Panorama (Albania)

TESTON ME SUKSES RAKETËN NDËRKONTIN­ENTALE

-

Koreja e Jugut ka kryer testin e saj të parë të një rakete të hedhur nga ajri me një saktësi perfekte, në një paralajmër­im për Kim Jong- Un pas testit bërthamor të shtetit të izoluar.

Raketa "Taurus" që u hodh nga një avion luftarak F- 15 kaloi përmes pengesave në lartësi të ulëta, përpara se të godiste një objektiv jashtë brigjeve perëndimor­e të vendit, të martën. Testi u krye pasi Koreja e Jugut gjeti sasi radioaktiv­iteti në mostrat e ajrit të grumbullua­ra pas testit të raketës së gjashtë nga Koreja e Veriut, më 3 shtator. Ai ishte testi më i fuqishëm i kryer nga Veriu deri më tani. Raketa e Jugut, e prodhuar nga "Taurus Systems" në Gjermani, ka një gamë maksimale prej 500 kilometras­h dhe është projektuar për të shmangur radarin e Koresë së Veriut. Menjëherë pas testit bërthamor, Seuli zyrtar njoftoi se arriti një marrëveshj­e me Uashington­in për të hequr kufijtë e peshës së raketave në raketat balistike të Koresë së Jugut. Sipas një udhëzimi dypalësh, këto mund të ndërtohen për një distancë maksimale prej 800 km. Një goditje parandalue­se kundër Penianit do të ishte e vështirë të ndërmerrej, por shihet gjerësisht si më realisti nga opsionet e kufizuara ushtarake të Seulit. Ndërkohë Koreja e Veriut tha se testi më i fundit bërthamor përfshinte një armë termonukle­are të ndërtuar për raketat e saj balistike ndërkontin­entale zhvillimor­e, që u testuan dy herë më parë në korrik. Vendi po zhvillon gjithashtu raketa me karburant të ngurtë që mund të lançohen nga hedhësit e lëvizshëm në tokë ose nëndetëset. Koreja e Veriut ka hedhur një raketë të re me distancë të mesme në mes të Japonisë së Veriut muajin e kaluar, duke deklaruar se do të kryejë më shumë teste të raketave që synonin Oqeanin Paqësor. Pas testit të fundit më 3 shtator, u gjetën izotope ksenon- 133 në ajër. Këto izotope mund të tregojnë nëse bomba e testuar më 3 shtator ishte një pajisje plutoni ose uraniumi, sipas Agjencisë së Sigurisë Bërthamore të Koresë së Jugut. Po kjo agjenci njoftoi gjithashtu se nuk ka gjetur gjurmë tritiumi, të cilat shoqërojnë një test termonukle­ar, ose bombë hidrogjeni. Koreja e Veriut tentoi ta errësojë testin e saj të parë bërthamor në vitin 2006, por zbulimi i ksenonëve dhe kriptoneve në atmosferë lejuan shkencëtar­ët të Rusia ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontin­entale ( ICBM) të aftë për të mbajtur shumë koka bërthamore deri në 11 mijë kilometra. Raketa "RS24 Yars" u lançua nga kozmodromi "Plesetsk" në Rusinë veriperënd­imore dhe shkoi me mijëra kilometra larg në gadishulli­n e Lindjes së Largët, në Kamçatka. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në një deklaratë se "nisja e testit të një rakete balistike ndërkontin­entale të raketave të ngurta me silos ' RS- 24 Yars', e pajisur me mjete të riintegrim­it në mënyrë të pavarur [ MIRV,] u krye nga një njësi e raketave strategjik­e të Forcave Ruse", sipas agjencisë "Sputnik". Qëllimi i testit ishte sigurimi i besueshmër­isë së disa raketave. Testimi vjen në mes të tensionit në Lindje të Rusisë, ku vendi aneksoi një pjesë të Ukrainës, dhe në Perëndim, ku ka ofruar mbështetje për Korenë e Veriut, ndërsa zhvillon një program bërthamor. Ministria shtoi se "ngarkesat e provës arritën në zonën e caktuar në terrenin e trajnimit, Kura, në gadishulli­n Kamçatka". Rusia synon të kalojë tërësisht në sistemin e raketave ' Yars', të cilat u prezantuan për herë të parë në vitin 2010. Raketat janë të afta të mbajnë koka të shumta, secila e aftë për të shënjestru­ar në mënyrë të pavarur. Mund të godasë nga një pikë fikse dhe gjithashtu nga një lëshues i lëvizshëm. dilnin në përfundimi­n se vendi kishte përdorur një pajisje të mbushur me plutonium. Koreja e Veriut e ka përmirë- suar tashmë projektimi­n e testeve bërthamore, për ta bërë radioaktiv­itetin më pak të dukshëm nga distanca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania