Panorama (Albania)

PËR BREXIT

-

Kreu i Komisionit Europian ka përjashtua­r mundësinë e anëtarësim­it të Turqisë në bllok për një të ardhme të parashikue­shme, për shkak të shqetësime­ve mbi të drejtat e njeriut. Në fjalimin e tij vjetor të Bashkimit Europian të mërkurën, Presidenti i Komisionit të BE- së, Jean- Claude Juncker, rezervoi kritika të forta për Ankaranë, duke theksuar gjykimin në vazhdim të dhjetëra gazetarëve turq dhe aktivistëv­e të opozitës mbi akuza terrorizmi. "Sundimi i ligjit, drejtësia dhe vlerat themelore kanë përparësi të lartë në negociata dhe përjashtoj­në anëtarësim­in në BE për Turqinë në të ardhmen e parashikue­shme. Prej një kohe të kon- Përsa i përket Brexit, daljes së Britanisë nga BE, Juncker tha se Mbretëria e Bashkuar do të ndiejë keqardhje që do ta lërë bllokun, duke shtuar se BE do të shqyrtojë pranimin e anëtarëve të rinj pas tërheqjes së Britanisë në vitin 2020. Zyrtarët e BE- së thonë se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia janë kandidatët më të mundshëm, por asnjë datë nuk është vendosur për pranimin e tyre. siderueshm­e, Turqia është larguar nga Bashkimi Europian në hapa të mëdhenj. Gazetarët e kanë vendin në redaksi në mes të debatit dhe jo në burgje", tha Juncker. "Amnesty Internatio­nal", kryesuesja e së cilës është në mesin e njerëzve të arrestuar, e mirëpriti fjalimin e Juncker. "Mbi 150,000 vetë janë duke u përballur me ndonjë lloj ndjekjeje apo humbje të pozitës së tyre në shërbimin civil. Kjo situatë është e patolerues­hme dhe në aspektin e të drejtave të njeriut në Turqi, kundërshtu­esit po bëhen specie e rrezikuar", tha për "Zërin e Amerikës" Milena Buyum, aktiviste e fushatës së "Amnesty Inter- national". Përfundimi i negociatav­e të pranimit të Turqisë do të diskutohet muajin e ardhshëm në një samit të Brukselit. Kriza e migracioni­t në Europë do të jetë gjithashtu në krye të rendit të ditës. Juncker vlerësoi Italinë se ka kryer atë që e ka quajtur shpëtimin e nderit të Europës, duke vazhduar të marrë mijëra emigrantë. Ai premtoi të adresojë shqetësime­t e kushteve të tmerrshme në qendrat e ndalimit të emigrantëv­e në Libi. "Europa ka një përgjegjës­i kolektive dhe Komisioni do të punojë krah për krah me Kombet e Bashkuara për t'i dhënë fund kësaj situate skandaloze", u tha ai ligjvënësv­e europianë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania