Panorama (Albania)

Mjeku padit presidenti­n e Tiranës: Më grushtoi

Krenar Preza kallëzon për dhunë, Refik Halili: Sajesë

- Refik Halili

Presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili dhe mjeku Krenar Preza u përfshinë në një incident mëngjesin e djeshëm, në afërsi të Rrugës së Dibrës, në kryeqytet.

Mjeku Preza pretendon se është goditur me grusht nga biznesmeni Refik Halili, ndërsa ky i fundit e mohon, duke e cilësuar si një ngjarje të organizuar e të sajuar. Në lidhje me këtë incident, Krenar Preza ka denoncuar në Komisariat­in nr. 4 “dhunën fizike që ka ushtruar Halili”. Kallëzimi është bërë me akuzën “dëmtime të tjera me dashje” dhe mësohet se ka nisur procedim penal nga Policia e Tiranës për zbardhjen e ngjarjes. Sipas denoncimit të Prezës, ngjarja ka ndodhur pranë pallatit që Halili ka ndërtuar në truallin që është në pronësi të tij. Mjeku ka deklaruar në Polici se kishte shkuar aty bashkë me përmbarues­in, për ekzekutimi­n e një vendimi gjykate që e detyron Halilin t’i dorëzojë atij 3 apartament­e, një dyqan dhe 3 garazhe, në pallatin që ka ndërtuar në truallin e tij. Megjithatë, burime nga Policia thanë se po hetohet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa Refik Halili ende nuk është thirrur për të dëshmuar në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij. REAGIMI I REFIK HALILIT

Vetë Refik Halili ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur, ndërsa fill pas ndeshjes së luajtur në Kavajë mes Besës dhe Tiranës, dha variantin e tij të fakteve. Në një deklaratë ekskluzive për “Panorama Sport”, kreu i klubit bardheblu ka akuzuar se gjithçka ishte e organizuar nga pala tjetër për të denigruar figurën e tij. “Nuk është mirë ta ngatërrojm­ë futbollin me biznesin. Ajo është diçka e pastër, e dokumentua­r, pasi ka edhe një konflikt gjyqësor. Kanë kërkuar që të bëjnë ekzekutimi­n. Por ka afate edhe në këtë drejtim dhe është 10ditor, ndaj unë kam hapur një proces gjyqësor. E pashë që ishin të mirorganiz­uar, që të denigronin sa më shumë figurën time. Për më shumë flet dokumenti i Policisë, që është zyrtar. Dhe aty mund të vërtetohet, se nuk ka asgjë nga ajo që është shkruar në media. Gjithkush mund të shkojë në Polici dhe të informohet”, tha presidenti i 24 herë kampionëve të vendit për këtë çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania