Panorama (Albania)

Kapen tri mina me celular, do të shiteshin në Tiranë

Nis hetimi për grupin e prodhuesve të bombave në Vlorë

-

Tri mina me celular që do të shiteshin në Tiranë janë zbul uar mbrëmjen e së martës në zonën e Yzberishti­t gjatë një operacioni të Komisariat­it nr. 6.

Në pranga përfunduan 2 të rinj që po transporto­nin bombat, ndërsa në hetim janë edhe disa persona të tjerë. Burime nga Policia thanë se dyshohet që minat me celular prodhohen e montohen në Vlorë, ndërsa më pas shiteshin sipas porosive. Dy të arrestuari­t nuk kanë pranuar të japin asnjë shpjegim pas arrestimit, por burimet thanë që dyshohet se ata shërbenin për transporti­min e tyre. Nisur nga këto të dhëna operative, mësohet se po kryhet një hetim i përbashkët mes Policisë së Tiranës dhe Policisë së Vlorës për identifiki­min dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Policia tha dje se gjatë operacioni­t të koduar “Explosion”, u arrestuan shtetasit Jurgen Muho, 24 vjeç dhe Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, moskallëzi­m krimi dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Arrestimi i tyre është bërë në rrugën “Teodor Keko”, pranë Yzberishti­t në Tiranë, kur në makinën e 24vjeçarit Muho u gjet një çantë ku ndodheshin minat me celular.

OPERACIONI Policia e Tiranës tha dje se shërbimet e Komisariat­it nr. 6 finalizuan operacioni­n e koduar “Explosion”, duke vënë në pranga 2 persona që u kapën me tri mina me celular. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e këtij komisariat­i në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme të Operacione­ve Speciale kanë arrestuar shtetasit Jurgen Muho dhe Eraldo Kataroshi. “Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirorganiz­uar hetimore, në rrugën ‘ Teodor Keko’, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘ Volkswagen Polo’, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një çantë, brenda së cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomand­ë”, tha zyrtarisht Policia. Burimet thanë se nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho bashkëpuno­nte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente. Janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” ( me qëllim shpërthimi­n e tyre në distancë dhe të pajisura me magnet), si dhe mjeti tip “Volkswagen Polo”. TE ARRESTUARI­T Dy personat e kapur në flagrancë mbrëmjen e së martës në Tiranë, Jurgen Muho dhe Eraldo Kataroshi, janë arrestuar me akuzën “mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në bashkëpuni­m. Pavarësish­t kushteve të flagrancës, dy të arrestuari­t nuk kanë pranuar të japin shpjegime para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ata as nuk kanë pohuar dhe as nuk kanë mohuar nëse ishin në dijeni për minat që mbanin në makinë. Por nga ana tjetër, nuk kanë treguar se për çfarë do t’i përdornin apo me kë kanë bashkëpunu­ar. Burimet thanë se ka dyshime që ata të jenë pjesë e një grupi që prodhon mina me celular në Vlorë dhe më pas i shet në vende të ndryshme sipas porosive.

 ??  ?? Minat e sekuestrua­ra nga policia
Minat e sekuestrua­ra nga policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania