Panorama (Albania)

Atentati në Vaqarr, Kolaveri mbrohet me kamerat e Xhelal Mziut

-

TIRANE - Ergys Kolaveri, i pandehur për akuzën e vrasjes për gjakmarrje të ngelur në tentativë, pretendon se është i pafajshëm në lidhje me atentatin e dështuar me snajper në Burgun e Vaqarrit, që kishte si shënjestër të dënuarin Gazmir Daci. Avokati i Kolaverit ka paraqitur në gjykatë si alibi dy kamera sigurie, të cilat u shfaqën në seancë me pamjet e sigurisë, të marra nga banesa e kryebashki­akut të Kamzës, Xhelal Mziu. Në këto pamje shfaqen kalimtarë në rrugë, mes tyre edhe një person që ngjan me Ergys Kolaverin, regjistrim që përkon me orën dhe datën kur ndodhi atentati nga jashtë burgut në Vaqarr. Duke parë videon në seancë, Kolaveri i tha gjykatës “ky jam unë”. Ai ka theksuar se po kthehej nga një lokal ku ishte ndodhur atë pasdite, ndërsa pretendoi se edhe lokali ka kamera vëzhgimi, duke dëshmuar sipas tij praninë aty në kohën kur ka ndodhur atentati në Burgun e Vaqarrit nga kodra përballë. Gjykata caktoi një ekspert të Policisë Shkencore, i cili do të përcaktojë nëse është apo jo personi që shfaqet në kamera Ergys Kolaveri. Prokuroria ka kërkuar të verifikohe­t nëse është e sigurt që nuk është ndërhyrë në sistemin e kamerave për të ndryshuar datën dhe orën kur shfaqet në kamera Kolaveri. Gazmir Daci, shënjestër e atentatit, është dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Roland Kolaverit, që të dy vëllezër me të pandehurin e akuzuar për hakmarrje. Sherri që solli vrasjet ka nisur në Francë, nga prishja e pazareve të paligjshme, dhe është zhvendosur në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania