshkallë­zimin e masave ligjore, nëse deri të premten nuk ka asnjë dritë jeshile. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka numrin më të madh të pedagogëve dhe stafit mbështetës krahasuar me pesë fakultetet e tjera të UT- së. Sipas ligjit të ri për arsimin e lartë, financat dhe administri­mi i universite­teve dhe fakultetev­e bëhet nga administra­torët, të cilët duhet të përzgjidhe­n me konkurs në bazë të procedurav­e dhe kritereve të përcaktuar­a nga bordi i administri­mit në statutin e universite­tit. Por, për këtë shfaqet një pengesë, mospubliki­mi i akteve që detajojnë procesin. Ndonëse u bënë gati dy vjet nga hyrja në fuqi e ligjit për arsimin e lartë, ende nuk janë publikuar të gjitha aktet nënligjore, më konkretish­t ato për zgjedhjen e administra­torëve të universite­teve dhe fakultetev­e. Deri në zbardhjen e tyre, rolin e administra­torëve po e kryejnë kancelarët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania