Panorama (Albania)

Bashkia kundër HEC- it në Theth: Duhej të na merrej mendimi ne dhe banorëve

"Janë cenuar dispozitat ligjore dhe konventat ndërkombët­are"

- SHKODER/

Bashkia Shkodër e quan të paligjshme dhënien me koncesion të hidrocentr­alit në Theth që do të ndërtohet në lumin e Shalës.

Qeveria shqiptare miratoi dhënien me koncesion për subjektin "bashkimi i operatorëv­e të shoqërive ' Çinar- San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD. STI', ' Shala Energy PLC' dhe ' Falak Properties LLC'" me një vlerë prej 84 milionë eurosh, me një afat prej 36 muajsh për zbatimin e projektit. Pasi ky lajm u bë i ditur përmes mediave, Bashkia Shkodër ka marrë informacio­n në lidhje me procedurat e dhënies së këtij koncesioni. Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrisë së Energjisë, bashkia thekson se janë shkelur rëndë procedurat e dhënies së këtij koncesioni për ndërtimin e tre HEC- eve në lumin e Shalës. "Bashkia Shkodër, menjëherë sapo është njoftuar përmes medias për dhënien e një koncesioni për ndërtimin e një hidrocentr­ali në Theth mbi lumin e Shalës, ka ndërmarrë veprimet për informimin mbi dhënien e këtij koncesioni. Bashkia Shkodër e shqetësuar vëren se nuk janë zbatuar dispozitat ligjore në dhënien me koncesion të objektit të mësipërm, janë cenuar rëndë dispozitat ligjore dhe konventat ndërkombët­are mbi zonat e mbrojtura dhe konventa Aarhus", bën të ditur Bashkia Shkodër në shkresën e saj. Më tej pretendime­t e bashkisë vijojnë edhe në mënyrë të detajuar, duke treguar disa prej shkeljeve që janë bërë. "Dokumentac­ioni i koncesioni­t duhet të përmbante ndërmjet të tjerash edhe studimin e fizibilite­tit". Përveç këtyre shkeljeve, Bashkia Shkodër thekson në shkresën zyrtare të saj se duhej të kishte qenë pjesë e procesit në dhënien me koncesion dhe jo të anashkaloh­ej siç ka ndodhur. "Nëse ky studim do të ishte hartuar në kohën e duhur dhe bërë i njohur publikisht, palët që do të duhej të ishin pjesë e procesit janë zhvilluesi i projektit, Ministria e Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj të varësisë. Duhej të ishte Bashkia Shkodër, publiku, OJQ, si dhe institucio­net që kanë përgjegjës­i të përfshihen në procesin e studimit mjedisor. Bashkisë Shkodër i është mohuar dhënia e opinionit dhe marrja pjesë në këtë proces. Bashkisë Shkodër asnjëherë nuk i është dërguar një studim i tillë apo t'i jetë kërkuar mendim lidhur me studimin e kryer, nëse një i tillë ekziston", thuhej në reagimin e bashkisë. HEC- et në Shalë, sipas një sqarimi të Ministrisë së Energjisë përpara këtij reagimi të Bashkisë Shkodër, nuk prekin mjedisin në lumin e Shalës, janë larg zonave të banuara, nuk dëmtojnë asgjë, si dhe i japin asaj zone zhvillim ekonomik dhe një mbrojtje e zhvillim të ekosistemi­t.

Nëse ky studim do të ishte hartuar në kohën e duhur dhe bërë i njohur publikisht, palët që do të duhej të ishin pjesë e procesit janë zhvilluesi i projektit, Ministria e Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj të varësisë”

 ??  ?? Faksimile e Bashkisë drejtuar Ministrisë së Energjisë
Faksimile e Bashkisë drejtuar Ministrisë së Energjisë
 ??  ?? Lumi Shalë në Theth
Lumi Shalë në Theth

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania