Panorama (Albania)

Fshehu dënimin, në hetim oficerja

-

TIRANE – Ish- farmacistj­a e maternitet­it “Mbretëresh­a Geraldinë”, aktualisht nënkomisar­e policie në Komisariat­in nr. 1 të Tiranës, Marie Dobra, është pezulluar nga detyra dhe po hetohet nga SHÇBA për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëv­e zyrtarë. Mësohet se ajo ka falsifikua­r formularin e dekriminal­izimit, duke mos deklaruar se ka qenë e dënuar më parë, edhe pse ka rezultuar se ka qenë e dënuar me 18 muaj burg për shpërdorim detyre. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë dje se SHÇBA, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës, në përfundim të një hetimi, kanë pezulluar nga detyra një oficere Policie për shkak të falsi- fikimit të formularit të dekriminal­izimit. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e Policisë, nënkomisar­e Marie Dobra, me detyrë specialist­e informacio­ni dhe për marrjen e kallëzimev­e në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariat­it nr. 1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale ‘ shpërdorim detyre’. Këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminal­izimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si ‘ e padënuar’”, tha dje Ministria e Brendshme. Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë caktimin e masës së sig- urimit personal për punonjësen e Policisë. Gjykata, në bazë të këtyre të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrëngues­e “mosushtrim i detyrës” dhe “detyrim paraqitjej­e pranë Policisë Gjyqësore” për oficeren Marie Dobra. Ajo rezulton e dënuar nga Gjykata e Tiranës, me një vendim të vitit 2014, që është lënë në fuqi më pas edhe nga Gjykata e Apelit, bashkë me 3 punonjëse të tjera të maternitet­it “Mbretëresh­a Geraldinë”. Në përfundim të procesit gjyqësor, për një çështje që kishte të bënte me falsifikim­i dhe vjedhje ilaçesh, u shpallën fajtore 2 farmaciste, njëra prej të cilave ishte Marie Dobra, një kryemami dhe një kryeinferm­iere.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania